Letër publike Kryeministrit Albin Kurtit

Opinione

Letër publike Kryeministrit Albin Kurtit

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 22 maj 2021 Në ora: 07:58
Albin Kurti

Më shumë po lufton për Kosovë Natasha Kandiç, se sa vendoret, Evropa shtrigë dhe disa shtetet mike te Kosovës, që kanë abstenuar për pranimin e Kosovës në INTERPOL

Natasha Kandiç ka thënë disa herë se festimet në Mitrovicë si: “fitorja” e Serbisë nuk është as mirëkuptim elementar, dhe në këtë mënyrë nuk ka normalizim të interesave të përbashkët. Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç, kishte  thënë se Serbia ka përdorur metoda perverse kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Në një intervistë të dhënë për gazetën serbe “Danas”, Kandiç kishte thënë se është i turpshme strategjia e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kandiç ka thënë se festimet në Mitrovicë si: “fitorja” e Serbisë nuk është as mirëkuptim elementar, dhe në këtë mënyrë nuk ka normalizim të interesave të përbashkët.

 “Nuk dua të spekuloj nëse vendimin për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL është rezultat “i lobimit të suksesshëm serb”, por më vjen turp sesa e fundosur është Serbia pas asaj strategjisë perverse që të përdorë të gjitha mjetet, edhe ato të ndyrat, në mënyrë që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Festimet në Mitrovicë, “fitorja” e Serbisë dhe reaksionet e vakëta të ekspertëve të opinionit publik flasin qartazi se në Serbi nuk ekziston as një mirëkuptim elementar i asaj se nuk ka normalizim pa përafrimin e interesave të përbashkëta, të rëndësishme për të ardhmen- vendosja e shtetit ligjor”, komenton për Danas-in Natasha Kandiç, themeluesja e Fondit për të drejtën humanitare.

Ndryshe, ish senatorja belge, Annie Marie Lizin, me një deklaratë të fortë thumbuese e kishte “goditur” Serbinë në vitin 1999.

Ajo kishte thënë se as ajrin nga Serbia nuk do ta blinte, edhe po të ishte e varur.

“Edhe sikur ajri i pastër të vinte vetëm nga Serbia dhe jeta ime të ishte e varur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija! Do të më dukej përbuzëse për viktimat”, kishte thënë ajo.

Për çdo vit kujtojmë të gjithë ata burra dhe gra që flijuan gjithë atë që patën në këtë botë po edhe jetën e tyre që ne sot të gëzojmë këtë liri, prandaj sakrificat e tyre ti shpërblej me të mirat. Ata flijuan atë që patën mundësi për një jetë më të mirë për neve për gjeneratat e ardhshme po ne ku jemi çfarë po bëjmë që sakrificat e shumë gjeneratave që kaluan dhe që ëndërruan ditën e sotme ta çojmë në vendin e duar, mos vallë ata sakrifikuan për këto çfarë neve po na ndodh, ku qytetarët e vendit janë të mërzitur në vendin e tyre ku qytetarët e Kosovës nuk janë aspak krenarë pse janë qytetar të Kosovës ku qindra kosovarë lëshojnë Kosovën për një jetë ma të lumtur, të vetmit pushtetarët dhe familjet e tyre po ndjen kënaqësi pse janë kosovar. Vallë këta pushtetarë me çfarë krenohen sot para të vrarëve të dëshmorëve çfarë bënë këta për Kosovën çfarë thonë ata para varreve të tyre pos hajnive dhe poshtërsive që kanë bërë për Kosovën, kur i tërë populli jetojnë në skamje dhe varfëri mos vallë për këtë gjendje sakrifikuan gjenerata e gjeneratat që populli të vuan për kafshatë buke që rinia ta lëshojë Kosovën dhe të merr rrugën e vendeve tjera. Deri kur do të vazhdojmë kështu kam frikë se do të na ndodh diçka e keqe si përbuzje e amanetit të tërë atyre burrave e grave që sot shkelët me të madhe.

Debati në Bundestag “dridh” Serbinë, Beyer në mbështetje të fuqishme për Kosovën

Liberalizimi i vizave për Kosovën - tani!

''E mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian , misioni i KFOR-it është pjesë e rëndësishme e saj, sepse sjell stabilitet dhe siguri në vend. Në fjalimin tim plenar sot, fola qartë në favor të vazhdimit të mandatit. ''Padyshim Gjermania gjithmonë ka qenë mbështetëse e madhe e Kosovës, andaj edhe ky fjalim i deputetit Beyer ka dridhur Serbinë.

 Por tani, deputetja gjermane me deklaratë skandaloze në Bundestag për Kosovën

Deputetja gjermane nga partia e majtë, Zhaklin Nastiç, ka dhënë deklarata skandaloze në Bundestagun gjerman, duke thënë se Kosova duhet ç’armatosur njëherë e përgjithmonë.

Nastiç i ka bërë apologjetikë popullit serb, duke dënuar sulmet e NATO’s, derisa ka thënë se në Beograd është zbrazur mbi 20 mijë ton bomba.

“Bombave dhe municioneve me uranium, populli i Beogradit u obligua të futet nëpër streha ndaj sulmeve ajrore sikurse bënë në Luftwaffe-n e Hitlerit. Rezultati 22-vjeçar i vendosjes ushtarake, nëpërmjet një lufte agresore, në kundërshti me ligjin ndërkombëtar të qeverisë gjermane dhe NATO’s, solli shtetin artificial të Kosovës, që nuk zbatoi Rezolutën 1244 të Kombeve të bashkuara, që ofronte sovranitet dhe integritet territorial të Jugosllavisë”, deklaroi ajo.

Tani jo rastësisht këtë letër publike dërguar juve, lexo lartë, që jeni në maje të politikës së Shtetit të Kosovës, keni votën e qytetarëve dhe besimin e plotë, se votuesit ua dhanë mbi 51 përqind të votave, por kujdes se këta dy  politikanë, deputet të Bundestagut gjerman, njëri përkrah Kosovën dhe dridh Serbinë, deputetit Beyer, ndryshe deputetja gjermane Zhaklin Nastiç  bën deklaratë skandaloze në Bundestag për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat