Përballja nga njerëzit toksikë

Opinione

Përballja nga njerëzit toksikë

Nga: Albina Hyseni Më: 22 maj 2021 Në ora: 09:09
Albina Hyseni

Nuk mund të ketë dituri pa emocion. Ne mund të jemi të vetëdijshëm rreth një të vërtetë, por gjersa nuk e kemi ndjerë fuqinë e saj, nuk është e jona. Njohurisë së trurit duhet t’i shtohet përvoja e shpirtit, cito Arnold Bennett.

Për të përballuar njerëzit toksikë, janë shpjeguar nga profesionistët sidomos nga ata të qështjëve për gjendjën emocionale. Ashtu si toksinat fizike, njerëzit toksikë janë gjithashtu të dëmshëm, ndoshta edhe më shumë, sepse është e vështirë t’i identifikosh, dhe është akoma edhe më e vështirë t’i zhdukësh. Jeta ndonjëherë mund të jetë shumë e vështirë dhe  plot  pengesave, dhe njerëzit toksikë do ta bëjnë shumë më keq se sa është prandaj dhe është shumë e rëndësishme, për hir të shëndetit tuaj emocional, të rrini larg njerëzve helmues.

Ballafaqimi me njerëzit toksik ka nevojë për shumë shumë kohë dhe stres emocional për të shmangur mposhtjen. Nëse arrini të qëndroni të qetë edhe në situatat më zhgënjyese, ju keni më shumë gjasa të mbijetoni  pa u dëmtuar emocionalisht apo mendërisht. Poashtu disa njerëz janë edhe më të mirë në zbulimin e njerëzve toksike para se ata të kenë mundësinë për t’i dëmtuar. Nëse veprojnë, i vendosin kufijtë menjëherë dhe i ndjekin pa marrë parasysh se çfarë më vonë. Kjo do t’i ndihmojë ata të punojnë për qëllimet tyre pa u ndërprerë nga njerëzit toksikë, sepse ata as që do të jenë në gjendje t’i arrijnë ato.

Nëse ata tashmë janë lënduar nga njerëzit toksikë, njerëzit e mençur do t’i falin dhe do të vazhdojnë jetën e tyre, sepse e dinë çfarë është e rëndësishme për paqen e tyre mendore. Por ata kurrë nuk do ta harrojnë mësimin që nxorrën, sepse duan të jenë të përgatitur për një situatë të ngjashme dhe ta mbrojnë veten në kohë, dhe krejt në fund ata falin, por nuk harrojnë.

Emocionet nuk janë luks, por një mjet ndërthurës ndihme në betejën e jetesës, citoi Antonio R. Damasio.

Duke mos humbur energjinë mendore duke u shqetësuar në lidhje me atë që mund të ndodhë me ju, ju mund të bëni të gjitha përpjekjet tuaja për t’i bërë gjërat të ndodhin. Dhe pastaj, nëse keni fat, akoma më mirë. Ju nuk mund ta kontrolloni fatin, por sigurisht që mund të ​​kontrolloni veten.

E rëndësishme është edhe atëherë kur fjalët tuaja kanë fuqi veçanërisht mbi ju. Por vajtimi gjithmonë mbi problemet tuaja, ju bën të ndiheni më keq dhe jo më mirë. Pra, nëse diçka nuk është në rregull, mos e humbni kohën duke u ankuar. Përdoreni atë energji mendore për ta bërë situatën më të mirë duke mos humbisni kohë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat