Shkarkimi i Dakës i ligjshëm dhe meritor

Opinione

Shkarkimi i Dakës i ligjshëm dhe meritor

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 17 qershor 2021 Në ora: 19:56
Valdete Daka, Vjosa Osmani

Shqiptarët e përbotshëm janë të provokuar dhe, skajshëm, të irrituar nga sjellja prepotente, mujëshare e kryetares të KQZ, Valdete Daka. E përzgjedhur nga Hashim Thaçi, ajo i ndeji besnik rolit partiak e përçarës, gjithnjë në shërbim të PDK-së të saj. Kapadaillëku i Dakës, kulmoi në zgjedhjet e shkurtit të sivjem.

Shqiptarët kujtojnë, me neveri, zënkat e përsëritura të kryetarës Daka, me koimsionerët e LVV-së, Kurteshi e Rama. Ndërkohë që, 8 (tetë) komisionerët tjerë, heshtnin ose bënin ndonjë ndërhyrje hipokrite, në favor të shefës së tyre.

Familja Kurteshi dhe Kastrati, në trevën e Kamenicës, ishin bastion kundër pushtetit serbo-sllav. Vuajtën burgjet e rënda politike. Njëri syrësh ishte edhe Sami Kurteshi, i kyçur qysh në rininëe hershme të tij, në organizimet ilegale. Ai kishte vënë jetën e tij në shërbim të popullit, të Kosovës. Ai nuk mund të heshte para maskaradës të shelegës të Hashimit, Daka.

Dhe, çfarë ndodhte? Në mungesë të fakteve kundërshtuese, për t`i bindur Kurteshin dhe Ramën të LVV, mblidhte letrat, merrte çantën dhe lëshonte mbledhjen. Ky ishte një veprim klishe i saj! Në vend që të reagonin anëtarët e KQZ, t`i thonin se "shko në të s`ëmës, se në karrikën e parë, nuk ke për t`u ulur më", 8 syrësh, bythë-pambuk, si lakej, i shkonin prapa shefës Daka, ndërsa në sallë qëndronin vetëm dy komisionerët e LVV!

Urrejtja patologjike e Valdete Dakës, ndaj Mërgatës shqiptare, është proverbiale. Janë mijëra ankesa, drejtuar qeverisë paraprake dhe kryetarës të KQZ, Valdete Daka, për afatizime më të hershme, më të gjata, për ta mundësuar votimin e tyre me postë. Një arsye shtesë ishte Pandemia, që, për t`u mbrojtur nga bartja e virusit -COVID-, kishin pezulluar shërbimet postare, si p.sh. Franca. Mërgimtarët bënin qindra kilometra rrugëtime e shpenzime, për t`i postuar nga ndonjë shtet tjetër, formularët votues të tyre.

E kemi parë e dëgjuar, në transmetimin e drejtëpërdrejtë, zotëri Kurteshin, duke e lutur kryetaren e tij, Dakën, për ta shtyrë, qoftë edhe për disa orë, afatin e pranimit të zarfave të Mërgatës. Dhe, çuditërisht, ajo, ose e refuzonte me veto, ose e hidhte në votim. Dhe, gjithëherë, kryetarja dilte fituese, sepse komisionerët zvarranikë, të partive në koalicion të PAN-it, drejtoheshin nga Hashim Thaçi dhe SHIK-u i tij.

Në disa raste, kur Mërgatarët mësonin se vonesat postare janë enorme dhe, votimi i dështuar ishte i parathënë, atëherë familjarët, pëfshijë familjen e gjerë, sipas të gjitha rregullave të pullosjes të zarfave, autorizonin njërin nga familjarët, të udhëtonte për në Kosovë, t`i dorëzonte zarfat dorazi në KQZ. Megjthatë, ky stërmundim e shpenzim, i shkonte kot, sepse KQZ nuk i pranonte zarfat, me arsyetimin se "duhet të dërgohen me postë, madje, nga shteti ku jeton!"

Dhe, si i trajtoi kryetarja e KQZ, Valdete Daka, formularët e votuar, të ardhur në zarfa të mbyllur:

Lajmi i parë i KQZ: Kanë ardhur nga Mërgata 174.000 zarfa me fletë-votime. Dhe, pas 4-5 ditësh, njoftimi i dytë, po nga KQZ: Nga 174 mijë zarfa, me fletë-votime, 72.000 janë të pavlefshëm! Çdo koment është i tepërt!     

Zhurmimi i turpshëm i opozitës dhe i Shoqërisë Civile

"Shumë zhurmë, për asgjë",- ka ardhur një shprehje nga një dramë e mirënjohur e Mesjetës. Në rastin e vendimit të presidentës, Vjosë Osmani, për shkarkimin e kryetares të KQZ, Valdete Daka, sa të drejtë, aq edhe të vonuar, zhurmimi i opozitës, është mjeran dhe i turpshëm. Motivimi i shkarkimit të Dakës, nga Presidentja e vendit, është i matur dhe fort i saktë. Në mes tjerash, ajo përmend animin partiak, në veçanti, trajtimin hiç korrekt, për të mos thënë bizar, të votave të mërgimtarëve.

Para skenave të vazhdueshme konfliktuoze, të Dakës, me komisionerët kundërshtarë të saj, nuk mund të rrinte indiferente Presidentja Vjosë, qoftë ajo edhe kushërirë e saj. Kupa ishte mbushur. Dorëheqjen kryetares Daka, ia kishin kërkuar, në vijimësi, edhe kolegët e saj, Sami Kurteshi dhe Amir Rama të LVV. Madje, së fundi, duke ia përmendur "vjedhjen industriale të votave", në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. 

Edhe vet Daka kishte pranuar se "jam bërë femra më e urryer në Kosovë", pikërisht, për sjelljet e saj të njëanshme e abuzive partiake. Shkurt, ajo kishte gënjyer, për, kinse, neutralitetin, asnjanësinë e saj partiake. Ndërkohë që, i tërë qëndrimi saj, fliste për obligime partiake, që kishte marrë, ndaj PDK-s. Prandaj edhe i ishte vazhduar mandati në krye të KQZ nga Hashim Thaçi.

Opozita, "si në kor bretkocash" zhurmon vazhdimisht e faktivisht, "për drejtim dinjitoz, paanshmëri, partiake, përformancë të shkëlqyer", të ish-kryetares Daka. Dhe, për çfarë përformance "të leshit", mund të bëhet fjalë, kur ajo "luante koçe" me komisionerët, duke i shpërfillur tërësisht! Këto përrallisje, sa të zhurmëshme, aq edhe të turpshme, nuk bindin shqiptarët, të cilët kanë parë sjelljet vulgare dhe mospërfillëse, karshi kolegëve që rezononin ndryshe.

Falsiteti se fajësia është kolektive, edhe për komisionerët tjerë, që e trumbëtojnë zhurmaxhinjtë e opozitës, kërkon sqarim: Përjashto dy komisionerët e LVV, 8 (tetë) komisionerët tjerë, "shkriheshin" në një, pra, i përfaqësonte kryetarja Daka. Sepse të gjitha subjektet politike, nga vinin ata, i drejtonte Thaçi me SHIK-un e tij. Natyrisht, ata fajësohen për servilitetin e vetëdijshëm ndaj kryetares Daka, prandaj, edhe duhet të vetë-dorëhiqen. Por, fajësia e madhe, deri në shkatërrim të KQZ, i takon kryetares Daka, si kryemanipuluese e tyre. Andaj, edhe shkarkimi i saj ishte domosdo. 

Përrallisje se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, "shkarkuan Dakën para zgjedhjeve komunale të tetorit, kinse, për t`i kapur institucionet e pavarura", nuk qëndron fare. Realisht, KQZ ishte i kapur dhe stërkapur nga Hashimi dhe banda e tij. Fundja, LVV dhe Lista -GUXO- fituan zgjedhjet, në saje të premtimit për ndryshimin e shumëpritur nga populli i Kosovës. Sepse ishin lodhur nga qeverisja kriminale e PAN-it, duke e përdorur, ndër vite, edhe LDK-në si patericë. Populli ishte tmerruar nga nënshkrimet fatale, në dëm të Kosovës, deri në tradhti kombëtare, nga nënshkrimet e krerëve të koalicionit PDK-LDK, përçka po përballet edhe sot e gjithë ditën qeveria aktuale e Kurtit.

Çuditë fakti se një pjesë e Shoqërisë civile, me reagimet e saj paushalle, bëhet vegël e opozitës! Ajo na kujton simotrat e saj në shërbi të Ramës shqiptar, Orbanit hungarez, Llukashenkos bjellorus. Fort aktiv, të zëshëm po tregohen, në mbrojtjen e porositur të ish-kryetares prepotente e kryeneçe Daka. Referenca për Dakën, të ushtrojë padi në Kushtetuese, është e shumanëshme. Tani kemi rastin për ta vënë në provë, nëse Kushtetuesja ka vrarë frikën, nga kapësi i institucioneve dhe i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi?!

Edhe Kimetja jonë simpatike, e cila shquhet për integritet, këtë herë ia huqi! Detyra dhe kushërira janë dy gjëra, të cilat nuk duhet ngatërruar ashtu siç bënë, aksidentalisht, ajo!

Me bordet e kapura, "dhurat", e Hashimit, nuk mund të këtë as ndryshim dhe as ecje para. Etapat duhet djegur, për ta përshpejtuar ndryshimin. Shikoni RTK-në "publike", e pushtuar nga banda e LPK-së, pas çlirimit, me tytën e armëve, njësoj si banda e Millosheviçit, më 1989, duke larguar, dhunshëm, kuadrin profesional, që u përball, me stoicizëm e heroizëm, me pushtuesin serbo-sllav. 

Llogaritën të jenë afro 200 punonjës, më saktë, të punësuar, ca syrësh paguhen kontrabandë, pa u paraqitur fare në punë! Krahasoni sa punëtorë kanë elevizionet tjera në Kosovë, me shikueshmëri humë më të madhe, dhe programe më cilësore, se sa RTK-ja?! Bordi aktual, besnikë të shefave emërues të tyre, provokojnë popullin e Kosovës, me temat përçarëse për luftën, se kush ishte në krye dhe kush në bisht, në përjekjet e ethshme, për ta falsifikuar historinë më të re të Kosovës, siç bëri kryekrimineli filosllav Enver Hoxha, përgjatë sundimit të tij despotik e profan!

Thirrja në ligje, të cilat sigurojnë të drejtën e të punësuarëve, edhe atëherë kur emërimet janë nepotike dhe hiç profesionale, si dhe fitimi, lehtësisht, i gjyqeve, për kthim të sërishëm në punë dhe dëmshpëblim, duhet parë dhe ndryshuar ligjet përkatëse. Është një plojë e vërtetë, në të gjithë sistemin e drejtësisë. Edhe rezistenca, sfidimi i qeverisë, i pushtetit dhe shtetit aktual, nga ana e opozitës, duhet parë, pikërisht, nga defekt e stazhionuara qëllimshëm, nga banda e PAN-it në pushtet, më parë.

Si duket LDK-ja nuk ka mësuar asgjë, nga e kaluara e afërt, kur bashkoi votën me PDK-në, për ta penguar organizimin e votimit të lehtësuar në Mërgatë, në ambasada, konsulata, Klube e Shoqata, me monitorimin e personelit diplomatik dhe të kuadrove vendore. Për rrjedhojë, hakmarrja ishte fatale. Mërgimtarët nuk votuan subjektet politike, për veprimet skandaloze, kundër organizimit të votimit të lehtësuar të tyre.

Sot LDK-ja i bashkohet PAN-it, thellësisht, të inkriminuar, në bojkotimin e takimit të Komisionit Qëndror Zgjedhor, duke mos njohur as kryetarin e ri të KQZ, Kreshnik Radoniqi, të emëruar nga Presidentja e vendit! Kjo, jo vetëm nuk e nderon LDK-në, në rrugën e saj reformuese, përkundrazi, i kushton. Sepse, Mërgata, jo vetëm e ka përshëndetur shkarkimin e kryetares Daka, anëtare e PDK-së, por, e konsideron si shumë të vonuar.

Anëtarët e LDK-së, rugovistë të thekur, përfshirë edhe ata veteranë, me zemër të thyer, nuk votuan - partinë e zemrës -, vetëm për ta shkëputur nga ingranazhi, kthetrat e PAN-it dhe të SHIK-ut të tij. Ndërkohë, udhëheqja e re, njësoj si e vjetra, provokon sërishmi, duke koordinuar veprimet anti-reforma, për t`i mbrojtur kuadrot e PAN-it, të instaluar, dhunshëm, në krye të bordeve, nga Hashim Thaçi, në rastin konkret, Valdete Dakën!

Akuzat inatçore të opozitës, kryesisht, PAN-it, kundër presidentës brilante, Vjosë Osmani, vazhdojnë me të njëjtin intensitet, si në fushatën zgjedhore. Ajo denoncoi falsitetin zgjedhor në partinë e saj, LDK-e, duke denoncuar, në mënyrë zinxhirore, të gjitha subjektet politike, të cilat riciklonin kriminelë e hajna, në drejtim të partive të tyre.

Presidentja Vjosë Osmani, nuk mund ta mbronte më tej kushërirën e saj, Valdete, sepse ajo e kishte mbushur kupën. Megjthatë, donte ta lehtësonte lëndimin e saj, duke i kërkuar dorëheqjen vullnetare, të cilën ia kishin kërkuar edhe më parë, disa kolegë të saj, mërgata, në përgjithësi, dhe shumica absolute e shqiptarëve.

Por, ajo kishte marrë obligime nga partia e saj, PDK, andaj, duhej ta refuzonte dorëheqjen, për t`i dhënë shkas zhurmës çakorduese të opozitës. Me këtë akt, Daka po kryen shërbimin e fundit, duke luajtur rolin e viktimës, kinse, shkarkimi është politik!

Megjithatë, duke e punësuar Valdete Dakën, në Gjykatën Supreme, "në vend të kafshimit, e puthën!" Një emërim i dyshimtë, hiç i gjetur, sepse, ajo, duke qenë në krye të KQZ, abuzoi me postin, dule shpërfaqur njëanëshmëri të theksuar partiake e politike. Duket se ajo ka miq të pushtetshëm, në mesin e tyre edhe kushërirën, Vjosë Osmani!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat