Pse Kosova nuk ka Simon Wiesenthalin e vet?

Opinione

Pse Kosova nuk ka Simon Wiesenthalin e vet?

Nga: Fahri Xharra Më: 17 qershor 2021 Në ora: 22:55
Fahri Xharra

Luftërat janë krime pushtuar e kush pushtues, kush vrasës e kush i vrarë, kush përdhunues e kush i përdhunuar. Këto janë rregullat e luftës. Ato ndodhin dhe kanë për të ndodhur gjithmonë, nuk ka prerje kohore, se tani njerëzimi e arriti këtë apo atë nivel dhe luftërat mbesin vetëm histori. Njerëzimi e “shpiku” dënimin për fajtorin. Dhe fajtori duhet dënuar; ai dënohet për ato që i ka bërë dhe t’i jepet mend të tjerëve që nuk duhet përsëritur. Por?

“Qendra Simon Wiesenthal, me zyre në Nju Jork u krijua më 1974 me emrin Nazi-gjuetarët e Simon Wiesenthalit. Sipas statusit të tyre kjo është :” Një organizatë për mbrojtjen e të drejtave Hebre të njeriut me qëllim të riparimit të botës një hap në një kohë. Qendra merret me edukimin e gjeneratave të reja, kundër semitizmit, kundër terrorizmit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit të tyre, mbrojtjen e sigurisë se Hebrenjve në mbarë botën dhe mësimin e gjeneratave të reja se ç`ishte Holokausti.”

Pas Luftës së Dytë Botërore (1939- 1945), liderët e Gjermanisë Naciste u gjykuan në Pallatin e Drejtësisë në Nyrenberg. Gjyqi Ndërkombëtar Ushtarak e filloi punën me 25 nëntor 1945 dhe gjykimet u shpallën me 1 tetor të vitit tjetër.

Image
Simon Wiesenthali

Gjykata i dënoi 23 liderët e Nazizmit për: konspiracion, krimi kundër pagës, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Rasti kundër Nacistëve u bazua në një mal dokumentesh të shkruara, si urdhëresa, raporte, manifeste, letra dhe ditarë: Në mesin e të dënuarve ishte edhe zëvendësi i Hitlerit Hermann Gwringu (1893-1946) të cilin korrespondeti i New Yorkerit e cilësoi si “truri pa ndërgjegje”….

Çka ndodhi pas Nyrenbergut? Edhe pse liderët më të mëdhenj Nacistë u gjykuan, të tjerët mundën të iknin. Disa u arratisen nge Gjermania dhe ishin të zotët të fshehin identitetin e tyre. Por, sidoqoftë bukur shumë prej tyre më vonë u kthyen me zor: Me 1947 Hermann Hoess , Komandanti i Auswitzit e gjet, u gjykua dhe u ekzekutua në Poloni me 1947.

Simon Wiesenthali e vazhdoi punën e tij në gjetjen dhe zbulimin e atyre që ishin përgjegjës dhe fshiheshin me emra të rrejshëm nëpër botë. Bota nuk duhet harruar Holokaustin! Suksesi i tij ishte shumë i madh.

Ne patëm luftë ,patëm gjenocid , krime kundër njerëzimit , dhunime dhe përdhunime, djegie, depërtime. Dikush u gjykua, dikush u dënua. Koha ecën dhe duhet të pajtohemi me fatin.

A është e vërtetë ” që Kosova nuk i ndjek vrasësit e vet (se nuk ia lejon Ligji i vet)? Infrastruktura ligjore e Kosovës nuk ia mundëson Kosovës që të ndjek vrasësit serbë të shqiptarëve jashtë Kosovës? Serbia nuk e ndjek vetveten.

Por, a e kemi Simon Wiesenthalin tonë, i cili së paku i merr në shënim të gjithë ata që kryen krime; që së paku të mbesin shënimet për brezat e ardhshëm; që së paku gjeneratat tjera të tmerrohen nga ajo që e pësuan paraardhësit e tyre?

Mos të ndodhë që dikur të na krijohen rrethanat historike asi lloje që t’i shpallim serbët shpëtimtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat