(O)pozita politike

Opinione

(O)pozita politike

Nga: Bekim Rexhepi Më: 25 korrik 2021 Në ora: 15:07
Bekim Rexhepi

Një pushtet i ri që synon ndryshimin nuk mund të jetësohet nëse drejtësia ka mbetur në duart e pushtetit të mëhershëm që lejonte zhvatjen dhe aferat korruptive i tejkalonte pa vëmendjen e saj të duhur. Pra e qartë se pushteti i ri do të vë duar në konkurrencën e drejtësisë, për çfarë një fshesë është e domosdoshme që të ndërrojë atmosferën e drejtësisë, të vendosen kuadro të afta dhe jo të mbahen papërgjegjshmëritë që prekin ndërgjegjeje dhe përulin imazh të vendit në arenën ndërkombëtare.

Pse opozita politike në kritikat e saja është e paefektshme?

Partitë Demokratike të Kosovës si PDK dhe LDK, që janë në opozitë sot nuk janë më të denja për një përfaqësim së paku as të një opozite të vërtetë, pasi degradimi i tyre dhe i kredos janë përtokë. Ky është një argument faktik më shumë se sa një konstatim i thjesht politik, që nga opozita duhet të mirret seriozisht dhe jo të nënkuptohet si strategji e degraduar e pozitës në drejtim të saj. Partitë demokratike nuk mund të zhvillohen në sistemet zhvatëse ose të korruptuar deri në fyt. Në këtë sistem vetëm partitë anarkiste legjitimohen, nëse degjenerimi i populli nuk i kapërcen ato. Populli që do ndryshimin vendos votën pro ndryshimit dhe krijon gjasa dhe shpresa për të, kjo mbete të shihet nëse populli ka një përfaqësim të denjët politik për vetën.

Ka një vijë të hollë që mund të nënvizojë sukseset e një pozite e cila vije në pushtet pas ati pushtetit të mëhershëm që përcaktuar të ishte zhvatës dhe me plotë afera korruptive. E kuptueshme mbi logjikën politike se gjërat e ndryshimit nuk mund vijnë shpejtë sepse do të lënë në shënjestër përsiatjet e opinionit se kemi sjellë një regjim të fshesës që përzihet në punët e drejtësisë.

Një pushtet i ri që synon ndryshimin nuk mund të jetësohet nëse drejtësia ka mbetur në duart e pushtetit të mëhershëm që lejonte zhvatjen dhe aferat korruptive i tejkalonte pa vëmendjen e saj të duhur. Pra e qartë se pushteti i ri do të vë duar në konkurrencën e drejtësisë, për çfarë një fshesë është e domosdoshme që të ndërrojë atmosferën e drejtësisë, të vendosen kuadro të afta dhe jo të mbahen papërgjegjshmëritë që prekin ndërgjegjeje dhe përulin imazh të vendit në arenën ndërkombëtare.

Opozita aktuale nuk mund të ketë shpresë dhe gjasa të rikthehet në skenën politike, derisa ky pushtet i ri të mos degradoj në përmasa të njëjta ose më keq se sa ishin vet ata. Pra, përfundimisht ky pushtet duhet të degradoj më keq që të mund të kuptohet në popull ideja që këta të sotmit janë më të këqijtë sesa ata që ishin dje.

Por edhe kjo ide nuk është dera e vetme e hapur, sepse ky pushtet nuk ka synime të bëhet i ngjashëm më pushtetin e kaluar sepse e di që do të përfundoj edhe më keq se sa opozita aktuale. Ndërsa opozita për të ardhur në pushtet duhet të krijoj ide dhe idesë modele politike, ndryshe e ka të vështirë të postohet në një kredo besimi në të ardhmen e shpejtë.

A po zbatohet politika e ndryshimit në politikën e vendit?

Duhet pranuar që ka një kurse të ri politik në qeverisje sepse këtë po e dëshmon edhe opinioni i gjerë diplomatik që Kosova është në start të mirë, lufta ndaj korrupsionit dhe padrejtësive ka nisur madje edhe dialogu nuk është më i papërshtatshëm dhe i frikshëm për Kosovën se çka do të ndodh nga takimi në takim të dialogut me Serbinë. Dialogu ka hyrë në bremzat e veta të domosdoshme dhe tash më kujdesi ka qartësi në këtë rrugë e dialogut.

Paqja është e domosdoshme të ketë dokumentin e dakordimit të dy palëve, pastaj të dihet dhe të evidencohet ligjshmërish padrejtësia e luftës të hapen arkivat e shtetit për krimet dhe dëmet e saja, më pastaj të ketë një marrëveshje të çartë ndërkombëtare. Kjo duket të jetë qasja korrekte e politike e një ndryshimi që ka nisur dhe për të cilën duhet të kemi sy e vesh hapur.

Ndryshimi në borde gjithandej nuk duhet kuptuar si luftë kundrejt opozitës, edhe pse manovrat e saja janë në këtë matricë kuptimi. Nuk ka ndryshim të sotëm me relikte të djeshme ose nuk mund të mos presim që trajneri i një ekipe të mos bëjë ndryshime në lojën që duket e humbur, pra zëvendësimet janë të domosdoshme që ndryshimi të jetë objektiv.

Këto objektiva të pushtetit të ri do të mund të na duken jo aq të mjaftueshme për ta vënë re ndryshimin le të shpresojmë që në rritje të ketë më shumë veprime që të mos fuzionohemi të dëshpëruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat