Valon Syla nuk është vetëm!

Opinione

Valon Syla nuk është vetëm!

Nga: Fahri Xharra Më: 25 korrik 2021 Në ora: 23:31
Pamje nga aksidenti

E shkrova që Valon Syla nuk është vetëm sepse Valon Syla kemi në të gjitha segmantet e shoqërisë së Kosovës; i kemi në universitete, në akademi, i kemi në mjediset pamore dhe ato që dëgjohen, i kemi në rrjetet sociale, të cilët qoftë nga smira, qoftë nga shpirtëngushtësia janë në shërbim të qoftëlargut.

Si mendoni që Valon Syla të jetë çdo natë në Tv dhe pastaj në rrjetet sociale, me temë të caktuar, temë për të cilën është i porositur? Kjo nuk është e rastit, nuk është humor i pa krypë, por një ofendim që i bëhet gati një milion mërgimtarëve duke u tallur me ata, duke i ofenduar, shkurt duke i "shpallur" si të pa dëshiruar në vendlindjen e tyre.

Të dhëmb zemra kur e sheh atë njeri duke folur dhe çdo herë të njejtën temë. Ashtu i pa penguar asnjë herë flet e flet çdo mbrëmje ky i lënduar në kokë.

Por ai nuk është vetëm, atij i rrinë shumë veta mbrapa duke e "furnizuar" me goditje të reja dhe duke i dhënë hapësirë. Mjerë kombi, mjerë intelektualët mjerë....

Të sqarohemi pse shkuam në mërgim ? (sepse edhe unë isha mbi 15 vjet)

Na detyroi varfëria, presioni politik serb, vrasjet, lufta.

Por si do të ishtë Kosova pa mërgimtarë? Kush e financoi në Fondin e 3%-shit? Kush e ndihmoi dikur TV e Prishtinës të mbijetojë? Kush e financoi luftën e UÇK-- me para dhe me ushtarë? - Ja këta ishin mërgimtarët.

Sa të dobët dhe të pa moralshëm që jemi! Shitemi dhe stërshitemi për pak para. Marre na qoftë. Turp na qoftë!

Dhe të gjitha ato të mira që na i sollën mërgimtarët (gurbetçarët) ne i harrojmë dhe edhe tallemi me ta.

Edhe diçka, po mos të ishin mërgimtarët, si do të jetonin familjet e tyre këtu në Kosovë ? Edhe më e rënda sikur Perëndimi të mos na i hapte dyert, dhe të gjithë të ishim në vendin tonë, si do të përfundonin gjërat?

Çka do të kishim ngrënë, si do të ishim veshur dhe mbathur? Shkurt nuk do të dilnim nga zgjedha serbe, dhe të kënaqeshim me primitivizmin e trashëguar turko- serb.

Ra kjo fatkeqësi dhe pamë se çdo të thotë të jesh mërgimtar, dhe kemi Valon Syla në mesin tonë.

Fahri Xharra, Gjakovë, 25.07.21

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat