Letër PDK-së, LDK-së dhe AAK-së

Opinione

Letër PDK-së, LDK-së dhe AAK-së

Nga: Sulejman Mehazi Më: 26 korrik 2021 Në ora: 18:15
Sulejman Mehazi

Të nderuar kryetarë të PDK-së, Memli Krasniqi, të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj duhet ta keni të qartë se juve nuk ju kritikojmë se nuk ju duam, se jeni tradhtarë e spiuna, por ju kritikojmë për shkak proceseve politike në Kosovë, jo se ju jeni të këqinj e Kryeninistri Albin Kurti i mirë, se ju nuk keni punuar për Kosovën e Albin Kurti po, ne ju kritikojmë për shkak rrethanave politike kundrejt Serbisë.

Koha e ka bërë të veten, çdo kohë i ka kërkesat e veta politike, gjatë luftës 1998- 1999 ju ishit në qendër të vëmendjes e ju donte populli i Kosovës, gjatë periudhës së luftës në Kosovë ju ishit të papërshtatshëm për Milosheviqin e Serbisë, kurse tani me Vuçiqin Albin Kurti është i papërshtatshëm për Serbinë. Për fat të keq formula e proceseve politike i zhduk politikanët, si shembull konkret e marrim, Sali Berishën, i cili gjatë viteve 1990 mori përkrahje të madhe popullore kundër regjimit të Enver Hoxhës, mirëpo me kalimin e kohës proceset politike ndryshuan dhe Sali Berisha e humbi përkrahjen e qytetarëve të Shqipërisë.

Me kohën ndryshojnë edhe rrethanat politike, nëse dje ju kanë dashur sot nuk ju duan, edhe mbreti Ahmed Zogu përkrahej kur ishte në pushtet, mirëpo me ardhjen e Enver Hoxhës proceset politike ndryshuan  dhe në çast Mbreti ynë ishte i padëshirueshëm per komunizmin e Hoxhës.

Shpallja e Pavarësise së Kosovës u bë nga PDK-ja sepse e kërkonte situata e kohës, çastit, mirëpo me kalimin e kohës proceset politike ndryshuan dhe tani qytetarët e Kosovës e duan Albin Kurtin e jo Thaçin, Veselin, Mustafën, Haradinajn
Hashim Thaçi ishte i papërshtatshëm për Millosheviqin, mirëpo me kalimin e kohës u bë shumë i përshtatshëm për politikën serbe të Vuçiqit, dhe për këtë përshtatshmëri politike të Thaçit me Vuçiqin qytetarët e Kosovës ia kthyen shpinën dhe e përkrahën Albin Kurtin për të kundërshtuar dëshirat serbe për shkembime territoresh.

Politika kështu e ka, nëse dje ishe hero, proceset politike sot të shpallin tradhtar, nëse dje të kanë dashur, sot nuk të duan e të urrejnë.

Nëse Hashim Thaçi është përkrahur nga gjithë shqiptarët në Rambuje dhe me shpalljen e Pavarësise së Kosoves më 2008, nuk do të thotë që të përkrahet dhe tani për shkak se rrethanat e tanishme politike janë në anën e kryeministrit Albin Kurtit.
Pra, koha e kërkonte Rugovën dhe Rugova ishte, koha e kërkonte Thaçin dhe Thaçi ishte, tani koha e kërkon Albin Kurtin dhe Albin Kurti është!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat