Liria ka çmim!

Opinione

Liria ka çmim!

Nga: Agron Shabani Më: 27 korrik 2021 Në ora: 10:49
Agron Shabani

Kosova dhe shqiptarët, lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, mëse tepërmi dhe përjetësisht ua kanë borxh heronjve dhe çlirimtarëve të njohur të UÇK-s. Respektivisht, djemve dhe vashave më të mita të kombit, të baskuar ose bërë bashkë nën qiellin e flamurit të Gjergj Katriotit si dhe nën emblemë e lavdishme të UÇK-s dhe luftës së saj heroike dhe patriotike për liri dhe pavarësi, në një kohë kur kombit dhe atdheut të sunduar dhe nën robëri, u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i gjatë i robërisë serbe, dikund thellë në fytë.

Ndaj, lufta e lavdishme çlirimtare dhe heroike e UÇK-s, nga i madh e i vogël i popullit (kombit) dhe atdheut tonë, kudo ku ndodhën, duhet kuptuar, pranuar, konceptuar, përceptuar dhe akceptuar në menyrë revolucionare, epokale, monumentale dhe empatike.;

Qarqe dhe forca të errëta kontrarevolucionare, dogmatike, demegogjike, hipokrite, reaksionare dhe diabolike nga brenda dhe jashtë Kosovës, në vorbullën e luftërave të njohura speciale, psikologjike, subverzive, propagandistike dhe të tjera: Luftën e lavdishme dhe heroike të UÇK-s, u munduan të paraqesin ose prezantojnë si luftë hibride, guerile, kaçake, jokenvencionale, ataviste, fraxhile, heterogjene, inkompkte, joprofesionale etj.

Ndërkohë që lufta e lartëpërmendur e UÇK-s, ishte luftë e organizuar, e pastër çlirimtare dhe konvencionale e një ushtrie, shteti dhe populli (kombi) të tërë-kundër një populli, shteti, regjimi dhe ushtrie të huaj pushtuese, kriminale dhe gjakatare, siç ishin shteti, regjimi dhe soldateska pushtuese, kriminale dhe gjakatare e Serbisë ose Millosheviçit në Kosovë! 

Duke i nënkuptuar këtu edhe të drejtën hyjnore, natyrore, etnike, historike dhe gjeografike të UÇK-s dhe shqiptarëve në luftë kundër Serbisë.

U mor vesh se konceptët, teoritë dhe doktrinat e njohura ushtarake ose luftarake, janë të varura ose lidhura ngushtë edhe me idetë, konceptët, teoritë dhe doktrinat e fushave ose disiplinat tjera shkencore ose metodologjike të shkencave politike (politologjike), historike, gjeografike, gjeopolitike, strategjike, ekonomike, teknike, mjekësore, psikologjike, sanitare ose farmaceutike etj. 

Kështu që idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake, ndodhën të varura dhe ndikura nga shumë faktor të ndryshëm kolateral dhe multilateral. 

Ndërkaq, aftësia ose shkathtësia e njohur komanduese ose intendante, janë bazat dhe kriteret themelore mbi kodifikimin, deshifrimin ose deskriptimin e formulave ose doktrinave të njohura ushtarake ose luftarake.

 Kjo do thotë se çështjet dhe aspektët e njohura intendante, komanduese, doktrinare, teorike, logjistike, konspirative, strategjike, konvencionale, politike dhe të tjera të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-s, kanë qenë nën ingerencën dhe kompetencën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-s. 

Ndërkaq, zinxhiri komandues së bashku me çështjet dhe aspektët e njohura teknike ose luftarake në fushën ose frontin e luftës, kanë qenë në ingerencën ose kompetencën e komandantëve lokal dhe rajonal.

Se këndejmi, historia mbi luftërat ose konfliktët e ndryshme ushtarake, vazhdon jetë aktuale që nga Antika e largët (e hershme) dhe deri me sot. 

Ndërkohë që idetë, konceptët, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësire, kanë filluar të aplikohën, zbatohën dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18)  dhe XIX (19) -me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tanskëve etj.) si dhe të ngritjes ose promivimit të armatave ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetrore dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë. 

Të gjitha këto mund t'i hasim ose kuptojmë në idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake të K. Von Klausewitz, A. H Jommini, L. Von Rancke, Xh. Sorel, W. Paret dhe të tjerëve së bashku me shtrirjen ose zgjerimin e luftërave të ndryshme nga niveli lokal ose rajonal (regjional), në nivel botëror ose interkontinental etj. Sidomos në shekullin XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave ose konfliktëve të ndryshme lokale, rajonale ose regjionale. 

Aty i kemi edhe shkencat ose njohuritë e njohura ushtarake ose luftarake ( si taktika dhe strategjia ushtarake ose luftarake, aftësia ose shkathtësia e njohur operative, morali, pèrvoja, tradita dhe historia e njohur ushtarake ose luftarake, gjeografia dhe topografia etj.), teknika e njohur ushtarake ose luftarake, balistika, kibernetika, teknika dhe mekanika e përdorjes së eksplozivit dhe municionit luftarak ose ushtarak, doktrinën dhe teorinë e njohur civile ose qytetare, politikën, filozofinë, sociologjinë dhe psikologjinë e njohur ushtarake ose luftarake, andragogjinë, pedagogjinë dhe akademitë ushtarake, intendancën dhe prapavinë ushtarake ose luftarake, finansat, ekonominë dhe logjistikën ushtarake ose luftarake, mjekësinë (medicinën), epidemiologjinë, neuropsikiatrinë dhe kirurgjinë e njohur ushtarake ose luftarake etj.

Ndryshe nga kjo, shteti dhe populli i Kosovës, në një masë të madhe (esenciale ose substanciale) janë të varur nga forca (fuqia) e njohur ushtarake (luftarake), 
Politike, finansiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike e SHBA-s, Gjermanisë, Britanisë, Italisë, Francës, Japonisë, Austrisë, Kroacisë, Polonisë, Çekisë etj.
Respektivisht, nga kombet dhe shtetët më të fuqishme, mët të zhvilluara dhe më 
përparimtare të globit dhe kontinentit tonë.

Ku me pak e ku me shumë, çështjet ose aspektët e mesipërme determinante dhe paradigmatike, ndikojnë, penetrojnë, reflektohen dhe interferojnë në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në politikën dhe diplomacinë kosovare në domenin ose kontekstin e njohur konjuktiv (konjuktural), kolokvial, strategjik, gjeopolitik etj. 

Aty e kemi edhe rolin dhe misionin e pazëvëndësueshëm (atërorë ose mëmëdhetarë) të Shqipërisë me histori dhe traditë të gjatë (mbi 1O8 vjeçare) në punët shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, diplimatike, shkencore, kulturore, historike dhe të tjera. 

Dorë e Djathtë e Kosovës dhe shqiptarëve në 'pistën' ose 'parketin' botërorë ose ndërkombtar.

Ndonëse, ajo që e bën me të komplikuar dhe të paqartë ekuacionin, sintezën ose formulën e lartëpërmendur çlirimtare dhe heroike të UÇK-s, është si thuhet "prapavija dhe intendanca e saj ushtarake dhe politike së bashku me ekzistencën paralele, asimetrike, poroze, inkompakte dhe heterogjene të dy krahëve të saj komandues, ose operativ dhe luftarak: "UÇK-s  institucionale" të Rugovës, Bukoshit, FARK-ut ose LDK-s" dhe "UÇK-s anarkiste ose jashtështëinstituciinale" të Thaçit, Haradinajt, Limajt, Veselit etj."! Personalisht nuk i besoj aspak kèsaj teorie.

 Dollchstosslegende së bashku me disiplinën e njohur ushtarake ose luftarake të beletristikës, i bëjnë të njohura teoritë dhe praktikat e ndryshme paradoksale dhe anakronike mbi humbjen e luftërave të fituara në front ose fushën e nderit, në saje të naivitetëve dhe rivalitetëve politike, ushtarake, karieriste dhe profiteriste në prapavinë ose komandën (intendancën) e tyre.

P. S.

Koncepti elitar dhe egalitar mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjik, apriori nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit social dhe atij antropologjiko-epistemologjik (ose antropolitiko-antropohistorik).

 Kjo mbase, është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ndonjëherë.

 Duket se e tërë etika, politika, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këtë narrativ ose fenomen diskursiv.

Se këndejmi, idetë, konceptet ose idealet e njohura të demokracisë perëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionin e tij optimal ose maksimal. Sigurisht se jo. Sepse, idetë e demokracisë nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe relevante.

Ky duket të ketè qenë edhe kuptimi i përkufizimit që ish Presidenti Thaci i jepte koncepcionit mbi lirine, drejtësinë dhe barazine. Me liri, drejtësi dhe barazi, duhet kuptuar një koncepcion të caktuar të jetës së përbashkët, përkatësisht të organizimit të bashkësisë shtetrore, nacionale ose politike sipas asaj që secilit individ i mundësohet të zërë vendin që i takon në pajtim me natyrën, karakterin, dëshirat, vlerat, meritat dhe aftësitë e tij intelektuale dhe profesionale, dhe i cili në të njëjtën kohë e siguron mirëqenien e shtetit dhe shoqërisë si tërësi.

Mbase, pikërisht përmes një koncepti esencialist ose substancialist në kuptimin e qytetarit si ‘cityoen’ ose ‘burgerosi të lartë politikë’ i cili duhet të jetë ai tek i cili do mund të pajtohen edhe dimensioni i veçantë personal, edhe dimensioni i përgjithshëm i qenies shoqërore ose qytetare. 

Sepse, personi ose individi vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke e pranuar frymën e qytetërimit dhe subjektivitetin e tyre si qytetar. Lidhja e tyre me të tjerët mund të bëhet vetëm përmes arritjes dhe lartësimi drejt asaj që është më e mira per njeriun, popullin (kombin), shtetin dhe shoqërinë.

Vetëm duke u qytetëruar, edukuar dhe kulturuar ne mund të arrijmë një bashkësi të vërtetë njerëzore, qytetare ose politike ku edhe “unë” edhe “ti”, edhe “ne” edhe “ju”, ose edhe “ata” dhe “ato” do i gjenim ose zbulonin paqen sociale dhe politike si dhe formulën e harmonisë sonë socipolitike, sociofizike, partiake, shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, natyrore, organike, dialektike etj.

Si duket, duhet të ketë qenè pikërisht kjo çështje si shpata e Damokleut të cilën Presidenti Thaci pranoi ta vërë mbi kokë, por e cila do duhej të ishte edhe atuja, instrumenti ose arma kryesore me të cilën z.Thaci do përballët me sfidat e ndryshme epokale ose monumentale në karieren e tij ushtarake (luftarake), politikë ose diplomaci në të ardhmën. Dhe, jo vetëm z. Thaçi.

Sipas z. Thaçi dhe çdo lideri tjetër liberator: T’i pranosh tjetrit cilësinë e subjektit racional, kjo do thotë de jure dhe de facto të pranosh të drejtën e tij për liri, barazi, arsimim dhe edukim.

Një nga të drejtat bazike të secilit njeri, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionale, për t'a fituar dhe mbrojtut atë liri. 

Të gjithë duhet pasur mundësi të nxjerrin dobi ose profite nga edukata, kultura, emancipimi ose arsimimi. Në ato vlera dhe parime që duhet arrirë ose realizuar patjetër. Sidomon vlerat, idealet, vizionet dhe atributët e njohura të qytetërimit perëndimor si liria, barazia, drejtesia dhe racionaliteti si udhërrëfyes për individin dhe kolekzivitetin. 

Sidomos për drejtësinë dhe barazinë e njohur intelektuale dhe profesionale si mjete ose instrumente kryesore për ndërtimin e një shtetit dhe shoqërie të vërtetë ligjore, qytetare, pluraliste, parlamentare ose demokratike ku dhuna refuzohet si një mjet për të arritur qëllimet. 

Duke i zëvendësuar ose substituuar ato me anë të dialogut, komunikimit ose diskutimi si burime të vetme ose kryesore për unitetin e preferuar shtetror, nacional, qytetar, kulturorë ose politik etj. 

Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës si metodë e zgjidhjes së konflikteve. Respektivisht, përmes metodave të njohura shkencore ose metodologjike të debatit ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e konflikteve përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta.

Gjithënjë duke pleduar ose aluduar në vlerat, parimet ose premisat e njohura të kulturës komunikuese ose dialoguese si invencion (zbulim), si narrativ, apo si instrument sublim dhe relevant të politikës, i cili konsiston ose pretendon njerën prej vlerave ose veçorive themelore të kulturës perëndimore: Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi është identitet polemik, diskursiv, kognitiv etj.

Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit) dhe shtetit; është stili apo forma e debatit që krijon imazhin e tyre.

 Në kuptimin e përgjithshëm të bashkimit ose kombinimit (konvencionalizimit) të anës spirtuale dhe materiale me anë praktike dhe teorike, respektivisht, heroike dhe patriotike, personalisht mendojë se  ish Presidenti Thaçi dhe ish Kryeministri Haradinaj, ishin ato dy kokat krenare dhe kryengritëse në trupin e njëjtë ose të përbashkët të shqiponjës. 

Aty është edhe Kryeparlamentari Veseli, i cili me vigjilencen, zgjuarsinë, ndikimin dhe efikasitetin e tij institucional etj. 

Tek ato tre këto figura ose personalitete të larta çlirimtare (luftarake), shtetrore, nacionale dhe politike, në menyrë elegante, konvencionale, suplementare, instititucionale dhe konstitucionale, ndodhëshin të ravijezuara, konturuara, eksploruara, sintetizuara, harmonizuara dhe konvencionalizuara edhe shumë elemente të tjera brenda paradigmave dhe narrativave të njohura në sfond, ku mund të shihej ose vërehej qartë se liderët e lartcekur, vazhdimisht e afirmonin lirinë e pasuruar një pluralizëm vlerash të synuara e jo një monizëm politik me thekse autoritare ose dogmatike.

Me fjalë tjera, si vlerë madhore e filozofisë politike te ish Presidentit Thaçi, ish Kryeministrit Haradinaj, ish Kryparlamentarit Veseli ose ish Zevëndëskryeministrit Limaj etj., pos tjerash ishte (është) fakti se pluralizmi i tyre politik ose aksiologjik, nuk përfundonte në grumbull qëndrimesh, retorikash ose oratorishë të zjarrta pas luftës që nuk i pjekin as bukën dhe as kulaçin.

Ndërkohë që ishin të vendosur dhe konsekuent për të hedhur poshtë secilin nihilizëm  ekstrem ose radikal, si dhe komoditetin e një relativizmi ose instrumentalizimi politiko – epistemologjik të lirise individuale dhe kolektive si themel kryesor mbi të cilin gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirë të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat