A duhet të rishikohet politika dhe e ardhmja e Shqiptareve.?!

Opinione

A duhet të rishikohet politika dhe e ardhmja e Shqiptareve.?!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 1 gusht 2021 Në ora: 17:06
Ismail Muçiqi

Pas skandalit që ndodhi në Shkup nga trojka Rama, Vuqiq, Zajev e ardhmja, e Shqiptareve është sjell në udhëkryq dhe me plot të pa njohura. Opinioni i gjerë gjithandej ku jetojnë Shqiptaret është i shqetësuar dhe i pezmatuar shumë për marrëveshjen e Mini-Schengenit Ballkanik apo Ballkani i hapur e cila firmos në Shkup në kuadër të forumit ekonomik për bashkëpunim rajonal për tregti të lirë.

Atë që e bëri Edi Rama me përkrahjen e Ali Ahmetit duke ju bashkangjitur Vuqiqit dhe politikës serbe pa pëlqimin dhe miratimin e Qeveris së Kosovës nuk mund të quhet ndryshe përpos një veprim anti Shqiptarë i cili duhet të gjykohet dhe të dënohet nga të gjitha viset ku jetojnë Shqiptarët. Kjo aleancë në minjatur po e kthen Kosovën në vitin 1946 kur udhëheqja e Shqipërisë në krye me Enver Hoxhën bëri marrëveshje me ish Jugosllavin e Titos për sistem të përbashkët tregtarë dhe doganor i cili e shkatërroj sistemin makrofiskal dhe makroekonomik të Shqipërisë duke e devalvuar lekun Shqiptarë 12 herë.

Tani për të mos i përsëritur komentet dhe vështrimet e opinionit publik dhe të Shoqërisë Civile mendojë se në këto momente dramatike të cilave po u prinë Edi Rama, është momenti që udhëheqja e Kosovës përkatësisht Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti si dy personalitetet më të përkrahura nga populli duhet që sa më parë të organizojnë tryezën me të gjithë përfaqësuesit e partive politike të cilat veprojnë në trojet Shqiptare.

Në këtë tryezë është e domosdoshme të diskutohet dhe analizohet situata politike e sigurisë në rajon dhe vlerësimi i bashkëpunimit i liderëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës të asaj të Shqipërisë të përfaqësuesve politikë të Maqedonisë të Malit të Zi dhe të Luginës së Preshevës. Në këtë tubim patjetër duhet definuar kahjet e politikës dhe e ardhmja e Kombit e Shqiptarë. Ky forum i cili mund të quhet edhe si Këshill Kordinues i partive politike Shqiptare duhet të distancohet nga politika kryeneqe dhe destruktive e Edi Ramës i cili me veprimet e tija po e ndihmon memorandumin për serbi të madhe duke e legjitimituar politikën dhe shtetin serbë si kolon “e pestë” e Vladimir Putinit në Ballkan.

Mendoj se qëndrimet dhe konkluzat të cilat do të dilnin nga takimi i përfaqësuesve të partive politike do ti shërbenin Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë që sa më parë të zgjohen nga gjumi dhe të mirën me çështjet jetike të fatit të Shqiptareve dhe ardhmes së tyre. Jam i bindur se kjo rrugë është e vetmja mënyrë që të ruhen interesat e Shqiptareve. Kam bindjen se përmes kësaj forme të veprimit dhe të organizimit politikë Shqiptarët gjithandej ku jetojnë do ta gjykojnë dhe dënojnë veprimin e Edi Ramës dhe logjistikën e veprimit konspirativ të Ali Ahmetit i cili është bërë mollë sherri në gjithë skenën politike ku jetojnë Shqiptarët.

Përmes kësaj forme të veprimit politikë dhe të pikëpamjeve shkencore, të Akademive të Shkencave të cilat patjetër duhet të dalin me një deklaratë të përbashkët për situatën aktuale, rrjedhat politike dhe rruga për të ardhmen e Shqiptareve në integrimet e vlerave dhe demokracive perëndimore, dhe në aleancën veri atlantike.

Të gjitha këto veprime duhet koordinuar sa më parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëllim të përkrahjes të politikës unike të Shqiptareve në Ballkan. Kjo rrugë e veprimit politikë do ti vedisoj Shqiptarët se cilin lider politikë duhet përkrahur dhe nga cilin duhet përkrahur pa rezervë, e në anën tjetër duhet gjykuar, dënuar dhe distancuar nga politika dhe veprimet anti Kombëtare të Edi Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat