Korçë, moj e mjera Korçë!

Opinione

Korçë, moj e mjera Korçë!

Nga: Sylejman Salihu Më: 8 gusht 2021 Në ora: 15:38
Sylejman Salihu

Sa më dhimbset Korça emrin e së cilës keto ditë e lakojnë për të keq, pa fajin e saj. Ndaj edhe ndodh habia e ketij muaji gusht. Ka shumë për t' u habitur, apo edhe ka shumë per të mos u habitur. Dhe perse nuk habitem, apo perse nuk duhet të habitemi?

Nuk më habisin të gjithë dhe nuk me habit as prof.Papagjoni, nga adhurimi çmendurak si "ekspert" i artit, kur shprehet për Bregoviçin, nuk më habisin as ca gazetarë portalesh, qe e duan me çdo kusht Bregoviçin nè Korçè, se i mbyti inferioriteti ,që t'u performojë serbisht dhe tallavaisht dhe që pastaj të nis dalldia dhe dehja e tyre.

Pse? Ata nuk e dinë çka është masakra serbe, ata nuk e dinë çka ështe dhuna serbe,ata nuk e dinë çka është kur të mbushet shtëpia dhe oborri me varre, ata nuk e dinë çka është kur tē dhunohet buka në sofër, ata nuk e dinë çka èshte kur dhunohet nëna para syve te djalit a para syve te vajzes,ata nuk e dine se si dhunohet gruaja para syve te burrit, ata nuk e dinë se si dhunohet bija para syve te babait apo para syve te nenes, ata nuk e dinë si dhunohet motra e mjerë para motres apo para vellait nga fallanga e ushtarit dhe paramilitarit serb.

Ata nuk e dinë çka është gjenocidi, çka është etnocidi, çka është shperngulja, çka është kerbaçi,çka ështe dajaku, çka eshte fyerja, çka është poshterimi, çka është turpërimi. Ata nuk e dinë çka është kur nenes i merret foshnja nga gjiri dhe i pritet koka para syve te saj.Ata nuk e dinë çka është loti, ata nuk e dinë çka është dhimbja, ata nuk e dinë çka është gjaku. Ata nuk e dinë çka ështe vaji, ata nuk e dinë çka është robëria.Ata nuk e dinë dhe as nuk duan ta dinë.


Jo, nuk me habisin ata "kosmopolitistë" modernë trushpërlarë dhe gjakprishur, që në emër të artit mohojnë gjakun e tyre.Mirë,le ta provojnë, meqë duan!Le ta duan hasmin, le ta përqafojnë, le ta puthin, le ta duartrokasin dhe le të gajasen me të për inat të vëllait të tyre, i cili qe 100 vjet ishte nē luftë me popullin, prej nga vjen tallavaisti dhe kiçisti i shundartit, Bregoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat