Vrasja e Marigonës ishte vrasje makabër!

Opinione

Vrasja e Marigonës ishte vrasje makabër!

Nga: Adem Bytyçi Më: 25 gusht 2021 Në ora: 09:29
Foto nga varrimi i Marigonës

Me të drejtë dyshohet se po ta kishin realizuar me përgjegjësi detyrën e tyre organet e drejtësisë Marigona sot do të ishte gjallë dhe jo viktimë e një akti kriminal të një recidivisti të veprave penale.

Me të drejtë dyshohet se në vrasjen e Marginës janë bashkpjesëmarrës shteti dhe Krivaqa.

Sipas të dhënave zyrtare rezulton se dorasi i Marigonës ishte autor i 136 veprave penale nga të cilat edhe një tentim vrasje , por për këtë të fundit kishte dështuar mbajtja e seancës gjyqësore për t'ia shqiptuar dwnimin e merituar dorasit të Mariginës , po të kishte ndodhur kjo, sot dorasi i të ndjerës Marigon do ishte në vujtje të denimit dhe nuk do mund t'ia merrte jetën Marigonës në rrethana dhe sjellje mizore.

Shtohet pyetje : Si është e mundur një person me precedent penal dhe i akuzuar për 136 vepra kriminale, ndër të cilat edhe një tentim vrasje dhe të lehet të shetisë i lirë dhe t'i mundësohej të përserisë krime- të merr edhe jetë njerëzish.

Kjo nuk mund të ndodhë në as një shtet të botës ku vepron ligji dhe drejtësia , ku arganët e drejtësisë nuk janë të korruptuara dhe e realizojnë punën e tyre me përgjegjësi.

Disa herë është thënë se institucionët e drejtësisë të ne, Gjykatatë dhe prokuririt janë të kapura dhe të korruptuara, por as njëherë nuk është pranuar kjo nga Prokuririt dhe Gjykatatë.

Vrasja makaber e Mariogonës 18 vjeqare nga një recidivist i veprave me rrezikshmëri të lartë shoqërore , tregon se Gjykatatë dhe Prokurorit në Kosovë janë të kapura dhe të korruptuara, prandaj edhe është e domosdoshme që sa më parë në këto institucione të drejtësisë të zbatohet Vetingu, në mënyrë që ata gjyqëtarë dhe prokuror të korruptuar të largohen sa më parë nga Gjykatat dhe Prokurorit ,në mënyrë që mos ta mbajnë peng drejtësinë në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe në luftimin e të gjitha formave të krimeve në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat