Letër publike SHBA-ve, BE-së dhe OKB-së

Opinione

Letër publike SHBA-ve, BE-së dhe OKB-së

Nga: Rexhep Torte Më: 26 gusht 2021 Në ora: 22:39
Rexhep Torte

Dialogu Kosovë-Serbi nuk mund të jetë kurrë i sinqertë me pro serbët, Josep Borell, Miroslav Lajçak e Peter Stano, ose siç ishte me hile  nga Donakd Trump, Matthew Palmer dhe Richard Grenell, ose siç ishte dialog pro serb në kohën e  Ketrin Eshton, Johanes Hahn dhe Frederika Mogherini.

SHBA, BE, OKB, të arrestohen kriminelët  luftënxitës në Ballkan, Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Veljko Odaloviq, dhe të shpejtohet në Gjykatën Speciale në Hagë vendimi gjyqësor ndaj  krimineli Vojisllav Sheshel.

Aleksandër Vuçiq, Presidenti i Serbisë dhe Ivica Daçiq, kryeparlamentari i Serbisë, që të dy bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq duhet urgjentisht të arrestohen nga  Gjykata Speciale në Hagë, për t’u përgjigjur për krimet që Serbia i kreu në fundshekullin e 20 në Kosovë, në Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Aleksansër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi, i dinë me hollësi planet dhe skenaret gjenocidale të Serbisë ndaj popujve të pafajshëm në Kosovë, në Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë, të cilët e  zbatonin doktrinën e kriminelit Sllobodan Millosheviq që kufijtë e Serbisë të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetëm.

Aleksandër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi e dinë fatin e 1643 shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm që u rrëmbyen në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Aleksandër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi, e dinë shumë mirë kush janë vrasësit serbë të vëllezërve Bytyqi në Serbi në vitin 1999, shtetas të SHBA-ve, por qëllimisht po e zvarrisin me mashtrime  nxjerrjen e vrasësve serbë para drejtësisë.

Aleksandër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi i dinë lokacionet e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e  të pafajshëm, të vrarë e të masakruar në Kosovë e të  transportuar e varrosur në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e luftës.

Aleksandër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi i dinë hekurinat  ku janë djegur në mënyrën më mizore mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, të vrarë e të masakruar në Kosovë e të transportuar e të djegur mizorisht  në hekuranat në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e luftës.

Ivica Daçiqi në vitin 2020, kur ishte ministër i Jashtëm i Serbisë, i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendndodhjen e varrezave masive në serbi ku janë varrosur mijëra e mijëra e mijëra shqiptarë të Kosovës.

Aleksandër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi i dinë me emër e mbiemër kriminelët e Serbisë që i kryen dhunimet monstruoze ndaj 20 mijë femrave autoktone e të pafajshme  shqiptare në Kosovë.

SHBA, BE dhe OKB, Vojisllav Shesheli, krimineli serb, pas 12 viteve të kaluara në burgun e Gjykatës Speciale në Hagë, u lirua vite më parë nga kjo gjykatë, për shkak të diagnozës së  kancerit në  mëlçi, dhe tashmë sa vite është duke e pritur në liri vendimin e stërzgjatur  të kësaj gjykate.

Vojisllav Shesheli është duke e shfrytëzuar zvarritjen e këtij vendimi gjyqësor, dhe në vazhdimësi është duke i  kritikuar SHBA-të, OKB-në dhe BE-në, dhe me deklaratat e tij është bërë luftënxitësi i rrezikshëm për destabilizimin e Ballkanit paqedashës.

Vojisllav Sheshelit duhet t’i shqiptohet sa më parë  vendimi gjyqësor dhe  të kthehet sërish prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë, sepse po  ta  kishte gjendjen shëndetësore aqë të rëndë, nuk do ta kishte këtë kondicion luftënxitës që e demonstron gati çdo ditë.

SHBA, BE dhe OKB, kriminelët e Serbisë Aleksandër Vuçiqi, Ivica Daçiqi dhe Vojisllav Shesheli paraqesin rrezikshmëri të lartë për paqen në Ballkan, dhe se urgjentisht ky tresh kriminal i Serbisë duhet të  gjendet para grilave në Gjykatën Speciale në Hagë, me çka do të qetësohej Ballkani nga kërcënimet hegjemoniste okupuese të  Serbisë dhe do të forcohej paqa në Ballkan.

Aleksandër Vuçiqi, presidenti i Serbisë, ditë më parë deklaroi se. “Serbia  për herë do të jetë me  popullin e vet. Do të shtohen presionet, nuk do të jetë kohë e lehtë,  sepse do të shtohen presionet rreth Kosovës dhe Republika Serpska. Posaçërisht për ju që keni ardhur nga komunat Skelan, Srebrenica dhe Bratun. Serbia për herë do të jetë me ju edehe ekonomikisht edhe në mënyrë tjetër do të ndihmojë. Ne popullin nuk do ta lëmë në baltë. Kjo është porosia jonë për popullin në Kosovë, kjo është porosia jonë për popullin tonë kudo”, ka shkruar Vuçiq në instagram më datë 18 gusht 2021.

Vojisllav Shesheli, pas tërheqjes së SHBA-ve nga Afganistani, deklaroi se, “ Më duket e po i shoh kuislingët të tubohen në Prishtinë që amerikanët  t’i marrin me vete sikur në Kabull. Duke parë atë që ndodhi në Avganistan, më shkoi mendja  në Prishtinë”.

Vojisllav Shesheli krimineli, kryetari i Patisë Radikale të Serbisë, instruktori dhe mësuesi i kriminelit Aleksandër Vuçiqi, më 15 gusht 2021,  deklaroi se “Tash nga të gjitha anët po  ikin kuislingët amerikanë, në vend që amerikanët t’i marrin me vete, kërkojnë viktima në  shtetet mike  për t’i vendosur kuislingët. Keni mundësi të shikoni si sillen amerikanët ndaj  kuislingëve. Shqiptarët e Kosovës  që nuk kanë kryer krime  nuk kanë pse të grigohen. Të gjithë shqiptarët që duan  të jenë qytetarë  lojalë të Serbisë  nuk do të kenë telashe, ndërsa ata që  bashkëpunuan me okupatorin dhe kryen krime  duhet të ikin se i pret  dënimi i ashpër”, tha Shesheli.

Vojisllav Shesheli,  më 21 gusht 2021, deklaroi se “Ushtria e lavdishme serbe duhet një ditë  të kthehet në Kosovë, dhe se  paramendon se para ambasadës së SHBA në Prishtinë  do të tubohen shqiptarët  terroristë që kanë kryer krime për të kërkuar të largohen nga Kosova”.

Veljko Odaloviq krimineli, sekretari i Parlamentit të Serbisë kriminale, ditë më parë, deklaroi se, “Pasi amerikanët u tërhoqën  nga Afganistani, kjo do të thotë se  talebanët  kanë fituar. Kudo që ishin amerikanët  ata e kanë braktisur atë vend, rreth kësaj duhet të  mendojë mirë Prishtina”.

Këto deklarata mjaftojnë që SHBA-të, BE-ja dhe OKB-ja ta kuptojnë dhe të binden se sa anti SHBA, anti BE dhe anti OKB  janë Serbia dhe serbët.

Deklaratat e kriminelëve Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Vojisllav Sheshel  dhe  Veljko Odalloviq, që po e kërcënojnë dhe po e identifikojnë Kosovën  me Afganistanin,  dhe shqiptarët me afganët, janë luftënxitëse kundrër Kosovës, kundër mbarë shqiptarëve, kundër SHBA-ve dhe BEsë dhe kundër dëmokracisë dhe paqës në botë.

SHBA, BE dhe OKB, marrëveshjet e nënshkruara deri sot në dialogun Kosovë-Serbi,  ju e dini fort mirë se janë nënshkruar nga tradhtarët e Kosovës, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Edita Tahiti dhe Avdullah Hoti, dhe se të gjitha këto marrëveshje të  janë në favor të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale  dhe në dëm të Kosovës viktimë.

Marrëveshjet e nënshkruara derisot në dialogun Kosovë-Serbi edhe ju e dini fort mirë se janë nënshkruar, nën ndikimin pro serb  të  Ketrin Eshton, Johanes Hahn dhe Frederika Mogherini, ndaj Kosovës viktimë, në favor të Serbisë kriminale.

Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, më datë 25 gusht 2021, lidhur me konfirmimin e aktgjykimit nga Gjykata e  Apelit në Prishtinë të aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë  ndaj Ivan Todosijeviqit, ish ministrit  të Listës Serbe, i cili është dënuar  dy vite burg për mohimin e masakrës së Reçakut në Kosovë, deklaroi se, “ Kosova në këtë rast nuk e ka zbatuar marrëveshjen të arritur në Bruksel në vitin 2013.

Peter Stano, gjithashtu, shtoi se “Kosova, sikurse edhe Serbia  duhet t’u përmbahen marrëveshjeve të nënshkruara, dhe se BE pret që  të gjitha marrëveshje e dialogut të nënshkruara  të respektohen dhe  zbatohen plotësisht”.

Kjo deklaratë e Peter Stano-s, erdhi menjëherë pas reagimit të kriminelit Aleksandër Vuçiq, i cili këtë vnedim të gjykatës e quajti skandaloz, duke kërkuar që BE të reagojë urgjentisht.

Marrëveshja e Brukselit lidhur me aktgjykimin e ish ministrit serb, parasheh që  Gjykata e Apelit në Prishtinë  duhet të ketë   panel gjyqësot të përbërë nga dy gjykatës serbë dhe një shqiptar në të gjitha rastet në komunat me shumicë serbe.

Peter Stano, më tej shtoi se , “Ne  theksojmë fuqimisht  se çdo mohim ose revidim i ngjarjeve të ndodhura gjatë konflikteve na ballkann Perëndimor në vitet 1990 është në kundërshtim me  vlerat e BE. U bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë respekt për viktimat  dhe të punojnë  për një vlerësim  të sinqertë dhe  të mirfilltë të së kaluarës”.

SHBA, BE dhe OKB, rikujtojmë se Ivan Todosijeviq, ish ministër i Pushtetit Lokal në mars të vitin 1919, deklaroi publikisht se, “ Arsye  për agresionin e  NATO-s ka qenë e ashtuquajtura  katastrofë humanitare në Kosovë, dhe ajo  masakra e trilluar e Reçakut”.

Ivan Todosijeviq është dënuar mbi bazën e akuzës për nxitje të urrejtjes, përçarjes, mosdurimit kombëtar, racor, fetar  dhe etnik.

Rikujtojmë se në masakrën në fshatin Reçak në Kosovë në vitin 1999, kriminelët serbë vranë dhe masakruan 45 fshatarë shqiptarë autoktonë duarthatë e të pafajshëm shqiptare.

Këtë masakër e vërtetoi në vend të ngjarjes edhe Willijam Walker, ambasador i OSBE-së në Kosovë, pas së cilës NATO  filloi bombardimin 78 ditor ndaj caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi, duke e detyrua Serbinë kriminale të shporret nga Kosova.

BE dhe Peter Stano, duhet ta kenë kuptuar se shqiptarët nuk e shkuan në  Beograd të vrasin Serbë, por ishte Serbia kriminale dhe okupuese që  në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocidal, duke vrarë e masakrur më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre dhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënë, duke dhunuar në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra shqiptare autoktone dhe të pafajshem, duke rrëmbyer 1643 shqiptarë  në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, duke e bërë  shkrumb e hi Kosovën dhe  duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë të Kosovës të marrin rrugën e eksodit.

Për gjenocidin që Serbia kriminale  e kreu në Kosovë, ekzistojnë dëshmi mijëra kaseta, CD, dokumentarë të filmuar dhe fotografi.

Këto  vrasje, masakra e dhunime që i kreu Serbia kriminale në Kosovë, nuk i japin të drejtë as BE-së, as Peter Stanos, dhe askuj tjetër, ta mashtrojnë opinionin demokratik në Kosovë dhe në mbarë botën, duke i vënë në një rrafsh Serbinë kriminale dhe Kosovën viktimë.

Dialog të drejtë e të mirëfilltë ndërmjet Serbisë  kriminale dhe Kosovës viktimë mund të ketë vetëm atëherë kur SHBA, BE dhe OKB, do ta detyrojnë Serbinë kriminale që ta pranojë të vërteten se Serbia në Kosovë ka kryer, për çka ekzistojnë mijëra dëshmi e fakte.

Vetëm atëherë kur SHBA,  BE dhe OKB,  t’u thonë stop gënjeshtrave dhe demagogjive të Serbisë kriminale dhe kriminelëve Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Vojisllav Sheshel dhe Veljko Odaloviq,  mund të ketë dialog të sinqertë dhe të suksesshëm Kosovë-Serbi.

SHBA, BE dhe OKB, atë që ia kërkojnë dhe duan t’ia imponojnë Kosovës viktimë, duhet t’ia kërkojnë dhe imponojnë Serbisë kriminale, sepse kriminelët  e së cilës në vend që të dalim para drejtësisë ata jetojnë lirshëm dhe dekorohen nga Serbia kriminale për krimet e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Në Serbi moti është dashur të themelohet Gjykata Speciale pë krimet e luftë, gjë që nuk është themeluar edhe sot e kësaj dite.

SHBA, BE dhe OKB, duhet të kërkojnë nga Serbia kriminale që edhe në Luginën e Preshevës të ketë panel gjyqësor me dy gjykatës shqiptarë e një gjykatës serb, siç po pretendojnë ditëve të fundit  lidhur me rastin Ivan Todosijeviq, se na qenka shkelur marrëveshja  mes Kosovës dhe Serbisë e vitit 2013 në Bruksel.

Deklarata e ish ministrit serb Ivan Todosijeviq për mohimin  e masakrës së Reçakut, shkeli mbi dinjitetin e mijërave e mijërave viktimave shqiptare  të krimeve të Serbisë në Kosovë, i ofendon rëndë tërë shqiptarët në Kosovë e kudo në botë, dhe i ofendon SHBA-të, BE-në, OKB-n, NATO-n dhe tërë demokracinë brerore.

Një marrëveshje e nënshkruar me tradhti dhe imponim në vitin 1913, kurën e kurrës nuk mund të jetë më e vlefshme se tërë ato krime që Serbia i kreu ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë.

SHBA, BE dhe OKB,  duhet të reagojnë ashpër dhe ta ndërpresin ndërtimin e  kolonive serbe në Veri të Kosovës më financim nga Kina, ku në banesa të reja dhe të mobiluara dhe me një pagë mujore pa punuar asgjë, vendosen serbë që asnjëherë më parë nuk kanë banuar në Kosovë. E tërë kjo për ta ndryshuar gjendjen demografike në dëm të shqiptarëve.

SHBA, BE dhe OKB, duhet të reagojnë ashpër ndaj Serbisë kriminale për influencën e Rusisë dhe të Kinës në Serbi.

SHBA, BE dhe OKB, duhet të vihen në mbrojtje të Kosovës viktimë dhe të mbarë shqiptarëve, që janë kombi më paqedashës dhe miku më i sinqertë  dhe më besnik ndaj SHBA-ve,  BE-së dhe OKB-së.

Kombi shqiptar është kombi më i vjetër autokton në Ballkan me identitet, gjuhë, kulturë dhe trashëgimi kulturore të pa kontestueshme nga askush.

Kombi shqiptar gjatë tërë historisë së tij nuk ka okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj, e sot është i detyruar të jetojë në trojet e veta, por në pesë shtete fqinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat