Dënimet për veprat penale të jenë më të ashpëra

Opinione

Dënimet për veprat penale të jenë më të ashpëra

Nga: Adem Bytyçi Më: 1 shtator 2021 Në ora: 08:47
Adem Bytyçi

Duhet kuptuar përfundimisht se e vetmja mundësi e luftimit të gjitha të këqijat në Kosovë është ashpërsimi i politikës ndëshkimore .

Që nga çlirimi i vendit e deri në ditët e sotme është folur e shkruar se në vendin tonë ka korrupsion, krim ekonomik të organizuar dhe pasurim të pajustifikushëm të pushtetarëve të caktuar me emër dhe mbiemër , pa harruar këtu edhe format e krimit kundër turpit dhe jetës së qytetarëve tanë .

Me gjithë aq shumë llafe dhe "përpjekje" këto të këqija në vendin tonë nuk po luftohen me atë vendosmëri dhe ashpërsi për t’u ndarë përfundimisht shoqëria dhe vendi ynë nga këto të këqija siç janë ndarë shumë shtete dhe shoqëri në shtetet tjera, pra në ato shtete dhe shoqëri ku vepron ligji dhe politika ndëshkimore ndaj atyre që bijnë ndesh me ligjin është shumë më e ashpër se në vendin tonë.

Po të mendohej seriozisht të luftohej korrupsioni ,krimi ekonomik i organizuar dhe pasurimi i pa justifikushëm në vendin tonë, do duhej të abrogohej nga sistemi ynë ligjislativ penal dënimi me kusht për këto VP, dhe të zbatohej vetëm dënimi me burg .

Në një shoqëri në të cilen Gjykatë shqiptojnë dënimin me kusht ndaj kryerësve të veprave penale korruptive dhe krimeve ekonomike , në vend që për këto vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore kryerësit e tyre të dënoheshin me dënime me burg , shoqëritë përkatësisht shtetët e tilla asnjëherë nuk mund ta fitojnë luftën kundër korrupsionit, krimeve ekonomike dhe formave tjera të krimeve .

Sipas statistikave zyrtare në perudhën e pas luftës në Kosovë ka pasur shumë krime ekonomike , pasurim të pajustifikushëm të shumë zyrtarëve të lartë dhe politikanëve me ndikim , por dënimet kanë qenë aq simbolike dhe në numër të vogël saqë nuk i'a vlenë as të përmenden.

Në qoftëse në Kosovë nuk do të ashpërsohej politika ndëshkimore kundër atyre që pasurohen me korrupsion dhe krim ekonomik të organizuar dhe kundër atyre që e sfidojnë ligjin dhe marrin jetë të qytetarëve në mënyrë mizore dhe makabre siç po na ndodh jo rrallë herë dhuna në familje dhe ekzekutimi i femrave nga individët me prirje kriminele dhe me precedura penal, siç ishte rasti i fundit i vrasjës së Marigonës 18 vjeçares nga Krivaqa, ku bashkëshorti i saj në rrethana tragjike, shoqëria jonë e ka të pamundur për t'u çliruar nga krimi nga kjo e keqe e tmerrshme .

Përderisa në vendin tonë kryerësit e VP, korruptive dhe të gjitha veprave tjera penale dënohen me dënime qesharake dhe organet e drejtësisë manipulohen nga individtët më të fuqishme të politikës, krimi jo vetëm që nuk do të mund të çrrënjoset, por do t'i lëshojë rrënjët edhe me thellë në të gjitha segmentët e shoqërisë duke e dobësuar seriozisht fuqinë e shtetit në luftën kundër tij…

Në qoftëse se shteti nuk i aktivizon të gjitha instrumentët e tij të dhunës ndaj dhunusëve dhe shkelësve të ligjit më në fund vetë shteti do të shndërrohet në Instrument të interesave të dhunuesve dhe në një situatë të tillë drejtësia për qytetarët në këto shtete do të ishte një mocion tepër abstrakt dhe i pa zbatushëm apsolutisht...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat