Vota e lirë dhe pushteti lokal

Opinione

Vota e lirë dhe pushteti lokal

Nga: Skënder Karaçica Më: 15 shtator 2021 Në ora: 11:03
Skënder Karaçica

Po përmbyllet mandati katër vjet të pushtetit lokal në Kosovë dhe,në këtë rrugëtim kemi veneruar nga afër tërë odisejadën e halleve të qytetarëve tanë...! Kosova në këto vite të lirisë është ndërtuar dhe shpeshherë u kam thënë kolegëve dhe miqëve nga diaspora shqiptare në Amerikë se, tërë ky projekt i ndërtimit të infrastrukturës dhe të planit hapësinor ka marrë pamjen e shtetit tonë të Kosovës...!

Në këto vite,një problem në vete ka mbetur në sheshet e qyteteve bërllogu dhe papastertia e skajshme herë-herë neveritëse,madje edhe për kalimtarët e rastit dhe të diasporës shqiptare nëpër botë...!

Për këto katër vjet, kryetarët e komunave,pa ndonjë keqkuptim dhe larg fushatës zgjedhore, nuk e morën notën e mirë për një ambjent me normën evropiane të pastër dhe pa bërllog rrugëve dhe të shesheve!

Këtu nuk e keni notën e mirë! Mos na merrni për të keq! Mos u hidhëroni, dilni sot në sheshet e komunave e shihni nga afër se si kundërmon erë e keqe nga bërllogu dhe papastërtia rrugëve dhe të shesheve ...!

Jemi të vetëdijshëm se pushteti lokal nuk ka buxhet milionësh,por të gjitha komunat tona kanë mundësinë që të kenë një kompani sado të vogël me disa të punësuar, që, do të mbanin në nivel pastërtinë e shesheve dhe të rrugëve nëpër qytetet e Kosovës!

Për këtë pikë të dobët, vota e lirë e sovranit,mund të ndëshkojë ndonjërin prej kryetarëve të komunave...?

Krejt në fund, mos u hudhëroni në shkrimin e sotëm, nuk ka të bëjë me fushatën zgjedhore të 17 tetorit 2021, por hedh dritë në vend të debatit (sic!) se kjo pjesë e punës për qytetarët sa më afër tyre, mbeti për katër vjet nën ,,manegjimin,,e erës së keqe të bërllogut dhe të papastërtisë të shesheve dhe të rrugëve tona...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat