Pastrimini i paras të pistë është vepër e rëndë e krimit

Opinione

Pastrimini i paras të pistë është vepër e rëndë e krimit

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 16 shtator 2021 Në ora: 16:54
Muhamet Kelmendi

Vendet në zhvillim dhe vendet që dalin nga lufta janë subjektet më të përshtatshme për krim dhe për korrupocion. Kur thuhet krim zakonisht është menduar fusha në vjedhjet e paras së shtetit dhe në tendera. Harrohet ana tjetër e medaljes, veprat penale të pastrimit të paras së pistë. Pothuajse nuk ka shtet që ka kaluar gjendjen e pas gjendjes së rëndë që nuk e ka pasur këtë vështirësi dhe krim.

Kudo nëpër shtete të tilla ka pasur vepra të rënda penale. Kështu është edhe në Kosovë, në Shqipëri, në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni etj. Nëpër këto shtete po lulëzon apo ka lulëzuar krimi i pastrimit të paras së pistë. Ne kemi kudo dhe në çdo fushë vepra të tilla të rënda penale.

Megjithatë, janë disa fusha ku kryesisht ka pastrim më të theksuar të paras së pistë. Është këtu tregtia, hotelieria, ndërtimi i banesave dhe pasuria e paluajtshme. Nëpër këto fusha ka lulëzuar kjo vepër penale. Ajo shihet në ndërtime të ndryshme në tregti, sikundër janë qendrat tregtare, hotelet e ndryshme, tokat e blera dhe shtëpitë shumëkatësh të ndërtuara.

Këtu ka krim. E si luftohet ky krim ështe shumë vështirë të gjinden mekanizmt adekuat. Shumë shtete, si Gjermania, Franca, Italia Turqia etj, janë përpjekur dhe punojnë për gjetjen e mekanizmave të luftimit të këtij krimi, por nuk kamë arrritur që të luftojmë me konseguenc.

Edhe sot ka vepra të tilla të mëdha. Në Gjermani mendohet se deri në 50 miliardë euro humbin kështu. Ne Francë rreth 30 miliardë, në SHBA rreth 100 miliarde. Këtu as që bëhet fjalë për Rusinë që prinë me krime të ndryshme dhe që kalojnë shifrat e 150 miliardëve.

Faktet flasin se as në Kosovë dhe kudo në Ballkan Perëndimor nuk do të mund të ndalet kjo vepër penale. Organet që e luftojnë këtë krim janë të dobëta. Mekanizmat e pastrimit të paras së pistë janë shumë moderne dhe të profesionalizuara. Për këtë edhe nuk ka mundësi të kemi suksese. Kjo vepër do të lulëzon edhe më tejë. Do të kemi pastrime të paras së tillë edhe në të ardhmen. Vështirë është të ndalet kjo vepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat