Ngadalë Beg se ka Hendek

Opinione

Ngadalë Beg se ka Hendek

Nga: Ragip Guraziu Më: 21 shtator 2021 Në ora: 11:12
Ragip Guraziu

Edhe çka duhet të bëjë BE-ja për shpalosjen e fytyrave çetnike të Qeveritarëve Serb,në krye me presidentin Vuçiq,që po mundohet,siç thotë populli,(Ariun me shoshë)

Posa Autoritetet në Kosovë më 20 shtator nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia. Por, serbët janë grumbulluar në afërsi të pikave kufitare në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët në shenjë pakënaqësie.

Shpërthen Rada Trajkoviq ndaj Vuçiqit: Stop dezinformimit të Vuçiqit, tregoje të vërtetën për Veriun

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për siç ka thënë ajo “keqinformim të serbëve”.

“Në vitin 2016 keni nënshkruar një marrëveshje për tabelat me afat skadimi për pesë vite, së cilës sapo i ka kaluar afati. Kjo marrëveshje u nënshkrua si pjesë e negociatave të Brukselit, rezultatet e të cilave ju i zbatoni në mënyrë jo transparente që nga viti 2013, përmes elementëve kriminale në terren dhe Listës suaj ‘satelitore’ politike Srpska”, ka shkruar ajo në Twitter.

Sipas vendimit të autoriteteve në Prishtinë, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Autoritetet në Kosovë po vendosin në veturat me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë. Veturave po u vendoset në xhamin para dhe prapa.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe se policia ka ndërmarrë gjitha masat që të mos pengohet lëvizja e lirë.

Autoritetet në Kosovë më 20 shtator nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia. Por, serbët janë grumbulluar në afërsi të pikave kufitare në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët në shenjë pakënaqësie.

Vjosa Osmani: Vendimi për targat siguron barazi, BE të ushtrojë presion ndaj Serbisë t’i ndalojë provokimet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani: Vendimi për targat siguron barazi, BE të ushtrojë presion ndaj Serbisë t’i ndalojë provokimet

Presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po thotë se Kosova me vendimin e sotëm të qeverisë, ka zbatuar në plotëni marrëveshjet e arritura në Bruksel të cilat Serbia i ka injoruar.

Referuar zhvillimeve rreth reciprocitetit me targat serbe, presidentja Osmani, i ka bërë thirrje Bashkimit Europian, që të ushtrojë presion mbi qeverinë e Serbisë, për të ndaluar provokimet ndaj Kosovës.

Prandaj, strukturat ilegale serbe, të financuara e që marrin urdhra nga shteti i Serbisë, po ndërmarrin veprime jo vetëm në kundërshtim me marrëveshjet e Brukselit, por edhe që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe stabilitetin e rajonit. Për më tepër, Serbia, sipas logjikës së pandryshuar të së kaluarës, po i shfrytëzon edhe institucionet shtetërore serbe për ta kërcënuar vendin tonë.

Asnjë lloj kërcënimi nga Serbia nuk e ndalon vendosmërinë tonë për të jetësuar zbatimin e ligjit, në përputhje me obligimet tona ndërkombëtare, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës, pa dallim etnie.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve është ndërmarrë si rezultat i përfundimit të marrëveshjeve të vitit 2011 dhe 2016 për lirinë e lëvizjes së qytetarëve mes dy shteteve. Rrjedhimisht, vendimi siguron trajtim të barabartë dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Vendimi është pranuar dhe po zbatohet me përpikëri në të gjitha pikat kufitare, me përjashtim të dy pikave në veri, në të cilat serbët lokalë po keqpërdoren nga Qeveria serbe dhe strukturat ilegale atje.

Prandaj, ftoj Bashkimin Evropian që të ushtrojë presion mbi qeverinë e Serbisë që të ndalojë menjëherë provokimet ndaj Kosovës dhe keqpërdorimin për qëllime politike të qytetarëve serbë të Kosovës. Politika destabilizuese e Serbisë në Kosovë dhe në rajon dhe qëllimet e tyre hegjemoniste për të ashtuquajturën ‘botë serbe’ janë rikthim në logjikën e tyre të viteve ’90, e cila ka sjellë shumë viktima në rajonin tonë”, ka thënë Osmani.

Vuçiq e dramatizon situatën në Veri pas reciprocitetit të targave: Janë të vendosur snajperistë në disa vende

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu është drejtuar popullit serb nëpërmjet një konference pas reciprocitetit për targa, vendim ky i marrë nga Qeveria e Kosovës.

Vuçiq e ka cilësuar si “një ditë të vështirë” për serbët në Kosovë, derisa e ka dramatizuar paksa situatën lidhur me prezencën e forcave policore në Veri.

Gjuriqi – Kurtit: Po e shtyn rajonin në gjakderdhje, mos luaj me zjarrin

“Sot është një nga ditët më të vështira për njerëzit tanë në Kosovë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë dramatizim, por situata është vërtet serioze dhe e vështirë. Dua t’ju informoj se ne e dinim mbrëmë se Prishtina po planifikonte lëvizje të forcave të saj në Kosovën veriore”, deklaroi ai.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të zbatojë reciprocitetin në targa me Serbinë, duke ua obliguar të gjithë veturave me regjistrim serb që ia mësyjnë Kosovës të paguajnë 5 euro që të pajisen me targa të përkohshme ‘RKS’.

Lidhur me këto zhvillime ka reaguar Ambasada Amerikane e BE’ja, duke i bërë thirrje Kosovës e Serbisë të “ulin tensionet”.Shpërthen Rada Trajkoviq ndaj Vuçiqit: Stop dezinformimit të Vuçiqit, tregoje të vërtetën për Veriun

Shpërthen Rada Trajkoviq ndaj Vuçiqit: Stop dezinformimit të Vuçiqit, tregoje të vërtetën për Veriun

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për siç ka thënë ajo “keqinformim të serbëve”.

“Në vitin 2016 keni nënshkruar një marrëveshje për tabelat me afat skadimi për pesë vite, së cilës sapo i ka kaluar afati. Kjo marrëveshje u nënshkrua si pjesë e negociatave të Brukselit, rezultatet e të cilave ju i zbatoni në mënyrë jo transparente që nga viti 2013, përmes elementëve kriminale në terren dhe Listës suaj ‘satelitore’ politike Srpska”, ka shkruar ajo në Twitter.

Për fund

BE-ja, mos të kqyrë Kosovën me një sy tjetër,derisa ti analizojë deklaratat e serbeve dhe atyre shqiptare,kur autori i këti shkrimi,mu sot e marte në kufijt në mes Kosovës dhe Serbisë,deklaroheshin se poitikat e dy shteteve,po pësojnë qytetarët e dy shteteve.

Dhe kjo është e vërteta,pse edhe pas 23 vjet pas lufte,Fajet janë të BE-ja, dhe edhe aleastët tanë në krye me Amerikën,ende po kërkojnë blerje kohe,edhe pas 23 vjet pas lufte jemi këtu ku jemi e si jemi?!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat