Hipokrizia e Edi Ramës dhe çmenduria e Aleksandër Vuçiqit...!

Opinione

Hipokrizia e Edi Ramës dhe çmenduria e Aleksandër Vuçiqit...!

Ismail Muqiqi Nga Ismail Muqiqi Më 27 shtator 2021 Në ora: 18:14
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Pas krijimit të gjendjes destabilizues të cilën e krijoi Serbia në veri të Kosovës, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot vizitoi Republikën e Kosovës. Rama me plotë hipokrizi erdhi në Kosovë me qëllim të shpërlarjes së fytyrës së zezë në raport me Kosovën. Institucionet e shtetit të Kosovës si gjithmonë me plotë sinqeritet dhe dashamirësi i mirëpriten liderët e Shqipërisë. Aventurat politike dhe kryeneçësia e Ramës çdo ditë e më shumë po dalin mbi sipërfaqe duke e dëmtuar interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Miqësia e kahmotshme e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiqin shkoi aq lartë deri tek formimi i aleancave ekonomike tregtare të quajtura Shëngeni Ballkanik. Kjo iniciativë apo “mini marrëveshje” ndërmjet Ramës dhe Vuçiqit duke e anashkaluar – përjashtuar Republikën e Kosovës, kinse për hapjen e korridoreve të reja të lëvizjeve të njerëzve dhe të mallrave në këtë pjesë të Ballkanit, më së miri u vërtetua këto ditë kur Serbia përmes strukturave paralele kriminale i bllokoi rrugët në Jarinje dhe Bërnjak. Derisa të gjitha partitë politike në Serbi dhe në Bosnjë po e përkrahin Aleksandër Vuçiqin dhe interesin e Serbisë, Edi Rama si Kryeministër i Shqipërisë deri sot nuk u prononcua asnjëherë si kryeministër i shtetit amë për ta gjykuar dhe dënuar kërcënimin e qeverisë serbe në krye me Vuçiqin kundër shtetit të Kosovës. Iluzionet dhe demagogjia e Edi Ramës për Mini Shengenin Ballkanik u shkelen me të dy këmbët nga politika shoviniste dhe hegjemoniste për interesat e Serbisë së madhe.

Çmenduria e Aleksandër Vuçiqit

Vuçiqi i cili tani është në krye të Serbisë e cila i shkaktoi tri lufta në ish Jugosllavi, duke bërë gjakderdhje dhe gjenocid në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë tani me ndihmën e aleatit të vjetër të Rusisë po mundohet të nis një luftë të re në Ballkan. Kërcënimet e njëpasnjëshme kundër Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës e herë pas here edhe Kroacisë janë sinjal i mjaftueshëm se politika fashiste e Vuçiqit dhe e Serbisë nuk ka përfunduar. Provokimet ndaj Kosovës dhe institucioneve të sigurisë në pikën kufitare në Jarinje janë instrument luftënxitës kundër shqiptarëve për okupimin e territoreve. Ky Aleksandër Vuçiqi i çmendur i cili po bënë eksperimente me polici dhe ushtri kundër Pavarësisë së Kosovës ose është i çmendur ose është në lajthitje të cilën do ta paguaj shtrenjtë?

Ky njeri i krisur nuk di a është i vetëdijshëm se në zemër të Kosovës përkatësisht ne Bonstil në Ferizaj është baza më e madhe ushtarake e NATO-së, e cila komandohet nga Ushtria Amerikane. Ky Vuçiqi ndoshta nuk është i vetëdijshëm se Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Shqipëria sot janë anëtaret e NATO-s. Ky ndoshta nuk e di se në Republikën e Shqipërisë po vendosën forcat ushtarake të NATO-së me të gjithë arsenalin ushtarak duke ndërtuar edhe aeroport modern dhe strategjikë për nevojat ushtarake. Prandaj, të gjitha këto rrethana gjeopolitike dhe gjeostrategjike të ndërtuara në këtë shekull nuk janë në favor të Serbisë përkundrazi. Edi Rama dhe të gjithë liderët shqiptarë në të gjitha trojet etnike, është koha të bashkohen dhe të flasin me një zë kundër politikës destruktive te Serbisë dhe kundër të gjithë atyre që mundohen ta dëmtojnë interesin kombëtarë të shqiptarëve. Prandaj çdo përafrim miqësor i Edi Ramës me Vuçiqin në dëm të Kosovës nuk do të arsyetohet nga populli dhe historia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat