Isa Mustafa me dy fytyra!

Opinione

Isa Mustafa me dy fytyra!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 12 tetor 2021 Në ora: 08:08
Isa Mustafa

Fytyra e Isa Mustafës tashmë ka dalë në pah, reagimet e tija se gjoja ka qenë kundër Asociacionit dhe të tjerave, më bën që të them ca fjalë të bazuara vetëm mbi fakte. Isa Mustafa thotë se s’ka qenë ai kryeministër kur është bërë marrëveshja për Asociacionin, kjo është një rren e kulluar.

Isa Mustafa është zgjedhur kryeministër i Kosovës me 9 dhjetor 2014, derisa marrëveshja është nënshkruar pas 9 muajve, duke qenë ai kryeministër. Kjo marrëveshje është nënshkruar në prani të Isës dhe Hashimit, gjë të cilën e deklaron edhe vet Isa ku thekson: "Me 25 gusht 2015 unë kam nënshkruar dokumentin “Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë-parimet themelore/elementet kryesore”".

Si qenka e mundur, edhe të thuash e kam nënshkruar, edhe herë të thuash se jo unë por Hashimi. Pikërisht Isa Mustafa, tani që po e kundërshton Asociacionin, me statuset në Facebook në 2015 thoshte se “kjo po i bën mirë Kosovës”. Për më tepër thoshte se "Marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës".

Vetëm pas katër muaj, vjen edhe vendimi i 23 dhjetorit të Gjykatës Kushtetuese ku deklarohet lidhur me Asociacionin e Komunave serbe me të cilin sipas Kushtetuese “cenohet sovraniteti i shtetit të Kosovës”. Edhe Hashimi, sikur Isa, deklaronin se është në përputhje me Kushtetutën, por nuk doli kështu, minimumi duhet të jepnin dorëheqje për cenim të sovranitetit, në vend të marrjes së përgjegjësive i ulën veshët.

Isa po mundohet të shpëtojë nga një fije kashte, me arsyetimet “Në kohën kur është nënshkruar Marrëveshja e Parë në Bruksel dhe është ratifikuar në Kuvend në Prishtinë, (e cila ka sanksionuar themelimin e Asociacionit), Isa Mustafa nuk ka qenë Kryeministër i Kosovës”.

Sa për rikujtim të Isës, e vërtetë se në 2013 Isa nuk ishte kryeministër, por marrëveshjet janë të vlefshme kur nënshkruhen, jo kur flitet për to. Në momentin e nënshkrimit, Isa ishte kryeministër, me lavdërim dhe admirim fliste për Asociacionin si “një sukses shumë të madh të arritur me këto marrëveshje, sukses në shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun".

Kështu deklaronte njeriu që tani reagon me mllef ndaj të vërtetave, për të cilat s’mund të jetë krenar. Në këtë kuptim, e pakta dhe më e duhura që mund dhe duhet të bëjë Isa Mustafa, është të pranojë gabimet, të kërkoj ndjesë, mos të bëhet edhe qesharak, përveç se edhe i dëmshëm. Njeriu që ishte nënshkrues i Asociacionit, ironikisht nuk kërkon falje, mundohet të shes fabulën e mashtrimit tek qytetarët. Akoma më ironike është se Isa deklaron “se ka frikë që Qeveria Kurti do ta pranojë këtë Asociacion”.

Isë, nëse ky Asociacioni nuk qenka i dëmshëm, edhe nuk pengon cenimin e sovranitetit, për më tepër edhe shtrin sovranitetin në veri, pse duket mos të pranohet?!

Cili Isë je i vërteti, ai që thoshe se Asociacioni është sukses i Kosovës, apo tani që thua se “ky Asociacion i pazakontë sepse formohet mbi baza etnike”. Me pak fjalë, cili Isë je ti???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat