Dhe kështu humbja ishte e paevitueshme!...

Opinione

Dhe kështu humbja ishte e paevitueshme!...

Nga: Dibran Demaku Më: 18 tetor 2021 Në ora: 11:28
Dibran Demaku

Sipas rezultateve të para të zgjedhjeve komunale humbësi më i madh i tyre po del të jetë Lëvizja Vetëvendosje.Lëvizja Vetëvendosje e cila vetëm tetë-nëntë muaj më parë në zgjedhjet nacionale pat dalur si forcë e parë politike me mbi pesëdhjetë përqind të votave.Dhe kjo humbje kaq e papritur Lëvizjen Vetëvendosje mund ta plandosë për toke,nga ku mund të ndodhë që për shumë kohë të mos ngritet aty ku ishte muaj më parë.

Kur të çertifikohen rezultatet e zgjedhjeve dhe Lëvizjes Vetëvendosje t’i regjistrohet edhe zyrtarisht humbja,atëherë do të fillojnë të bëhen edhe analiza se përse ndodhi kjo rënje për kohë kaq të shkurtër e mosbesimit të elektoratit vizavi kësaj force politike!
Pas kësaj humbjeje Lëvizja Vetëvendosje do të duhej të reflektonte pa humbur kohë se përse i ndodhi kjo rënje kaq e beftë?!Do të duhej që udhëheqja e saj të reflektonte urgjentisht dhe të evitonte defektet që i sollën këtë humbje.Do të duhej që të verifikonte se kjo humbje i erdhi si rezultat i një euforie pas fitores në zgjedhjet nacionale;si rezultat i një i një vetëbesimi të tepruar;si rezultat i një mendjemadhësie të tepruar apo si rezuktat i zgjedhjes së keqe të kandidatëve për zgjedhje?!

Kur jemi tek pyetja e fundit,na shkon në mendje tek kandidati i kësaj partie për komunën e Mitrovicës,Agim Bahtiri,për të cilin të gjithë barometrat tregonin se ai do të humbiste!Apo lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti duke u fotografuar me Agimin,mendonte se do të ndikonte tek qytetarët që ta votonin Agimin,i cili gjatë tërë jetës së tij politike nuk ishte dalluar për asgjë,përveq ca gafave qesharake,nuk ishte dalluar me asgjë.Dhe jo vetëm me gafa qesharake,por edhe me gafa premtuese si ato për hapjen e mijëra vendeve të punës,apo atë të nxehjes së qytetit me bërthama të kumbullave?!Vërtetë besonte Albini se qytatarët e Mitrovicës do ta votonin një sërish Agimin qesharak dhe mendjemadh,me dije që linte dhe lë shumë për të dëshiruar?!

Daljet e Albinit në krah në përkrahje të kandidatëve për kryetar komunash të imazhit ala Agim Bahtir e të tjerë,vetëm sa e dëmtuan atë,pra Albin Kurtin si politikisht ashtu edhe moralisht!Dhe kështu humbja ishte e paevitueshme!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat