Krimi nuk ka komb

Opinione

Krimi nuk ka komb

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 22 tetor 2021 Në ora: 17:30
Muhamet Kelmendi

Lufta kundër krimit dhe korrupcionit, kontrabandës e veprimeve tjera kriminale, janë të dënuara nga çdo shtet demokratik në botë. Deklarata e SHBA-së dhe e BE-së lidhur me aksionet e organeve kompetente të Kosovës në veri të vendit është shumë e qëlluar dhe e drejtë. Ajo tregojë se Kosova ka drejtë në luftë kundër krimit, kontrabandës e dukurive tjera kriminale, kudo edhe në veri të Kosovës.

Gjatë aksionit kundër krimit, i lulmuan kriminelët organet e Kosovës me armë të zjarrit, me granata të dorës e me mjete tjera të forta. Shumë policë u plagosën. Pati edhe sulme kundër popullsisë civile, mjeteve të informimit dhe subjekteve tjera, që ishin në përcjellje të gjendjes. Kundër kriminelëve dhe kontrabandistëve u veprua në veri me mjete ligjore dhe me kufizime demokratike.

Këtë e perkrahën forcat liridashëse në UE dhe në SHBA. Kundër ishin kriminelët e Beogradit, shteti ruse dhe z. Borrekl që i cilësoi si të "njeanëshme". Tash po del se shteti i Kosovës ka të drejtë të ruaj rendin dhe sigurinë në vend, sikurse edhe të luftojë edhe çdo dukuri negative dhe krilminale, pavarësisht vendit dhe përkatësisë nacionale, kuptohet që rrezikon rendin dhe sigurinë e Republikës. Kriminelët serb në veri të Kosovës janë të organizuar dhe të armatosur nga Beogradi. Koka e krimit është Vuçiq, Daçiq dhe Vulin.

Këta duhet dënuar. Ndërsa, brenda në Kosovë shteti kërkohet të marrë masa dhe mos të zbrazet ndaj askujtë, pavarësisht fuqisë kriminale që ka. Prapa është SHBA dhe UE. Kjo tregon domosdoshmërinë e intensifikimit të luftës kundër krimit. Në luftën e tillë nuk ka rëndësi vendi, kombi dhe përkatësia nacionale.

Krimi dhe kontrabandizmi nuk kanë kombë. Atyre iu intereson vetëm fitimi. E këtu shteti duhet të tregohet i guximshëm dhe të vepron. Nuk ka forcë në botë që e kundërshton luftën e drejtë të Kosovës kundër krimit, banditizmit e kontrabandës. Kjo po vërehet edhe me përkrahjen e madhe që e dhanë tash SHBA-të dhe BE-ja për aksionet e prokurorisë dhe të policisë në veri të Republikës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat