Presidenti Rus, Vladimir Putin

Opinione

Presidenti Rus, Vladimir Putin

Nga: Ragip Guraziu Më: 25 tetor 2021 Në ora: 11:25
Ragip Guraziu

Presidenti Rus, Vladimir Putin, ai Serb, Vuçiq dhe kryeministrja (lezbikja), Ana Bërnabiq , janë vënë në siklet nga deklaratat e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të premten se gjatë kësaj jave kishte kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që t’i shpallte “non grata” dy zyrtarë të Rusisë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, duke theksuar se aktiviteti i tyre “ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është varrosur kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, biles edhe Kushtetutën e saj.

“I bëjmë thirrje UNMIK-ut dhe forcave ndërkombëtare në Kosovë, në kuadër të kompetencave të tyre në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të garantojnë sigurinë dhe kushtet e nevojshme për punën normale të personelit të zyrës ruse në Prishtinë. Ne presim garanci të duhura me shkrim nga administrata e OKB-së”, deklaroi Zakharova.

Reagimi i Rusisë pasi Kosova ia shpalli non grata dy zyrtarë: Provokim i qëllimshëm

Non grata duhet shpallur edhe për Putinin, Vuçiqin dhe Bërnabiq

Reagimi i Rusisë pasi Kosova ia shpalli non grata dy zyrtarë: Provokim i qëllimshëm

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Marija Zakharova në një deklaratë të publikuar në faqen e ministrisë ka reaguar lidhur me vendimin e Kosovës për t’i shpallur non grata dy zyrtarë rusë.

“Ne supozojmë ky hap i administratës së Prishtinës nuk do të ketë asnjë pasojë për statusin juridik të diplomatëve të përmendur rusë”, tha ajo.

Rusia i bëri thirrje misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK dhe forcave paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO, gjegjësisht KFOR-it që të reagojnë.

Zakharova e quajti “provokim të qëllimshëm” këtë vendim, dhe në favor të, siç shtoi, projektit perëndimor të Qeverisë së Kosovës, “e cila po ndjek një politikë agresive të drejtuar kundër Rusisë dhe rolit të saj konstruktiv në Ballkan”.

“I bëjmë thirrje UNMIK-ut dhe forcave ndërkombëtare në Kosovë, në kuadër të kompetencave të tyre në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të garantojnë sigurinë dhe kushtet e nevojshme për punën normale të personelit të zyrës ruse në Prishtinë. Ne presim garanci të duhura me shkrim nga administrata e OKB-së”, deklaroi Zakharova.

Sipas Zakharovës, zyrtarët e shpallur non grata janë të akredituar nga UNMIK-u.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të premten se gjatë kësaj jave kishte kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që t’i shpallte “non grata” dy zyrtarë të Rusisë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, duke theksuar se aktiviteti i tyre “ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në deklaratën e Osmanit.

Menjëherë pas këtij vendimi, ambasada e Rusisë në Serbi reagoi me një deklaratë duke theksuar se Rusia nuk i njeh këto veprime të Kosovës.

“Ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, prandaj nuk e njohim qeverinë e tyre apo strukturat e tjera. Asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore për ne. Ne po bashkëpunojmë me misionin e UNMIK-ut, duke përfshirë këto çështje, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në deklaratën e ambasadës ruse në Beograd.

Edhe Kosova nuk ka nevojë për njohjen e Kosovës, nga Serbia, Rezoluta 1244,UNMIK veç ka humbur besimin e qytetarëve shqiptarë dhe s’ka punë më në Kosovë, derisa ne kemi KFOR-in, NATO-n, dhe Ushtrinë tonë, etj.

Sa të drejta do kenë serbet në Kosovë aq do të ketë edhe Shqiptarët e Luginës së Preshevës

''Shqiptarët në Serbi përbëjnë me shekuj në jug të vendit një popullsi autoktone. Ata sot, kryesisht jetojnë në Luginën e Preshevës, një trevë kufitare në mes Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, dhe sipas censusit të vitit 2002 në dy komuna përbëjnë shumicën e popullsisë, në komunën e Preshevës (89,10 %) dhe të Bujanocit (54,69 %), ndërsa përbëjnë një pakicë të konsiderueshme në komunën e Medvegjës (26,17 %).''

''Përveç këtyre trevave, shqiptarët jetojnë edhe në jugperëndim të Serbisë, gjegjësisht në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Popullsinë e Peshterrit e përbëjnë kryesisht boshnjakët që janë kryesisht pasardhës të shqiptarëve. Për shkak të çështjeve politike që lidhen me shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore, banorët shqiptar kanë deklaruar veten e tyre si boshnjakë për të shmangur diskriminimin. Gjuha shqipe ende flitet nga disa fshatarët shqiptarë në Peshterr.[Në Serbi është shumë e përhapur ndjenja antishqiptare, apo albanofobia."

Qyteti më i madh shqiptar dhe qendra e shqiptarëve në Serbi është Presheva, selia e Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucion i vetëqeverisjes i shqiptarëve në Serbi.

Kushtetuta e shqiptarëve të Preshevës me rrethinë, e aprovuar më 1992,duhet jetë në fuqi, që do thotë që nga kjo kohë kjo rezolutë daton nga ky vit, sa u përket Lista Srpska, e dirigjuar nga Vuçiqi, bashkëpunëtorit të Sllobodan Millosheviqit, kjo listë fund e krye çetnike, nuk na duhet këtu në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat