Politika e solli Republikën buzë greminës

Opinione

Politika e solli Republikën buzë greminës

Nga: Mr.Ali Hertica Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 08:59
Mr.Ali Hertica

Njohësit e skenës politike në vendin tonë, duke parë dhe duke analizuar procesin e shtetndërtimit për gati dy dekada që po lëmë pas, e me fokus të veçantë këtë dekadën e fundit të passhpalljes së pavarësisë, vlerësojnë se është kjo politikë e papërgjegjshme kosovare, që e ka degraduar shtetin, saqë edhe në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, sistemi i drejtësisë vazhdon të mbetet krejtësisht i pafuqishëm dhe i kontrolluar nga politika dhe nëntoka kriminale, për të “garantuar” të drejtat e qytetarëve të vendit.

Sipas analistëve politikë, mbetet shqetësues fakti se sa mirë po bashkëjetojnë për interesin e tyre korrupsioni dhe krimi i organizuar në çdo institucion të shtetit në Kosovë, pa marrë parasysh se kush nga partitë po e merr pushtetin, pikërisht për shkak të dështimit ekstrem të Prokurorisë dhe Gjyqësorit, që nuk i luftojnë ato, thuajse nuk ekzistojnë fare.

Mosluftimi i korrupsionit dhe krimit ka bërë që krimi i organizuar dhe korrupsioni të instalohen e të bashkëjetojnë në të gjitha institucionet, në të tria shtyllat e pushtetit dhe në të dyja nivelet e pushtetit!

Tanimë po bëhet shumë e qartë se korrupsioni dhe krimi i organizuar, bashkë me ndërhyrjet politike, janë problemet kryesore, të cilat drejtësinë e vendit e kanë kthyer në padrejtësinë më të madhe për qytetarët, duke e trafikuar drejtësinë përmes rrugëve antiligjore, devijante e trafikante.

Kjo gjendje mbetet kështu, pasi po i konvenon politikës kjo drejtësi e brishtë e kurrfarë me mundësi të plotë trafikimi, sepse në kuadër të lulëzimit të korrupsionit dhe krimit në drejtësi pushtetarët e kanë shumë më lehtë të bëjnë milionat përmes rrugëve korruptive e kriminale dhe pa i prekur, pa u rrezikuar e ndëshkuar nga askush.,ndryshimi i gjendjes, në duart e popullit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat