Mbi të gjitha, Kosova e kaloi testin

Opinione

Mbi të gjitha, Kosova e kaloi testin

Nga: Ragip Guraziu Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 09:49
Ragip Guraziu

Pasi përfunduar numërimet pothuajse në të gjitha komunat në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ndodhën mrekullitë të parapara që këto zgjedhje do mbahen mend, dhe edhe në të ardhmen duhet të vazhdojmë kështu dhe këto zgjedhje le të jenë model, të zgjedhjeve të ardhshme, dhe të dalim gjithnjë faqebardhë dhe që na lakmojnë edhe të tjerët.

Me këtë fitoi Kosova. Fitoi qytetari i Kosovës. Fituam të gjithë, sepse kjo ka qenë kryesorja që këto zgjedhje komunale të 17 tetorit dhe balotazhit të 14 nëntorit të 2021 të cilësohen apo të vlerësohen si më të mirat deri më tani. Deri më tani u vlerësuan si nga vendorët, po është edhe nga ndërkombëtarët dhe misionet e tyre këtu në Kosovë.

Qytetarët e Kosovës po urohen për këto zgjedhje edhe nga vendorët edhe nga ndërkombëtarët, për kalimin e këtij testi, për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike dhe thuhet se kanë dëshmuar edhe njëherë se populli ynë është në rrugë të drejtë për t'u integruar në strukturat euro-perëndimore.

Humbja dhe fitorja janë të përbashkëta

Por, për t'u arritur ky sukses dhe ky shembull për botën e civilizuar dhe për të qenë ne shembull për të tjerët, si dhe ne dimë dhe ia dalim, duhet të kemi një përkushtim të madh edhe kombëtarë, por të gjithë së bashku do t'ia dalim dhe kjo nuk ka dyshim.

Ndryshimi erdhi, pak sa me vonesë por erdhi

Me këtë rast reflektuan gati të gjithë subjektet politike dhe hera e parë që qytetarë e panë me sytë e tyre, se pa marrë parasysh se me një farë forme edhe rezultatet ishin afër me përqindje, uronin njëri tjetrin dhe tani do e kemi një pozitë të fortë dhe të kujdesshme, po ashtu edhe opozitë të fortë, dhe Kosova më në fund do të fitojë dhe kush tjetër qytetarët e saj.

Befasitë ndodhën me PDK-në. Edhe pse krerët e Shtabit të Përgjithshëm gjenden në Gjykatën e Hagës, jo vetëm, doli e para me 9 komuna të fituara, derisa, befasia tjetër me Prishtinën, Prizrenin, etj…

Pse e themi këtë sepse në disa komuna, gati edhe në të gjitha ishin rezultatet të përafërta edhe dy-tri vota, por ajo më kryesorja fituam të gjithë ne, fitoi Kosova, dhe tani do marrim frymë pak më lirë.

Rezultatet:

Lista Serbe ka fituar më së shumti komuna në nivel vendi, ndërkohë që PDK ka fituar më së shumti komuna shqiptare. LDK ka fituar 7, AAK 5 ndërkohë VV vetëm 4.

Këto janë rezultatet përfundimtare:

Lista Serbe(10): Leposaviq, Novobërda, Shtërpca, Zubin Potoku, Zveçani, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica e Veriut, Kllokot;

PDK (9): Prizren, Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Mitrovicë, Skenderaj, Hani i Elezit, Ferizaj

LDK (7): Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Peje, Lipjan

AAK(5): Gjakovë, Klinë, Rahovec, Therandë, Deçan.

VV(4): Gjilan, Podujevë, Kamenicë, Shtime.

Nisma (1): Malishevë.

Ajo më kryesorja është kjo: Në rast se ndodhin koalicionet e subjekteve politike nëpër komunat e tyre, pa xhelozi, Kosova do ta ketë një pozitë të fortë dhe opozitë të qëndrueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat