Vetëvendosje urgjentisht të reformohet

Opinione

Vetëvendosje urgjentisht të reformohet

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 18 nëntor 2021 Në ora: 18:26
Vetëvendosje

Zgjedhjet e fundit lokale nxorën në pah shumë gjëra, të metat e partive politike, kërkesat e qytetarëvë, nevojën për ndryshim etj.

Partia më e madhe në vend Lëvizja Vetëvendosje nuk doli siç e kishte menduar, fitoi vetëm në katër komua të vendit nga gjithësej 38, nëse i largojmë 10 të Listës Srpska, mbesin 28 më shumicë shqiptare.

Ishte pritur që VV të fitonte më shumë komuna, me këtë rezultatë sigurisht se nuk është e kënaqur, dhe s’duhet të jetë. Kështu që, nevoja për ndryshime brenda VV është nevojë e kohës. Vetëvendsoje duhet të shpallë zgjedhjet e saja të brendshme nëpër komuant e vendit, të rifreskohet me kuadro të reja, të largojë ata që nuk sollën fitore, në mënyrë që të jetë më afër qytetarëvë, kërkesave të tyre.

Kandidatët e VV në zgjedhjet lokale kanë qenë shumë të dobët, kjo ka prodhuar rezultatin që e ka. Nëse VV do të kishte kandidatë më të mirë do të fitonte më shumë komuna, sidomos në rrafshin e Kosovës, me përjashtim të kandidatit për Gjilan ku edhe fitoi, të tjerët s’kanë qenë të denjë. Andaj, Vetëvendosje me patjetër të shapllë zgjedhjet e brendshme, ndryshe rrezikon të bie shumë, me këtë rast edhe besimi i qytetarëvë do të bie.

Ka shumë raste të rënies së partive që dikur kanë qenë në maje, të cilat nga arroganca nuk kanë përfillur kërkesat e qytetarëve, me që rast edhe kanë pësuar dështim brenda një kohe të shkurt. Ndryshimet janë të nevojshme, ato gjithmonë janë nevojë për t’u përmirësuar, për të larguar pengesat, krejt këto prodhojnë rritje të besimit.

Me përjashtim të katër degëve apo qendrave ku ka fituar, VV duhet të bëjë ndyshime rrënjësore në të gjtiha degët tjera nëpër Kosovë. Nëse këtë nuk e bën, do e pësojë edhe më shumë në zgjedhjet e ardhshme lokale, me shumë gjasë edhe në ato nacionale, me vlerësimin e qytetarëvë se mosreformimi nuk meriton besim.

Reformimi duhet të ndodhë shpejt, reformat e vonshme kurrë nuk e sjellin rezultatin e njejtë si ato të më hershme. VV të rrah hekurin sa është i nxehtë, mos të lejojë që mbështetësit e saj të largohen, do e ketë shumë vështirë t’i rikthejë. Në politikë është zgjuarsi të kapësh momentin, të përdorësh atë kur të jepet mundësi, po nuk e bëre rasti s’të jepet dy herë.

Albini, politikan i rryer, dua të besoj se këtë gjë e di shumë mirë dhe e ka parasysh. Këmbanat bien për ata që kanë vesh, thonte Hygoi, nësë nuk i dëgjon Albini këto këmbana, herën tjetër s’do të jenë më këmbana, por debakël pa mundësi kthimi në gjendjen e më parshme.

Opozita këtë gjë po e pret, ëndërron të zhduk VV nga skena politike, Albini ka shumë armiq, të ndërhyjë sa nuk është vonë për të rregulluar qatinë e shtëpisë, ka nisur të bien pikat e shiut brenda, mos të lejojë të bëhët lumë, s’do ketë kush t’i ofrojë gomën e shpëtimit.

Edhe AAK njëkohë arriti deri në 19 % të votave, tani është në 7-8 %, me tendenca që të zhduket fare, kjo nga mungesa e reformave, mungesë të ofrimit të njerëzvë të denjtë për t’i përfaqësuar qytetarët. Albin, reago sa nuk është vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat