Të vdekurit në nëntor

Opinione

Të vdekurit në nëntor

Afrim Caka Nga Afrim Caka Më 25 nëntor 2021 Në ora: 19:36
Ilustrim

Letër publike, 

“Unë, një ish i burgosur shqiptar në burgjet serbe, ju kërkoj të zgjoheni nga gjumi i latargjisë mbi një dramë për të cilën institucionet tuaja nuk kanë dijeni për vdekjen e 46 shqiptarëve nga Ilirida.” Në pamundësi t’ju themë gojarisht disa mendime të miat rreth të vdekurve shqiptarë, për atë çka pret gjithë kombi shqiptar prej jush e jo prej Vuçiçit. 

Edi Rama nuk e shpalli “ditë zie” - sikur është “vëlla i Vuçiçit” dhe do të bënte “adetin” me një ngushëllim sado të vogël për të vdekuritë shqiptarë në Bullgari, por nuk tha asnjë fjalë se përse nuk ka asnjë ngushëllim për të vdekurit. Turpi ta mbulofte jeten more faqe zi, po të gjitha i more në Shqipëri. Ti je nji hale e Shqiperisë etnike me këto që silllesh dhe zërdhihesh me Vuçiçin.... turpi do të mbulojë kudo të jeshë.  

Është, më sa duket, rasti vetëm që njihet në botë, kur bota shqiptare merr pjesë në shkallë kaq të drejtë në mbajtjen e një ditë zie, si të thuash, e pse jo, edhe në zvetënimin e Mini Shengenit të tij.  

Në rrugët e shkreta të Bullgarisë ku është  varrosur vetë Muaji nëntor; mërzia e thellë e familjarëve në tokën e ngrirë Bullgare; thirrja në dyleftimin makabër e të vdekurve për të gjallët e tyre, që vërviten rreth një varri me emër e mbiemër (të rinj e të vjetër) me 46 shqiptarë; rënkimet e të vdekurve që poshtë dheut ngaqë s’ngrihen dot për t’u ndeshur me armikun; vajtime të madhërishme, mallkime ngjethëse me përpamasa kozmike – shkurt, një heshtje varri i ethshëm në Shqipëri, që vazhdon që nga Tirana e deri te Vuçiçi, përbën materien e turpit të këtij cikli. 

Në qoftësae se liderët shqiptarë e ndiejnë se janë të paaftë të kuptojnë e përgjegjësisë që kanë ndajë vëllezërve në Ilirid, ata duhet t’ua lënë vendin të tjerëve. Gjithmon do të ketë shqiptar që do ta kuptojnë më mirë të vdekurit në “xhadetë e botës”, që do të kenë më shumë dhembshuri për ta, me fjalë të tjera, që do t’i ngushëllojnë me ca ditë zie siç duhet.   

Në vend se të ulte kokën përpara dramës së popullit shqiptar, të ulte kokën jo përvujtni morale, por për të kuptuar më mirë përse është në krye të vendit, nga kjo natyrë e varfër u dehë nga shija e pushtetit dhe nga shija e minishengenit, nga veturat, rojet, pritjet e kamerat televizionit. Kjo do të shoqërohej natyrisht, ashtu siç u shoqërua, nga një mllef i verbër kundërshtarëve të minishengenit, nga një korrupsion i pafund dhe nga një shpërfillje e plotë ndaj interesave dhe tragjedisë kombëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat