Hipokrizia e Deputeteve te Opozitës!...

Opinione

Hipokrizia e Deputeteve te Opozitës!...

Nga: Ismail Muqiqi Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 17:39
Ismail Muqiqi

Në mbledhjen e sotme të Parlamentit të Kosovës një nga pikat e rendit të ditës me rëndësi ishte edhe zgjedhja e bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Por  q‘ndodhi kur i erdhi radha votimit dhe vendosjes  për anëtarë të bordit, të cilët ishin propozuar nga komisioni intervistues.

Mjerisht Deputetet e opozitës në mënyrë perfide u larguan nga mbledhja e Parlamentit duke e pamundësuar forumin për ta zgjedhur këtë organ me rëndësi të jashtëzakonshme. Ky veprim e tregoj fytyrën e vërtet dhe prapaskenat e kurdisura për ti ruajtur interesat e partive politike të cilat që nga paslufta Radio Televizionin e Kosovës si medium publikë e kanë shfrytëzuar si pronë private. Këta janë ata deputetet pa integritet të cilët po e malltretojnë opinionin në Parlamentin e Kosovës duke u munduar që ti fshehin keqpërdorimet e tyre më të ndryshme që nga punësimi i familjareve dhe i eksponentëve, militanteve partiak e deri tek ndërhyrja në politikën Editoriale dhe Programore të këtij mediumi që më së paku është publikë.

Radio Televizioni Publikë i Kosovës është një prej institucioneve më të kapura nga politika dhe nga liderët partiak. Ky medium më shumë i përngjan një klubi apo një koprative të një bashkësie lokale sesa një institucioni informativ publikë i cili financohet nga taksat e qytetareve të Kosovës. Në këtë medium vite me radhë janë emëruar Drejtoret dhe Kryeredaktorët drejtpërdrejtë nga partitë politike dhe liderët e tyre tani në opozitë.

U fol dhe u alarmua shumë here se në këtë institucion ka pasur keqpërdorime dhe shkelje të ligjit, jo transparencë të financave e mos të flasim, për dukuri tjera në politikën e punësimit të punëtoreve të cilët janë pranuar në punë pa kritere etike dhe profesionale.

Opinioni i gjerë është në dijeni se në këtë televizion janë punësuar nga 3 anëtarë të një familje. Prandaj nuk na befason veprimi i deputeteve të opozitës të cilët në mënyrë të turpshme dhe të planifikume munguan në mbledhjen e sotme të Parlamentit kur erdhi në rend të ditës qështja e zgjedhjes të bordit të anëtareve të RTK-së. Nuk donë koment mënyra dhe padrejtësia që ju bënë ishpunëtoreve të Radio Televizionit të Prishtinës të cilët ishin arma më e fortë propagandistike dhe rezistencës kundër serbisë. Sot për shkak të papërgjegjësisë të partive politike të cilat ishin në pushtet vite me radhë 700 punëtor të profileve të ndryshme, Gazetarë, Redaktor, Kameraman, Ingjinier, Producent kanë mbetur në mëshirën e askujt pa i realizuar të drejtat elementare të njeriut, përkatësisht pa pasur asnjë mbështetje apo kompenzimë financiar.

Sot pronat e ish punëtoreve të Radio Televizionit të Prishtinës të cilat janë ndërtuar me kontributin dhe ndjersën e tyre, tani janë uzurpuar nga kompanitë dhe bizneset e ndryshme me dijen dhe bekimin e shefave të atyre që qeverisën me vendin. Këto deformime dhe gjynahe ndaj ish punëtoreve të cilët sot kanë mbetur pa ndihmë dhe pensione pa kurrfarë sigurie financiare herdokurdo do të dhënë përgjegjësi para ligjit dhe Zotit.

Prandaj në fund po theksojmë se integriteti i një numëri të deputeteve të cilët përmes parullave demagogjike dhe folklorizmit primitivë, po vazhdon edhe sot në Parlamentin e Kosovës, jo për ta ndërtuar shtetin dhe respektuar ligjin por për ti mrojtur interesat e tyre personale, duke u sjellur me hipokrizi.  

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat