Për Rugovën në ditëlindjen e tij

Opinione

Për Rugovën në ditëlindjen e tij

Nga: Dibran Demaku Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 12:47
Dibran Demaku

Po ikin vitet dhe askush nuk e thotë në ishte Rugova ai që e kuptoi se shpëtimi i Kosovës dhe shqiptarëve vinte nga perëndimi,apo Rugova ishte zgjedhje e perëndimit! Shumica absolute e atyre që mirren me veprën dhe jetën e Rugovës, meritën ia blatojnë Rugovës për zgjedhjen e bërë, ndërkaq pothuajse asnjë nuk e thotë dhe as e mendon se mbase vetë Rugova ishte zgjedhje e perendimit.

Shumë eksponentë të viteve kur u formua Lidhja demokratike e Kosovës, në kujtimet e tyre kanë thënë më parë dhe e thonë edhe sot se pa angazhimin e pashoq të ambasadorit të SHBA-ve të kohës,ambasador në Beograd, z.Zimmermann, vështirë se do të mund të themelohej Lidhja demokratike e Kosovës. Ky fakt mund të asociojë me mendimin se mbase edhe vetl Rugova ishte i zgjedhuri i perëndimit!

Është shkruar dhe është thënë shumëherë se zgjedhja e Rugovës në krye të LDK-së është bërë për shkakun se ai kishte treguar guxim intekektual më të theksuar se sa disa eksponent të tjerë që në atë kohë kishin bërë emër në popull!
Para se Rugova të vinte në postin e të parit të partisë së parë me taban kombëtarë në historinë e Kosovës,ai ishte në krye të Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës, dhe njihej vetëm nga një kastë intelektualësh, të kohës. Mbase posti i tij në krye të shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës (për kohën posti më i lartë i ndonjë shqiptari,edhepse jo post politik) dhe angazhimi i tij në mbrojtjën e të drejtave të shqiptatëve të mbetur nën mëshirën e pamëshirë të Serbisë) e nxori Rugovën nga anonimiteti. Nga ai post ai do të jepte edhe intervista për mediat e ndryshme të perëndimit, dhe kështu në popull do të fitonte jo vetën popullaritet, por atë postin më të lartë: Postin e shpëtimtarit.

Masa të tëra të popullit do të rrjeshtoheshin rreth tij,duke e krahasuar atë me Mesiun, që në mbamendjen e njerëzimit ka hyrë dhe ka mbetur si shpëtimtarë të të vuajturve! (Në atë kohë njerëz të moshuar Rugovën e krahasonin me profetin Ibrahim).
Ishte gjetje e Rugovës rruga paqësore e shqiptarëve të Kosovës,për kundërvënie apetiteve serbe për zhdukjen e tyre,apo ishte kjo gjetje e perendimit, nuk është thënë asnëherë dhe mbase nuk do të thuhet kurrë. Në popull, për këtë gjetje merita i ka mbetur Rugovës dhe mbase kështu do të mbetët edhe në histori!

Sido që të jetë, Rugova dhe personaliteti i tij, në historinë e shqiptarëve të Kosovës në veçanti dhe në historinë e kombit shqiptar në përgjithësi do të renditet ndër figurat më të ndritshme historike!…

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat