Mjerë kombi e mjerë Shqipëria!

Opinione

Mjerë kombi e mjerë Shqipëria!

Nga: Dibran Demaku Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 09:15
Dibran Demaku

Berisha mund të bërtas e të qirret deri sa t’i shterret zëri,por përveq zërit të vetë të shterrur s’do të fitojë gjë.Ai mund të qirret e të bërtas kapeni hajnin,por as kjo nuk i bën dërman!

Mund të shajë qeverinë dhe qeveritarët nga i mbrami tek i pari,por si bëhet vonë askujtë.Mund të shajë dhe të mallkojë kryetarin e partisë dhe ish partinë e tij deri në ekstazë,por as i pari i partisë dhe as partia nuk i kanë faje.Diku më larg i ka hasur sharra në gozhdë dhe ajo sharrë e tij nuk pret më vetëm zë e ndryshket!Mund që qesh e mund të qajë deri sa t’i bëjë edhe gjithë përkrahësit dhe servilët e tij me vajë,por nderin e lënduar nuk e shëron më.

E keqja që e ka gjetur i ka rrënët e thella dhe të largëta saqë ai edhe po të vajtojë ditë e natë nuk mund t’i shkëpusë ato rrënjë të së keqes.As me qierrje e me britma,as me qarje e ulurima!As me aktuakuza tek gjykatat e parisit,as me aktakuza tek gjykatat e planeteve tjera!

Berisha mund të heshtëte dhe  bashkë me heshtjen e tij mbase do të heshtej edhe e keqja që i erdhi nga nuk e priste,apo siç thuhet në popull si shkretima në mes të dites me diell.Dhe ajo shkreptimë nuk ishte dosido,por ajo i vinte nga qendra e forcës së botës!
Mund të heshtëte siç kanë heshtur shumë të tillë para tij,dhe me kalimin e kohës është harruar gjithçka ,por jo,ai me inatin e malësorit vendosi të vishet me armatimin e Don Kishotit dhe të luftonte me mullinjtë erës!Dhe ky Don Kishot i ditëve tona ka vendosur që ta kalli e shkrumojë Shqipërinë!(Ashtu siç ka bërë edhe herë të tjera)!

Për fat të keq të tij dhe të Shqipërisë ,prapa i venë edhe shumë të tillë si vetë ai,të cilët ose kanë lëpirë ndonjë asht që ua ka hedhur i pari i tyre,ose duke e shkrumuar vendin shpresojnë se do të lëpijnë ndonjë asht të shkrumuar e të përclluar!

Ai dhe ata mund ta djegin Shqipërinë,sepse në këtë moment nga inati dhe lakmia u është verbuar shikimi dhe arsyeja!
Ndërkaq ata që janë zgjedhur të ruajnë rendin dhe qetësinë rrinë anash dhe bëjnë sehirë.Sikur uragani i quajtur “Don Kishot” nuk ka të bëjë me ta!

Mjerë kombi e mjerë Shqipëria!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat