Dekoratat dhe mirënjohjet

Opinione

Dekoratat dhe mirënjohjet

Nga: Dibran Demaku Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 16:51
Autori

Lidhje dhe shoqata të ndryshme shkrimtarësh e krijuesish si në Kosovë,Shqipëri,në trojet e tjera shqiptare si dhe në diasporë,në kohë të fundit kanë filluar të shpërndajnë dekorat e mirënjohje,si të ishin ato bonbone për fëmijë apo dhurata të Babadimrit për Vitin e Ri.Derisa pranuesit e këtyre dekoratave dhe mirënjohjeve i pranojnë me kënaqësi(kur dekoratat e vizatuara në letër)i nxjerrin krenarë nëpër portale të ndryshme,dhuruesit e tyre nuk hezitojnë që numri i tyre të jetë i madh?!

Sepse kështu,dhuruesit e këtyre dekoratave dhe mirënjohjeve,në mos asgjë tjetër fitojnë simpatinë e të dhuruarve.Sepse dihet se ato dekorata dhe mirënjohje nuk janë gjë tjetër vetëm ca letra kartoni!Sepse po të ishin ato dekorata dhe mirënjohje të rënduara me ca lekë brenda,dhuruesit do ta rrudhnin ca dorën!
Dhuruesit e tyre kanë gjetur një mënyrë perfekte që nëpërmes të këtyre dekoratave dhe mirënjohjeve të dalin nga anonimiteti i tyre.


Duke i lexuar (nëpër portale emrat e të dekoruarve me ato dekorata dhe mirënjohje,të them të drejtën për një numër të tyre më vie keq,nga kush janë dekoruar dhe janë mirënjohur!

Kur jemi këtu seç m’u kujtua një skeq i teatrit Mixheni të Shkodrës.Në atë skeq kishin marrë mirnjohje disa punëtor të dalluar të një kombinati.


Edhe ata punëtorët e dekoruar dhe të mirënjohur,në fytyrat e tyre shihej siç thuhej atëherë një gëzim i ligjshëm!Vetëm njëri prej tyre,kur doli të merrte dekoratën apo mirënjohjen,do ta pyeste atë që i shpërndante ato,se brenda atyre letrave kishte diçka materiale,sepse me mirënjohje morale ju kishte mbushur shtëpia!Kur nga dhuruesi do të merrte përgjigjen se edhe ato ishin vetëm mirënjohje morale,do të ia kthente-Merre për vete po deshe,se një të tillë nuk e dua!


Ju,që merrni dekorata dhe mirënjohje të panumërta na lidhje dhe shoqata krijuesish nga më të ndryshme,megjithate gëzuar! Gëzuar,sepse nuk dua që unë të jem prishësi apo shkatërruesi i gëzimit tuaj!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat