Shqipëria 109 vite shtet!

Opinione

Shqipëria 109 vite shtet!

Nga: Adem Bytyçi Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 18:24
Autori

Shteti i cili nuk ka arritur akoma ta përmbyllë ciklin e një shteti të së drejtës dhe të zhvillimit ekonomik për t'ua garantuar një jetë normale qytetarëve të tij pa pasur nevojë për ta lëshuar shtetin e tyre...

Edhe pas kaq shumë vitesh shtet: Krimi kundër jetës së qytetarëve ka arritur shkallët alarmante, korrupsioni ka përfshi të gjitha hallkat shtetit.

Varfëria , mjerimi dhe ikja jashtë shtetit e qytetarëve shqiptarë në Qeverinë Rama, ka arritur përmasat shqetësuese si as njëherë më parë pas përmbysjes së diktaturës dhe vendosjes së demokracisë në Shqipëri.

Politika e jashtme e Shqipërisë është vënë në funksion të hegjemonizmit serbo - rus, kundër interesave kombëtare shqiptare.

Vendosja e raporteve vëllazërore të Kryeministrit aktual të Shqipërisë Edi Kristaq Rama, me Gebelsin e Millosheviqit , presidentin aktual të Serbisë Alexander Vuciq, i cili mohon gjenocidin anti- shqiptarë të Serbisë në luftën e fundit në Kosovë, tregon në superlativ, se politika e jashtme e qeverisë Rama, është kundër Kosovës dhe kundër interesave strategjike kombëtare shqiptare afatgjata në rajon.

Sa më gjatë që të qëndrojë në krye të Shqipërisë Qeveria Rama , aq më keq për të ardhmen e Shqipërisë dhe të qytetarëve shqiptarë atje dhe të gjithë shqiptarëve kudo që gjendën në tokatë e tyre jashtë shtetit shqiptar.

Për këtë arsye i vetmi shpëtim për Shqipërinë dhe shqiptarët është ardhja në pushtet e forcave demokratike Konservatore, me në krye me ata politikanë shqiptarë të cilët e njohin në detaje të kaluarën e zymtë të raporteve Shqiptaro - Serbe dhe tri gjenocidet që i ka bërë Serbia ndaj shqiptarëve.

Nuk duhet harruar kurrë populli shqiptarë, se forcat konservatore demokratike ishin ato, që arritën ta përmbysin Diktaturën më të egër në Evropë, duke e çliruar popullin shqiptarë nga një regjim gjakatar dhe terrorist -Hoxhist ,nga i cili kishin vuajtur aq shumë dhe aq gjatë.

Kombi shqiptarë mund të shkojë përpara dhe realizojë synimet e tija madhore vetëm i udhëhequr nga forcat konservative demokratike , çdo qeverisje tjetër i shkakton vetëm stagnim dhe kthim prapa në kohërat më të errëta të historisë së tij ...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat