Bullizmi, dhuna dhe diskriminimi

Opinione

Bullizmi, dhuna dhe diskriminimi

Nga: Albina Hyseni Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 12:23
Albina Hyseni

Në rast të bullizmit, kemi gjithmonë dy palë, nga njëra anë është dhunuesi personi i cili ushtron bullizëm dhe nga ana tjeter, është viktima personi që pëson apo vuan bullizëm.

Personat që janë viktima të bullizmit, ndihen vazhdimisht të frikësuar, të pasigurt dhe mund të mendojnë se duhet të ketë diçka që nuk shkon me ta, madje në shumë raste personi arrin deri aty sa fajson edhe veten për atë që ndodh, duke e pare vetën si nxitës të bullizmit. Bullizmi ka pasoja negative tek të gjithë viktimat e tij, por dëmi psikologjik shumëfishohet tek fëmijët që janë të mbindjeshëm emocionalisht, pra ky quhet bullizëm elektronik.

Kërkimet më të shumta rreth bullizmit, janë bërë në një kontekst shkollor, por bullizmi mund të ndodhë edhe në mjedise të tjera, madje edhe në familje. Një nga përkufizimet më të pranuara gjerësisht për bullizmin, është dhënë nga studiuesi australian Ken Rigby.

Përse një fëmijë priret që të bëhet bullist ose ka element dhe tendencë për të ushtruar bullizëm?

Kjo është një pyetje e cila nuk mund të marrë një përgjigje të thjeshtë. Njerëz të ndryshëm dhunojnë për arsye të ndryshme dhe disa dhunojnë më shumë se të tjerët. Disa dhunojnë sepse janë të pakënaqur me veten dhe duke i bërë edhe të tjerët të ndihen keq, kjo duket se ju sjell atyre “kënaqësi”. Disa të tjerë dhunojnë sepse kanë një nevojë të vazhdueshme për t’u treguar të tjerëve se janë ata dominues në mjedisin e tyre dhe se janë ata që komandojnë. Të tjerë dhunojnë sepse e perceptojnë dhunën si të vetmen formë që siguron zgjidhje në mjedisin social, sidomos në rast se kundërshtohen në qëllimet e tyre.

Diskriminimi vret. Andaj STOP. Nadaloni sëparagjykuari sepse në fundë te fundit po bën padrejtësi te vetje dhe te Zoti, them kështu sepse nuk je nën lekurën e askujt, në çka ballafaqohet dhe pse rethanat nga pikërisht diskriminuesit rrjedhin, e që pas pak vitesh do jenë asgjë, pra nëse nuk mund të bësh mirë tëpaktën mirëkupto sepse nuk je Zot dhe gjithçka që përket në këtë botë është e jona duke e ditur dhe falenderuar të Madhin Zot sepase tëgjitha i pëkasin vetem ati, në çka do që she dhe dëgjon dhe në gjithçka që të rrethon deri në frymën e fundit te jetës tënde kushdo qe je apo çka do çë je. Pëndryshe do shihet kjartë fallciteti juaj!.

Me diskriminim nënkuptojmë zhvlerësimin e një grupi të huaj, e në veçanti të një minoriteti shoqëror brenda një shoqërie të ngritur mbi parimet e barazisë, parimit të ndalimit të dallimeve racore, fetare, politike dhe atë të tqifteve. Diskriminimi merr edhe veti të etnocentrizmit që rrjedh nga motive të pa reflektueshme (paragjykime) apo edhe si mjet i caktuar lufte i ideologjive politike pa arsyje dhe me ide ideoteske, të ngurta dhe jo njerëzore.

Shpesh, për fatin tone të keq, disa fëmijë dhunojnë sepse familjet ku jetojnë, janë tolerantë ndaj dhunës dhe kanë modeluar një sjellje të dhunshme, ose më keq akoma, i gëzohen faktit që fëmija është zot i vetes, (edhe pse kjo e arritur nëpërmjet përdorimit të dhunës). Megjithatë, mund të përgjithësojmë faktin se tek këta fëmijë, pavarësisht arsyeve të ndryshme, empatia është e dobësuar, dhe e kanë të vështirë të kuptojnë se sjelljet dhe veprimet e tyre, janë të gabuara dhe nuk arrijnë të kuptojnë lehtë se si ndjehen realisht viktimat e tyre si pasojë e dhunimit që ata ju bëjnë.

Një ndër faktorët kyq për të luftuar bullzmin janë grupet mbështetës : për të adresuar nevojat dhe problemet që vijnë nga bullizmi. Ky fenomen duhet trajtuar vazhdimisht në shkollë me nxënës, prindër dhe mësues rreth të gjithë elementeve që shoqërojnë bullizmin, e mbi të gjitha fokusuar në: parandalim dhe ndërhyrje. Shkolla mund të marrë masa duke caktuar një “nxënës apo një të rritur përgjegjës”, i cili do të vëzhgojë dhe monitorojë cdo rast me synim parandalimin, ndërhyrje për zgjidhje kur ka ndodhur, apo vëzhgim dhe monitorim i cdo rasti të zgjidhur me qëllim mos ripërsëritjen në të ardhmen. Brenda institucioneve arsimore, është e rëndësishme të zhvillohen vazhdimisht politika kundër bullizmit, të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e tij. 

Mos hesht!

Derjtohu te specialistët adekuat informon rreth bullizmit, vlerëson raste, planifikon ndërhyrje, ofron konsultim profesional, kryen këshillim dhe trajton rastin me të dyja palët e konfliktuara.

Këto këshilla, mund të plotësohen dhe me shumë të tjera, megjithatë është e rëndësishme të theksohet se cdo rast bullizmi dallon nga tjetri, dhe duke qenë kështu, edhe zgjidhja duhet përshtatur me rastin konkret, duke hartuar plan pune të personalizuar sipas rrethanave të rastit, sepse kjo vlenë dhe për të rriturit të bullizuar tutje fatkeqsisht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat