Heroi Tahir Zemaj

Opinione

Heroi Tahir Zemaj

Nga: Skender Zogaj Më: 4 janar 2022 Në ora: 23:11
Kolonel Tahir Zemaj

Koloneli Tahir Zemaj i përket burrave të mëdhenj të Kosovës dhe është njëra ndër figurat më trimërore të luftës çlirimtare, së cilës i shërbeu siç u kishte hije bijve të atdhetarisë shqiptare, duke dalur në vijën e parë të frontit kundër pushtuesit serb! Tahir Zemaj ishte oficer karriere, me përgatitje profesionale elitare dhe me përvojë të mirëfilltë ushtarake, që ia ofroi vendit të vet në çastet e duhura. Lavdia e Betejës së Loxhës e ka kryepersonazh historik Tahir Zemajn, i cili në kushte e rrethana shumë të ndërlikuara mosmarrëveshjesh dhe kundërshtimesh të brendshme të faktorit ushtarak, veproi si strateg i vërtetë! Vlerat e tij janë të njohura, edhe pse tradhtia ia shoi jetën duke pandehur që t'ia asgjësoj meritat e tij të larta për çlirimin e vendit.

Qëllimi i nëntokës kriminale pjesërisht edhe pati sukses, sepse po kalojnë dy dekada dhe vrasja e tij ende nuk është zbardhur. Kjo është një neglizhencë dyfish tragjike, sepse moszbardhja e vrasjes së Tahir Zemajt dhe shumë bijve dhe bijave të devotshme atdhetare, është pengu i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës, e cila nuk do të quhet shtet i plotë përderisa të mos e zbardh fatin e çlirimtarëve si Tahir Zemaj.

Duhet thënë hapur: drejtësia vendore ka dështuar plotësisht dhe turpërisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat