Si u nda veriu i Mitrovices

Opinione

Si u nda veriu i Mitrovices

Nga: Ragip Guraziu Më: 20 janar 2022 Në ora: 12:50
Ragip Guraziu

Qyteti është i ndarë në dy pjesë: Mitrovica Veriore dhe ajo Jugore e cila ndahet në lumin Ibër por tensione etnike në atë pjesë midis serbëve dhe shqiptarëve janë teje të larta! Mitrovica është e zhvilluar shumë vetëm nga Miniera gjigante e Trepçës kur merr hov edhe Industria në këtë rajon edhe Hekurudha, por gjatë luftës së fundit në Kosovë 98/99 u shkatërrua e gjithë sistemi ekonomik i Kosovës duke e lënë Mitrovicën në krizë por më shumë e pësuan Shqiptarët në pjesën Veriore.

Pas Përfundimit të luftës së Kosovës Shqiptarëve ju ndalua që të vendosen në veri të vendit nga KFOR-i Francez të cilën u ballafaquan me protesta të shumta nga Shqiptarët dhe se më pas iu bënë thirrje për gjakftohtësi. Rreth 15 mijë banorë (Shqiptarë) u larguan me dhunë nga Pjesa Veriore dhe shpërngulen në pjesën Jugore të Mitrovicës apo edhe në Prishtinë. Me datën 13-14 shkurt të vitit 2000, serbët larguan me forcë shumë shqiptarë nga Pjesa Veriore. Pati shumë protesta, më e madhe ishte ajo e vitit 17 mars 2004 të cilën pati shumë dëme materiale

Se për atë që ka bërë deri tani, sidomos sjellja në përulësi ndaj homologut serb, Vuçiqi, duhet të jetë turpi i madh të gjithave Qeverive të pas lufte të Kosovës. "Nëse dikush duhet turpëruar, Nëse dikush duhet për t'u marruar, nëse dikush po e shet Kosovën, po ia fal veriun e Mitrovicës Serbisë me 23 përqindëshin e territorit dhe po e krijon një mini-Serbi në zemrën e Kosovës dhe pastaj ka azilin e siguruar, ky fund e krye është, njëra Qeveri, po se po, më shumë se këto tjerat, që të gjitha, siç thotë populli, kanë ngrënë me një sahan-origjinale. Ndryshe këtë plan e dekonspiroi edhe revista prestigjioze britanike, deri sa; The Economist, planin e vërtetë fajëson, Hashim Thaçi, dhe at të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për zgjidhjen e problemit mes dy vendeve të tyre, e që pjesë e këtij plani është edhe autonomia për serbët brenda Kosovës.

Politikat të Ibrahim Rugovës bënë që Kosova të ishte në qetësi gjatë luftës në Slloveni, dhe në Kroaci dhe Bosnje gjatë fillimit të viteve 1991. Gjithsesi, u pa krijimi i UÇK-së, si rezultat i acarimit të popullsisë shqiptare ndaj shtypjes së shtetit serb. Në mesin e viteve 1990, Rugova kërkoi që në Kosovë të vendosej një forcë paqeruajtëse nën komandën e OKB-së. Në 1997, Millosheviçi u ngrit në presidencën e Republikës Federale Jugosllave (e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi që prej krijimit në prill 1992).

Mitrovicë: Jeta dhe puna në një qytet të ndarë

Mitrovica në veri të shtetit më të ri të Evropës është ende e ndarë midis shqiptarëve dhe serbëve edhe 23 vite pas përfundimit të luftës.

Shumë qytetarë të Mitrovicës kurrë nuk kanë pasur guximin të kalojnë urën mbi Ibër, e cila është e mbyllur për trafikun. Ajo ruhet nga ushtarë italianë të armatosur rëndë dhe automjete të blinduara të KFOR-it. Forca mbrojtëse e NATO-s ende duhet të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

Edhe 14 vjet pasi Kosova deklaroi pavarësinë, serbët në veri të shtetit më të ri të Evropës nuk e njohin qeverinë në kryeqytetin e Prishtinës. Udhëheqja politike lokale në veri punon ngushtë me qeverinë serbe në kryeqytetin serb Beogradin.

Kushdo që kalon urën mbi Ibër nga jugu në veri, shikohet nga afër nga burra me rroba civile që presin në makina si rastësisht.

Ata i shikojnë shtrembër kalimtarët, me disa flasin edhe vrazhdë.

Sapo të arrish në anën veriore të urës nuk e ke më ndjenjën e të qenit në Kosovë: Një rresht i gjatë flamujsh të kuq, blu dhe të bardhë të zbukuruar nga shqiponja e bardhë e Serbisë valëviten në hyrje të Mitrovicës së Veriut; flamuri i Republikës së Kosovës mungon

Kush e ndau Veriun e Mitrovicë, e ndau edhe FSK në Veri vetëm me leje të NATO-s

Shumë furtuna dhe luftëra kanë kaluar në Kosovë e nëpër Kosovë, por Mitrovicën, qytetin e minatorit nuk ka pasur pretendime askush ta ndaj. Tani siç po shihet kjo ndarje u krye në Kumanovë, kur ish diktatori serb Slobodan Milosheviqi, atëherë pat cekur se Serbia ka fituar me këtë marrëveshje, dhe jo rastësisht KFOR-i francez u stacionua (menjëherë pas tërheqjes së forcave pushtuese serbe nga Kosova, 1999) në Veri të Mitrovicës.

Ende pa u kthyer të gjithë shqiptarët në Kosovë, që ishin dëbuar nga regjimi i Milosheviqit në vitin 1998-99, KFOR-i i Francës veçse ishte stacionuar në veri të Mitrovicës, që lë të kuptoj se kjo marrëveshje ishte ''kurdisur'' me marrëveshjen e Kumanovës, e tani që na doli në ''shesh''

Lufta e popullit shqiptar të Kosovës për liri e demokraci, për dije e dritë, ka një histori të gjatë e të lavdishme, tragjike dhe heroike njëkohësisht. Ajo është pjesë e pandashme e historisë së popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar, për zhvillimin dhe përparimin, për shtetin ligjor të qytetarëve të lirë e të barabartë.

Serbia dhe miti serb, i përkrahur edhe nga Akademia e Shkencave të Serbisë, asnjëherë nuk e lë rehat Kosovën, shi për këtë, duke pretenduar se 'zemra' e tyre është Kosova!Kush e ndau Veriun e Mitrovicë, e ndau edhe FSK në Veri vetëm me leje të NATO-s!

Ëndrra e Serbisë po realizohet dalëngadalë - Sa i përket ëndrrës naziste të Serbisë, që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë, që po fsheh shteti serb, që po insiston që me mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë, gjegjësisht në veriun e Mitrovicës, po pretendon 28 për qindëshin e territorit të Kosovës, të kësaj ane që ta kthejë në territorin e shtetit serb, për ta quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi, dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës, dhe për ta bindur BE-në, dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi.

Qeveria reagon gjithnjë me vonesa dhe të pakoordinuara - Në këtë aspekt Beogradi i sotëm po mundohet nëpërmjet minorancës serbe në Kosovë dhe në forma të tjera edhe pse 14 vjet Kosova u ba shtet me Kushtetutë, qeveria në Beograd me një diplomaci efektive po ia arrin qëllimit, derisa qeveria e Kosovës e shmang këtë ''akullnajë'', dhe thotë se disa gjëra duhet lënë kohës. Tani, Kryeministri i Republikës së Kosovë, z Isa Mustafa ka një eufori dhe besim në vete se veriu i Mitrovicës kurrë nuk do të ndahet dhe Serbia nga këtu do të tërhiqet me duar thatë?! Por, sa do të jetë kjo e realizueshme do të shihet në vazhdimin e këtyre bisedimeve dhe shtrëngimi i duarve të këtyre bisedimeve në mes të dy kryeministrave të Kosovës dhe atij serb.

Serbia një hap para - Të gjitha këto Serbisë po i mundësohet nga ndërkombëtarët që pa e njohur Kosovën si shtet dhe të cilët autoritetet në Beograd nuk kanë kërkuar as falje, të gjitha këto neve na dërgojnë në pus pa fund, siç thotë populli. Shteti serb nuk po i zbaton rregullat ndërkombëtare dhe askush nuk po mundet të vetëdijesojë Serbinë se Kosova është shtet i pavarur dhe të drejtat e minoriteteve janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisarit gjë që këtë të drejt nuk e kanë minoritetet në shtetet tjera dhe sidomos vet shteti serb nuk i zbaton rregullat e ndërkombëtarëve sa iu përket minoriteteve në Serbi. Kemi tri komuna në Luginën e Preshevës dhe aty është gjendja faktike e këtij shteti, që vite me radhë jo veçse në Ballkan po shkakton trazira, por ky virus i shtetit serb ka përfshirë edhe Evropën e shtetet tjera botërore që shi me rastin e Kosovës dhe pas 23 vjet pas përfundimit të luftës, çështja e veriut të Mitrovicës është ende e pa zgjidhur

Veprimet e Serbisë për blerjen e kohës

Serbia, 17 vjet pas lufte, ka arritur përsëri të përqendrojë vëmendjen nga veriu i Mitrovicës. Dhe supozohet se Beogradi ka tendenca që në veriun e Kosovës të nxitë konflikte të armatosura të serbëve me NATO-n. Por, ky le të mbetet problemi i tyre - i Serbisë. Loja e Qeverisë se Kosovës më 25 korrik për të hyrë në veri të Mitrovicë, gjegjësisht në kontrollin e pikave 1 dhe 31, situata ka mundur të përkeqësohej edhe më tej, por fati qe përfundoj vetëm me një policë të SHPK të vrarë. Ish Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, si hyri edhe ashtu doli, dhe kjo ishte vetëm një lojë dhe asgjë tjetër, por e humbëm një police të SHPK.

Pakoja e Ahtisarit, budallakia e Qeverive të Kosovës

Lufta e popullit shqiptar të Kosovës për liri e demokraci, për dije e dritë, ka një histori të gjatë e të lavdishme, tragjike dhe heroike njëkohësisht. Ajo është pjesë e pandashme e historisë së popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar, për zhvillimin dhe përparimin, për shtetin ligjor të qytetarëve të lirë e të barabartë.

Serbia dhe miti serb, i përkrahur edhe nga Akademia e Shkencave të Serbisë, asnjëherë nuk e lë rehat Kosovën, shi për këtë, duke pretenduar se 'zemra' e tyre është Kosova!

Në rast se kemi rrëshqitur, kemi rrëshqitur me Pakon e Ahtisarit, pasi e kemi pranuar dhe që iu mundësohet enklavave serbe të kenë lidhje horizontale me këtë farë dencetralizimin që iu mundësua serbeve të Kosovës të bëhen me komuna aty ku ka enklava, edhe pse janë minoritet që këtë privilegje nuk e shijon asnjë minoritet, qofshin shtetet rajonale, ballkanike ,evropiane apo edhe botërore, e lë ma në vetë shtetin serb, tri komunat e Luginës së Preshevës që shumica shqiptar, pa i llogaritur shqiptarët që jetojnë në Beograd, e që ka nja dhjetë herë më shumë serbë se në tërë Kosovën, dhe nuk e kanë këtë privilegj sa serbët që jetojnë në Kosovë. Por, jam i sigurt, qind për qind, se këto privilegje as për së afërmi nuk e kanë as minoritetet e tjera në vetë shtetin serb.

Me këto provokime dhe me barrikada nga serbet e veriut të Mitrovicës, e që unë jam shumë i bindur se këto barrikada janë të organizuar nga mbeturinat kriminele të Milosheviqit dhe strukturave udhëheqjes nga Beogradi, kriminelët të cilët kanë kryer krime në Kosovë, nuk do të kenë dobi, sepse tani e tërë bota është përqendruar dhe e ka kthyer kokën nga veriu i Mitrovicës dhe kthim prapa nuk ka. Kështu së paku ka garantuar Qeveria dhe strukturat tjera politike të shtetit të Kosovës.

Por, edhe një gjë duhet ditur të gjithë ne dhe të tjerët që janë këtu për sundimin e ligjit dhe rendit kushtetues. Se, në fakt, Kosova, sipas asnjë dokumenti kushtetues të vitit 1974, nuk ishte 'pjesë integrale e Serbisë nën sovranitetin e kësaj njësie federale'. Kosova ''ishte njësi konstituive - njësi federale e Federatës multinacionale të Jugosllavisë dhe vetëm si e tillë në bazë të prezumcionit konstitucional 'të interesit të përbashkët' të Kosovës dhe të Serbisë ajo si 'corpus separatum', me sovranitet të vetin politik dhe kushtetues, ishte dhe në kuadër të Republikës së Serbisë''.

Nxitja e konfliktit

Këtë e mësuam nga kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, i cili thotë se ka tendenca në Beograd që në veriun e Kosovës të nxiten konfliktet e armatosura të serbëve me NATO-n.

Nëse ndodh një konflikt me NATO-n, Janjiq pohon se kjo u përshtatet qarqeve të forta kriminale në Beograd, të cilat nuk e duan sundimin e rendit dhe të ligjit e as futjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.

"Në këtë moment, NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja kanë metoda të tjera të zgjidhjes së problemeve në veriun e Kosovës dhe nuk besoj se do të përsëritet konflikti i armatosur i Serbisë me NATO-n. Shpërndarjet e ftesave për rreshtim ushtarak (në Serbi, v.j.) - në këtë moment kur janë shtuar tensionet në veriun e Kosovës - janë absolutisht të papërgjegjshme", ka thënë Janjiq për "Beta".

Beogradi zyrtar ka fituar që nga dita kur është aprovuar pakoja e Ahtisarit. Çdo veprim i qeverisë serbe ka si qëllim blerjen e kohës dhe krijim e mjegullës në arenën ndërkombëtare. Kosova si gjithmonë lë hapësirë për krijimin e fushëbetejave të reja, të cilat pastaj shpallen si fitore. Herët apo vonë, Serbia do të pranojë planin Ahtisari dhe Kosova do të ballafaqohet me një shtet jofunksional. Çdo gjë po shkon drejt krijimit të një realiteti se krejt kjo gjendje e krijuar është thjesht për arsye të mosmarrëveshjeve politike e jo për shkak të terrorit shtetëror 100-vjeçar ndaj shqiptarëve e edhe me pak për shkak të luftës serbe ndaj shqiptarëve. Ma gjej në Kosovë një të vetmen dëshmi se para 17 vjetësh vendi ka përjetuar luftë! Kosova po fiton në plan të shkurtër, në plan të gjatë do të fitojë Serbia. Fatkeqësisht. Shteti i Ahtisarit nuk do të jetë fitore. Mohimi i luftës dhe barazimi i viktimës me kriminelin nuk janë fitore!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat