Politika dhe Kultura

Opinione

Politika dhe Kultura

Nga: Skënder Mulliqi Më: 20 janar 2022 Në ora: 23:12
Skënder Mulliqi

Kosova ka mbetur e mbyllur.Politika është bërë preokupim , e kultura po konsidrohet si e tepertë!Së bashku më kohën që e kemi lënë mbrapa jemi terrorizuar nga politika dhe nga politikanet. Ka edhe një dozë të shizofrenisë.

Për ndërkombëtarët kemi mbetur më logjikë ballkanase , që asocon në arenë të përleshjeve dhe të luftave ndëretnike.  

Kultura si segmenti më i rëndësishem për një shtet demokratik, ka mbetur të mbahet më anitivlera. Nuk janë futur në funksion mekanizmat për funksionim të mirë të kultures! Politika sociale në kulturë nuk është e drejtë dhe nuk është as e kuptueshme .Nuk është pse njerëzit e kulturës  kan mbetur jashtë rrjedhave kulturore.

Politikanet që i patëm nuk kanë ndijesi për kulturën bashkohore. Nuk kemi kreativitet nuk kemi hulumtime për kulturën tonë. Kjo është kur injorohet kultura në shtetin tënd! Që nga pavarësia shumë pak është investuar në kulturë dhe art, kjo është për çdo kritikë, kur dihet se njerëzit e kulturës janë ambasadorët më të mirë të një shteti. Njerëzit sot shumica që i kemi në kulturë pranojnë rregullisht paga, vetëm pse shkojnë në punë. Po shihen rezultatet të cilat i kemi, po thuaj kurrfare. E kemi kuadro, kemi potenciale edhe tjera që arti dhe kultura me qenë në piedestal. Në Evropë njerëzit e artit janë pjesa më progresive dhe më e rendësishmja e shoqërisë.

Ne Kosovë shumica kanë biografi me paraqitje të rrejshme. Angazhimi i tyre është që kulturën ta mbajnë vetëm në kuader të angazhimit lokal, për t'i mbrojtur pozicionet  e tyre se nuk kanë kapacitet më shumë. Nuk janë për lojëra serioze, për këtë janë shumë të vetëdijshëm. Vetëm një koncept i tillë i ngushtë ju mundëson futjen e parasë në xhep, dhe gjthëçka përfundon këtu. Këto antivlera me koncepte lokale kanë bërë që njerëzit kreativ dhe të zot të kulturës të largohen nga vendi. Këto principe të punës duhet të ndryshohen për të ndryshuar tëresisht edhe pamja e artit dhë e kulturës në Kosovë.

Për të bërë ndryshimet e nevojshme na duhen njerëzit vizionar, misionarët,  njerëzit eminent në krye të institucioneve të kulturës dhe  të artit. Mos të shkelim mbi vlerat tona, mos të bëjmë përzgjedhjen e njerëzve vetëm sipas çelësit partiak. Këtë gjë nuk e duron kultura e mirfilltë. Duhet të kalohen kufijë e shtetit nëse punojmë me njerëz të thirrur, me njerëz që kanë dije dhe talent për art dhe kulturë. Të punohet me programe evropiane në institucionet tona të kulturës. Përfundimisht duhet filluar me edukimin pozitiv të gjeneratave të reja në këtë lëmi. Shkollimi me kritere të caktuara është çelësi i suksesit në  gjithë këtë proces. Sigurisht se edhe rezultatet do të janë krejtë tjera në avansim të artit dhe të kulutës të ngecur sot në Kosovë! 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat