Isë, të doli rrena në shesh!

Opinione

Isë, të doli rrena në shesh!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 26 janar 2022 Në ora: 19:35
Isa Mustafa

Nuk lanë gur pa hedhur në drejtim të qeverisë aktuale, ata që janë fajtorë për gjendjen e tanishme me energji elektrike.

Ata që sot janë në opozitë, janë direkt apo indirekt fajtorë për gjendjen aktuale në vend, s’kanë asnjë të drejtë morale me folë për gjendjen e rëndë me energji, thua se sot u shfaqën problemet.

Nëse ish qeveritë e më hershme, sidomos ajo e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës do të kishin ineteres vendin, sot gjendja me energji elektrike do të ishte shumë më e mirë. 

Isa, pa fije marre dhe turpi, del dhe thotë se kompania gjermane “Bilfinger” nuk ka shfaqur interesim për rindërtimin e Kosovës A. Këtë gjë menjëherë ia demantoi ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Bosch ka shkruar në Facebook se ka qenë i përfshirë personalisht dhe se Ambasada e Holandës dhe ajo e Gjermanisë kanë bërë gjithçka për ta bindur Qeverinë se përmirësimi i katër prej pesë njësive ishte i realizueshëm dhe relativisht i lirë, por nuk kishte asnjë rezultat.

“Për fat të keq, e pavërtetë. Unë isha i përfshirë personalisht dhe ne, ambasada gjermane dhe ambasada holandeze, bëmë gjithçka për ta bindur qeverinë se përmirësimi i katër nga pesë njësitë ishte i realizueshëm dhe relativisht i lirë, por asgjë, asgjë nuk ndodhi. Një mundësi e humbur që energjia për relativisht pak para të sigurohej duke filluar nga periudha rreth viteve 2017/18”, ka shkruar Bosch.

Arsye pse s’ka ndodhur, nuk është se gjermanët nuk ishin të interesuar, mirëpo këta tanët nuk ishin, me gjasë se nuk mund të merrnin “në të zezë” përqindje nga tenderët.

Refuzimin e një investimi 500 milionësh e kishte kritikuar edhe kancelaria gjermane, Angela Merkel, për mos-seriozitet. Natyrisht se s’kishte seriozitet aty ku nuk mund të përfitonin vet, për Isën dhe Hashimin s’ka qenë kurrë Kosova prioritet, fillimisht ishte interesi i tyre, pastaj po doli ndonjë gjë për Kosovën mirë, nëse njo nuk e kishin fare problem.

Në rastin në fjalë nuk kishin përfitime, andaj e refuzuan. Dhe sot, Isa del dhe thotë se gjermanët nuk ishin të interesuar, si nuk i vjen turp kur ish ambasadori i Holandës ia demanton duke thënë se vet ishte prezent. Rrena, mashtrimet janë pjesë përbërëse e tyre.

Nëse do të ishte pranuar ajo ofertë nga gjermanët, siç pati thënë eksperti, sasia e prodhimit pas rindërtimit do ishte 815 MW, brenda gjashtë vitesh, rrjedhimisht i bie që në vitin 2022 do të ishin të gatshme për prodhim.

Sot, s’do e kishim këtë gjendje që e kemi, aq më tepër edhe duke kritikuar një qeveri të re që s’ka asgjë lidhje me gjendjen aktuale.

Sa më shumë që kritikojnë qeverinë, aq më shumë shtohet mllefi i qytetarëve ndaj tyre, sa më shumë që vazhdojnë gënjeshtrat aq më të gërditshëm bëhen. Isë, të kanë dalë rrenat në sheh, shijoje pensionin, derisa s’ka drejtësi të pavarur për ty dhe të gjithë ata që janë pasuruar në kurriz të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat