Koha për të vërtetën e listave të veteranëve?!

Opinione

Koha për të vërtetën e listave të veteranëve?!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 3 prill 2022 Në ora: 14:34
Ismail Muçiqi

Lista e Veteraneve të UÇK-së është bërë mollë sherri, dhe problem i pazgjedhur i cili e ka përçarë shoqërinë Kosovare nga Institucionet e Shtetit deri tek familja apo individi. Nuk duhet të flasë apo ta kontestoj kontributin, mundin, sakrificën apo vetëmohimin të Ushtarëve të vërtet të UÇK-së të cilët gëzojnë mirënjohje, respekt dhe simpati tek çdo qytetar i Kosovës.

Dilemat dhe dyshimet të cilat u përfolën me vite nga opinioni i gjerë se numri i veteranëve të cilët financohen nga buxheti i Shtetit të Kosovës, i tejkalon të gjitha parametrat e pjesëmarrësve në luftën e UÇK-së. Këtë problem të pazgjidhur ka ardhur koha që më në fund njerëzit kompetent dhe Institucionet e Shtetit ta zbardhin të vërtetën, në mënyrë që respekti dhe kontributi i veteranëve të vërtet mos të degradohet përkundrazi. Është e pandershme që në shoqërinë tonë të mbahet sekret e vërteta në lidhje me numrin e saktë të veteranëve. Vite me radhë është folur dhe shkruar nëpër mjetet e informimit se lista e veteranëve janë fry në mënyrë të paimagjinueshme.

Padyshim se për krijimin e kësaj situate shumë shqetësuese përgjegjësinë kryesore e bartin komandantët e Zonave Operative, dhe komisioni qeveritar i cili në mënyrë jo relevante dhe faktike nuk e përmbushi misionin, në përgjithësi. Kjo punë shkel e shko e dëmtoj imazhin etikën dhe moralin e luftëtareve të vërtet të lirisë. Vetë fakti se njerëzit të cilët kishin përgjegjësi në Hierarkinë e Shtabit të UÇK-së disa here me radhë deklaruan se numri i ushtareve të zonave operative në gjithë Kosovën nuk arrin numrin as 20 mijë.

Se si i u trefishua numri i veteranëve, atë mund ta dijë vetëm ata Komandantë të cilët manipuluan me listat e anëtareve të UÇK-së duke rritur numrin, e duke futur në lista miqtë, shokët deri tek anëtarët e ngushtë të familjes. Nëse kërkohet e vërteta: E cila i duhet vendit më shumë se asnjëherë më parë, lista dhe numri i vërtet i Veteranëve të UÇK-së mund të vërtetohet në të gjitha fshatrat dhe bashkësitë lokale të Republikës së Kosovës, ku veproj UÇK-ja. Prandaj është burrëri – trimëri dhe sinqeritet që veteranët e vërtet të mbesin në faqen e bardhë të historisë së re të Kosovës dhe të mbrohen me ligje nga Institucionet e Shtetit.

Jam për ata që veteranëve të vërtet tu rritën të ardhurat mujore dhe ti gëzojnë të gjitha beneficionet të cilat u takojnë për sakrificat dhe kontributet e tyre gjatë luftës. E vërteta tjetër i duhet shoqërisë Kosovare, e ajo është që nga listat e veteranëve pas një vlerësimi institucional në bashkëpunim me qytetaret dhe pjesëmarrësit e luftës të përjashtohen të gjithë ata individ të cilët në mënyrë të pandershme dhe përmes formave abuzive kanë përfituar “statusin e veteranit”.

Yryshet e disa Komandantëve dhe individëve të cilët u bënë milionerë pas luftës, duke kundërshtuar Qeverinë e Kosovës për ti vlerësuar faktet dhe argumentet e vërteta se cilët ishin veteranët e luftës, e cilët ishin mashtrues dhe abuzues nuk janë asgjë tjetër vetëm përpjekje për ti fshehur keqpërdorimet e tyre me listat e veteranëve, dhe duke u munduar ta bllokojë zbardhjen për të vërtetën. Shoqëria Kosovare mund të ec, kah rruga e progresit vetëm atëherë kur vetëdija qytetare është në gjendje të luftojë për vlerat e njëmendta demokratike për të drejtat e njeriut dhe për sundimin e ligjit.

Çdo përpjekje për ti futur në një kazan të vërtetën dhe mashtrimin nuk është asgjë tjetër përpos orvatje e qëllimshme për ta dërguar vendin në kaos duke i shkelur vlerat e vërteta tradicionale, e njëherit duke e goditur ardhmërinë e Shtetit të Kosovës. Derisa një gjë e tillë mos të spastrohet se kush ishte veteran i vërtet i luftës e kush u ngjit më vonë përmes formave më të ndryshme abuzive ky problem do të jetë i varur në qafë Qeverisë së Kosovës dhe shoqërisë në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat