A thua ku i mori gjithë ato lekë Ramushi, për të udhëtuar për Amerikë?!

Opinione

A thua ku i mori gjithë ato lekë Ramushi, për të udhëtuar për Amerikë?!

Nga: Adem Bytyçi Më: 8 maj 2022 Në ora: 07:19
Adem Bytyçi

Udhëtimi për në Amerikë kushton kogja shumë.

Madje a thua cilat do të jenë dobitë për Kosovën prej këtij udhëtimi të Ramush Haradinaj në Amerikë?!

Një fakt nuk duhet ta harrojnë figuratë më eminente politike të ne në Kosovë: Ne shqiptarëve nuk na do as Amerika dhe asnjë shtet dhe popull tjetër nëse ne vetë nuk e duamë njëri tjetrin.

Duke sharë njëri tjetrin në parlament deputetët e opozutës me ata të pozitës vetëm sa përlloset imazhi i shtetit të Kosovës në botë, dhe me sjellje të tilla, Evropa gjatë ka për të na lënë pa viza në zonën Shëngen.

Vetëm një alternative e re politike Kosovën mund ta dërgojë atje ku e meriton dhe e ka vendin, tanimë është vërtetuar katerciprisht se me klasën ekzistuese politike, Kosova vetëm stagnim dhe ngecje në zhvillim ka në të gjitha fushatë, si në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe në mardhëniet ndërkombëtare me shtetet tjera.

Ajo që tanimë shihet nga qielli në politikën aktuale kosovare më shumë ka llafe se punë, ka të drejtë populli kur thotë se, me llafe nuk nxehet "Hamami", vetëm me punë mund të arrihen rezultate në zhvillimin e një vendi dhe një populli, llafet janë vetëm mbulimi i të këqijave në politikën e një shteti dhe një populli siç po ndodhë aktualisht në shtetin tonë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat