Ramushi dhe Ganja

Opinione

Ramushi dhe Ganja

Nga: Lis Bukuroca Më: 14 maj 2022 Në ora: 15:36
Ramushi dhe Ganja

Thaçi: Kadri, kshyre t’lutem sa budallë është Ramushi!

Ramush, oh Ramushooo…

Po zotni Kryetar…

Zoti Kryeministër, ktu e ke ni euro dhe shko e blej tre viça dhe haj me 100 ministrat tu…

Tu rrit nera zoti kryetar…

A pe she, u nis…, shkoi…

Veseli: Jo, jo, ky koka shumë i meçëm, prite rekordin tem tash…

Gane, oj Gane? Ku je oj trofçe?

Po zoti Vesel, po vi…

Shko te shpija jem dhe kshyre a jam une aty. A more vesh?

Si urdhnon zoti Vesel. Po shkoj meniren…

A pe sheh Hashim, u nis, shkoj...

 

Në rrugë takohet Ramushi me Ganen

 

A nite oj Gane sa budallë asht Hashimi?

Pse mare?

Po ma dha ni euro dhe tha shko blej tre viça m’i hangër me ministrat…

E pse budallë, shko e blej…

Ku me ble viça mëri sot?! Po sot nuk asht pazari i hajvanatit! Aj as ditën e pazarit nuk e di...

Aha, hah, haha, po Veseli edhe ma helaç se aj.  

Pse?

Ngo, ngo se çka m’tha mu Veseli…

Hede, kallxo!!!

Kadrija m’tha: „Gane, shko te shpija e kshyre a jam une aty.“ 

Po budallë i madh edhe ky be. Celularin në xhep, e mu m’thojke shko e kshyre a jam n'shpi. Po telefono mare dhe pyt vetë a je n’shpi a jo…Po budallë i  madh be, papa, papa, mjerë Kuvendi…

 

Përkthyer dhe përshtatur me personazhe shqiptare Lis Bukuroca

 

Gazmore e humoristit italian Uccio de Santis… 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat