Përse i duhen Serbisë gjithë këto “karrike për t’u ulur”?

Opinione

Përse i duhen Serbisë gjithë këto “karrike për t’u ulur”?

Nga: Fadil Maloku Më: 25 maj 2022 Në ora: 17:34
Fadil Maloku

1. “Karrika”, e lekëve evropian që i duhet për ta fuqizuar natyrën integruese dhe frymëzuese të qytetarisë sē Serbisë (që “peshon” 200 milion € që i merr nga Evropa);

2. “Karrika”, e absorbimit dhe e “thithjes” masive tē projekteve kineze (për rrugën e mëndafshët, që pretendohet të”peshon” miliarada euro) dhe;

3. “Karrika”, e demokracisē amerikane që asaj e shërben vetëm përkohësisht e ekskluzivisht pēr ta ushqyer “shpresën”e rikthimit nē (“djepin”) Kosovë;

4. “Karrika” e armatimit rus, që asaj i shërben në ruajtjen e frymës sē orthodoksisë dhe të supremacionit ushtarak dhe gjeostrategjik në rajonin e Ballkanit Perëndimor);

5. “Karrika”, e pozicionimit si kinse vend i pavarur dhe neutral, shkaku i ruajtjes së statusit dhe rëndësisë së saj në gjeopolitikën kontinentale dhe ate globale.

Nuk mund të presësh 200 milion€ ndihma për çdo vit nga Brukseli, /ashtu siç ka bë deri më tani Serbia/, e në të njejtën kohë tē qëndrosh si babaxhan “ulur në shumë karrika”!?

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat