Bllaca - holokausti i shqiptarëve

Opinione

Bllaca - holokausti i shqiptarëve

Nga: Emin Azemi Më: 13 qershor 2022 Në ora: 16:22
Emin Azemi

Gjatë ditëve të ftohtatë mars/prillit 1999po vihej në skenë një prej tragjedive më makabre të njerëzimit. Atyre ditëve, njeriu i shkulur kosovar ndodhej në paanësinë e një fushe të mbuluar me krrokama sorrash e vaje fëmijësh dhe brenda një teli me gjemba, të cilin po e ruanin me fanatizëm disa policë të Maqedonisë. Në Bllacë takohej fryma e njeriut me asgjënë prej nga formohej një lëmsh absurdi, që i ngjante një topi të ftohtë bore, teksa rrokullisej në shpinën e kërrusur të të dëbuarve dhunshëm. Një zhvendosje e tillë kishte ndodhur vetëm me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Pas bombardimeve të NATO-s, 24 mars 1999, mbi makinerinë vrastare të Millosheviqit, kolona të gjata të ikurish nga Kosova ia mësynë kufirit të Maqedonisë. Në ato ditë tepër dramatike, gazeta FAKTI, bashkë me reporterët e saj në terren, po ndiqte në çdo orë zhvillimet që lidheshin me eksodin, si dhe po transmetonte në botë jehonën e një dramesa heroike që po ndodhte në frontet e luftës guerile të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po aq edhe tragjike, si pasojë e dhunës dhe metodave çnjerëzore të forcave (para)ushtarake e policore serbe, gjatë përzënies së popullatës së pambrojtur civile.

(Çuditërisht po në Bllacë u luajt edhe një skenë e mëhershme tragjike në nëntor të vitit 1944, kur forcat partizano-çetnike vranë 111 civil shqiptarë nga ky fshat)

Para plot 23 viteve, në kufirin që ndante dy shtetet, aty diku në fushëgropën e Bllacës, treni i zi që nxirrte bashkë me tymin edhe vajin e të ikurve, zbrazte në Bllacë mllefin për atë që po iu ndodhte atyre. Një kalvar biblik po ngjizej në shiritin e ngjarjeve, për të shënuar një nga tragjeditë më makabre të zhvendosjes së popujve. Një zhvendosje e tillë kishte ndodhur vetëm me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe tani në fund të shekullit njëzetë - strategët e rinj millosheviqian të Holokaustit po e provonin mbi fatin e shqiptarëve saçin e nxehtë të trysnisë së ikjes dhe zhbërjes nga toka e të parëve.
Para 23 viteve, në Bllacë, “në token e askujt”, lotët e të ikurve po shkriheshin bashkë me borën e marsit dhe po krijonin një pellg të madh vuajtjesh.

Lajmet që na vinin nga përtej kufiri, për lexuesit tanë sillnin akte të tmerrshme vuajtjesh njerëzore, rrëfime nën dënesa, të atyre që kishin lënë vatrat ende me prush nëpër shtëpitë e tyre, të atyre që kishin lënë bagëtitë të përtypnin fijet e fundit të sanës dhe mbi të gjitha të atyre që po e braktisnin vendlindjen e tyre të dashur, me gjithë të vrarët e të masakruarit, shumë prej të cilëve mbetën të pavarrosur. Ata po e linin pas shpine, por jo pas zemre Kosovën e dashur, për të cilën shumë bijë e bija sypatrembur kishin vendosur të luftonin dhe të dëbonin njëherë e përgjithmonë regjimin gjakatar të Beogradit.

Si drejtues i gazetës FAKTI, tani kur rekapituloj kronikën e gjatë të ngjarjeve që lidhen me eksodin e para 20 viteve, që filloi qysh ngamarsii 1999-tës, në shiritin e kujtesës më kanë ngelur shumë detaje, rrëfime, imazhe e mbi të gjitha shumë fytyra pleqshtë shqetësuar, shumë tronditje grash e fëmijësh të trishtuar dhe shumë të humbur e të hutuar në labirintine ferrit të Bllacës, aty ku gjatë ditëve të ftohtatë mars/prillit 1999po vihej në skenë një prej tragjedive më makabre të njerëzimit. Atyre ditëve, njeriu i shkulur kosovar ndodhej në paanësinë e një fushe të mbuluar me krrokama sorrash e vaje fëmijësh dhe brenda një teli me gjemba, të cilin po e ruanin me fanatizëm disa policë të Maqedonisë. Në Bllacë takohej fryma e njeriut me asgjënë prej nga formohej një lëmsh absurdi, që i ngjante një topi të ftohtë bore, teksa rrokullisej në shpinën e kërrusur të të dëbuarve dhunshëm.
Ishte fillimprilli i 1999-tës dhe bota si duket ende nuk dinte ç’po ndodhë me popullin shqiptarnë fushëgropën e Bllacës, që tashmë ishte shndërruar në luginë të fantazmave. Për këtë ferr, ajo mësoi përmes raportimeve të FAKTI-it, por edhe të reporterëve të huaj, kur aty u hapën varret e para të foshnjave epleqve. Në redaksi reporterët e terrenit sillnin, përpos baltës së shtresuar, edhe fotografi të shumta dhe diçiturat ishin të tepërta, sepse aty në fushëgropën e Bllacës gjithçka ishte e qartë. Kjo u bë e qartë edhe për kolegët e CNN-it dhe BBC-së, të cilët të penguar që në Bllacë të hyjnë legalisht, aty depërtuan ilegalisht, nëpër male. Balta e Bllacës atëbotë ishte një material i gatshëm për të bërë konfigurimin e një atmosfere danteske, ku jeta e njeriut kushtonte më lirë se gjithçka.

Një mobilizim i shtuar në atë prill të vitit1999 kishte trokitur edhe në ndërgjegjen e gazetarëve. Duke ushtruar këtë profesion, atëbotë neve na ra të kontaktojmë qindra njerëz, jo vetëm të ardhur, por edhe vendas. Qëllimi ynë ishte që t’ia tregojmë botës dy anët e realitetit shqiptar: njërën që përshkohej nga tmerri dhe eksodi, ndërsa tjetrën nga mikpritja dhe ngrohtësia vëllazërore. Mikpritja e njerëzve tanë ishte treguesi më i mirë, se ky popull kishte ardhmëri dhe askush, madje as ata që po mbillnin vdekje anë e kënd Kosovës, nuk do të mund të shkulnin nga zemra atdhedashurinë për këtë tokë të robëruar. Gazetaria e atyre ditëve dramatike ishte e mbarsur me barrën e rëndë të përgjegjësisë, sepse nga ne varej, se si dhe sa do të mund të alarmohej bota. Për fatin tonë të mirë, kjo gazetari, atëherë ishte shumë mobile dhe e liruar nga çfarëdo ndikimi politik. Raportimi dhe informimi i drejtë, i shpejtë dhe i paanshëm ishte bërë kodeksi ynë i vetëm i punës profesionale.

Për të përkujtuar këtë ngjarje, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore në Shkup, inicoi dhe rezultoi me ndërtimin e një Qendre memoriale të eksodit, e cila është ideuar të përmblidhë në mënyrë simbolike të gjitha kalvaret shqiptare ndër shekuj.
Kjo Qendër, gjithsesi mbetet sublimim i të gjithë kalvareve biblike që iu ndodhën shqiptarëve ndër shekuj, pa harruar dëbimet e dimrit që ndodhën në fshatrat shqiptare të Prokuplës, Nishit, Kurshumlisë, pastaj shkuljen barbare të çamëve, si dhe shpërnguljet sistematike të shqiptarëve të këtyre trevave në shkretëtirat e Anadollit, për të mbërri te migrimi aktual që po merr përmasat e një përbindëshi social.

Deri më tani elitat politike në Prishtinë me inidferentizëm iu kanë qasur ofertave që vinin nga ITSHKSH për një projekt të përbashkët kombëtar i cili do të ngrihej në një infrastrukurë të mirëfillt ligjore që do të merrj me arkivimin, procesimin juridk dhe artikulimin publik-ndërkombëtar të gjenocidit të kryer mbi shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat