Intervistë me presidentin e Serbisë Vuçiq

Opinione

Intervistë me presidentin e Serbisë Vuçiq

Nga: Sherif Ramabaja Më: 28 qershor 2022 Në ora: 19:18
Aleksander Vuçiq

Z. President : Këto ditë e shoqëruat Ramën në Samitin e EU në Bruksel. Rama ju falënderoi për një shoqërim të tillë, ku ne për këtë do të bisedojmë më vonë, por ne së pari vëmendjen po e përqendrojmë në takimin e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që u mbajt në Prishtinë. Në atë takim zoti Rama me batuta dhe gojën plot gaz tha se, më quani vëllai i Vuçiqit ?

Z. Vuçiq : Unë do të kisha thënë: më mirë të na quajnë vëllezër sesa armiq me njëri - tjetrin. Të armiqësuar kemi qenë me shekuj, unë mendoi se ka ardhur koha që Serbia dhe Shqipëria t´i kthehen paqes, për të cilën unë dhe Rama bashkërisht po punojmë.

Z. President : krejt kjo në rregull sikur mos të ekzistonte Kosova, po ajo është këtu?

Z. Vuçiq : Ne jemi të vetëdijshëm për këtë, Kosovën e kemi përfshirë në kushtetutë. Mundësinë ia kemi dhënë edhe asaj, është krejtësisht diçka tjetër se a dëshiron t´i bashkohet nismës sonë. Rama shumë qartë e ka thënë: t´i bashkohemi Ballkanit të Hapur, ose përndryshe, do të hyjmë në luftë. Unë pajtohem me këtë edhe pse jam kundër luftës. Të gjithë e njohin mendimin tim, haptas e kam thënë : Millosheviqi ka gabuar që e ka filluar luftën. Ai është dashur me një strategji paqësore t´i qaset krejt kësaj.

Z. President : Juve haptas ju akuzojnë se jeni në shërbim të Putinit, ndërsa Rama është në shërbimin tuaj.

Z. Vuçiq : Unë e pranoj se jam në shërbim, por të paqes, por edhe për mikun tim Ramën, apo vëllain siç po na quajnë, e kam të njëjtin mendim, por nuk pajtohem se jemi nën shërbimet e dikujt, apo njëri - tjetrit.

Ata që japin mendime të tilla janë shumë xheloz në ne dhe duan kaos në trevat tona, prandaj përparimi dhe afria e jonë i pengon forcat e tilla desktruktive.

Z. President : Në prapaskena po pëshpëritet se Rama pas dështimit të hapjes së bisedimeve, ai ka marr një iniciativë tjetër. Po flitet se po i bie borisë së bashkimit Kosovë – Shqipëri, apo Shqipërisë së Madhe, siç e quani ju?

Z. Vuçiq: Në imagjinatën e shqiptarëve kjo tezë kurrë nuk ka përfunduar, por unë nuk besoi se vëllai im Rama, siç po e quani ju, ma punon prapa shpine. Unë kam besim në te dhe ai e njeh temperamentin tim dhe të Serbisë, që nuk do ta lejojmë një gjë të tillë, me një fjalë një veprimi të tillë, do t´i jepnim përgjigje të fuqishme.

Z. President : Te shqiptarët mbretëron teza se zgjedhja e Kurtit si kryeministër i Kosovës ju ka disiplinuar dhe ua ka ndalur hovin që kishit kundër Kosovës?

Z. Vuçiq : Unë do t´i kisha porositur shqiptarët të mendojnë mirë se cilin po e zgjedhin. Unë me Thaçin dhe Mustafën kemi arritur t´i nënshkruajmë 33 marrëveshje, 33, e më thoni mua prej se Kurti ka ardhur në pushtet, sa marrëveshje kemi arritur t´i përfundojmë. Nga ardhja e tij kemi filluar me marrëveshjen e teneqeve dhe kemi mbetur te teneqet, pa arritur gjë. Këto ditë me ndërmjetësim të bashkësisë ndërkombëtare, mezi arritëm ta përfundojmë të vetmen marrëveshje mbi rrymën në Veriun e Kosovës.

Dhe për fund Z. President si e paramendoni të ardhmen e Kosovës, një zgjidhje po kërkohet edhe nga EU dhe SHBA?

Z. Vuçiq : Unë po punoi me Ramën në gjetjen e një zgjidhje për tërë Ballkanin e jo vetëm për Kosovën. Në kuadrin e zgjidhjes së përgjithshme hynë edhe Kosova. Ne duhet bashkërisht të punojmë në atë drejtim.

Po të ishte Thaçi këtu, besoj se deri më sot do ta kishim tejkaluar këtë problematikë, me Kurtin dhe Vjosën gjërat kanë mbetur pezull. E vetmja shpresë mbetet Rama, i cili seriozisht dhe me zell po angazhohet për përfundimin e suksesshëm të bisedimeve. Unë jam optimist, luftës duhet t´i ikim.

Diçka për Samitin e EU që u mbajt këto ditë ?

Z. Vuçiq : Çfarë të them, ishim plotësisht të zhgënjyer. Kemi pritur shumë dhe s’doli asgjë. Siç po shihet ne duhet fatin tonë ta marrim në duar. Jemi plotësisht të margjinalizuar. Shpresoja se Kosova do të përfitonte diçka. Kurti ka premtuar shumë, po duhet ta vëreni se ai ka vetëm fjalë. Mustafa e Haradinaj këtë po e thonë rregullisht.

(Intervistë e huazuar nga Mars – Rover?)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat