Sali Berishës

Opinione

Sali Berishës

Nga: Ilir Levonja Më: 4 korrik 2022 Në ora: 14:20
Sali Berisha

Foltorja ishte një nga epokat më të domosdoshme që i duhej politikës shqiptare. Më saktë mbarëvajtjes politike dhe funksionit të një force e cila aderon qeverisjen e vendit përmes demokracisë. Se po ta shikosh se si i zgjodhi PS-ja 61 kryetarët e partive në qytetet kryesore të vendit, ndjen neveri.

Në demokraci, nuk emërohet kush, por votohet. Po vdiq, vota, nuk flasim më për demokraci. Kësisoj ato ditët e foltores, ai vit i ftohtë dhe i gjatë pandemik, u bë një shpresë për mijra qytetarë. Për më tepër për mijra demokratë që pavarsisht kontributit, zgjoheshin të nesërmen dhe shikonin në tavolinë një zarf.

Ky ishte zarfi i emrave që vinin nga qendra, për kryetarë, deputetë a kryetarë bashkie. Kësisoj nëse qytetarët por edhe demokratët mbushën sallat, ishin së pari nga mllefi i mrrolur brenda barkut që zmadhohej ditë më ditë dhe për më keq, peshonte. Askujt nuk i pëlqente vetoja. Askujt nuk i pëlqente më urdhëri. Vota kish vdekur një herë e mirë. Kësisoj kurrë nuk u shpjegua si duhet, por ta dish nëse idinjata u bë protestë demokrate, karshi personit tuaj, karshi vetos, përbënte edhe një fakt tradicional shqiptar.

Dëmin historik karshi numrit një të historisë së tyre, pra nderin e tyre. Pavarsisht se cili qe ky emër. Sot dominon çmendurisht në opininion publik shqiptar standarti propagandistik se Sali Berisha po bën betejën me non grata për hallin e tij personal. Në fakt ky është para së gjithash sharmi politik i demokratëve që kanë të drejtën e Zotit të jenë të pastër në këtë drejtim. Mirëpo në këtë të drejtën e tyre përmes Foltores, ishin me shumicë Babalet. Madje më 8 janarin e famshëm të 2022 ky Babalja doli me shkop bejsbolli. Të dalësh në një konferencë shtypi për Babalet që rrahën demokratët...? Nuk e di! Shqipëria ka vetëm regres total nën këtë qeveri bajate. Ka një megalloman që qeveris me propagande dhe i imponohet rajonit. Eshtë pikërisht ky gagarel që e bllokoi Shqipërinë më 2010. Ju keni qënë kryeministër i kohës. Dhe kurrë më parë Shqipëria nuk ishte më afër se ato ditë për çeljen e negociatave. Ky gagarel nuk nënshlkruante asgjë, vetëm bojkotonte, refuzonte.

Dhe sot pas plot 12 vitesh i bërtet rajonit, si po vepron me të drejtën sovrane të Maqedonisë së Veriut, që të pranoj ofertën franceze në lidhje me Bullgarinë. U ka hedhur hi syve shqiptarëve të cilët sot nuk votojnë realitetin por të frustuar nga propoganda se fajin e ka Saliu. Duhet të jemi të qartë se mbrojtja më e mirë publike është dhe duhet të jenë primaret, për çdo individ. Babalja është një neveri demokrate si puna e atyre të tjerëve aty që mbajnë një vulë dhe flasin për të drejtën e demokratëve.

Nuk përmbyset Edi Rama duke bërë pakte me Babalet por me qytetarët. Këtë e kuptuam nga Foltorja jo nga autorët e dyerve të blindura. Kush ngriti dorën kundër demokratëve ka larguar veten, nuk e ka larguar kush. Madje e ka larguar edhe nga votuesi. Një demokrat a një qytetar nuk voton me zemër një emër të tillë. Le të bëj çfarë të dojë nesër ky Alibeu, kurrë nuk ka për të marrë votë demokrate. Nga qytetari jo, e jo. Kësisoj mëshoji aleancës me qytetarin, jo me babalet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat