Kokërra e budallës!

Opinione

Kokërra e budallës!

Nga: Agron Shabani Më: 18 gusht 2022 Në ora: 17:42
Agron Shabani

Ibret, mahluk dhe kokërra e budallës të dukën disa politikan dhe "analist" kosovar!

E sidomos atëherë tek imagjinojnë ose fantazojnë, duke "prognozuar" ose hamendësuar se si :"të kuqtë e vesë (vezës) peshon me rëndë, se sa të bardhtë e vesë në 'peshorën' ose 'vagën' e Nastradinit!"

I kuq e i bardhë, i zi, brun ose bjond, Albin Kurti është po aq shqiptar ose "antishqiptar, sa janë edhe ata të tjerët që e shajnë, qortojnë, akuzojnë, stigmatizojnë, skizmatizojnë, demonizojnë (sajtanizojnë) ose fajësojnë sot Albin Kurtin për cemët, ngecjet, paradokset, patologjitë ose anomalitë e ndryshme shtetrore, nacionale, teritoriale, gjeografike, historike, institucionale, konstitucionale, politike, diplomatike, administrative, juridike dhe të tjera (si asociacioni i komunave të pavarura serbe në veriun e Kosovë, demarkacionet kufitare me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, gjykaten speciale etj.) që i kanë sjellur dhe nënshkruar me dorën e vet!

Kjo të ngjanë në batutën ose metaforën e njohur popullore mbi grindjen, fjalosjen ose armiqsinë e vazhdushme në mes atyre "dy burrave trima dhe të mençur për një bajgë (bagël) pele ose kali mbi urën e gurit: "Jo pasha musafin, bajgën (baglën) e ka ba pela e jo kali!...";ou iu, ai, au, uhuuu...dhe, fjalë pas fjale kërset shuplaka (flakaresha), huni ose dajaku! Kështu që "burrat e dheut" bien në gjak ose futën në hasmëri me njëri tjetrin për një bagël (bajgë) të "kafshëve të buta"!

Kriza ose acarimi i ndërsjelltë ose reciprok në mes disa "kafshëve të larta" pushtetmbajtëse ose politike në Kosovë: Thonë se erdhi pas puçit ose grushtetit parlamentar ose politik ndaj Albin Kurtin ose qeverisë "Kurti 1" nga ana e LDK-së, PDK-së dhe AAK-ë e Nismës...Për të mos thënë këtu me rastin e puçit ose grushtetit politik ndaj Ramush Haradinajt dhe qeverisë së tij....?!

Kush e di!?

Le të përkthehet, transmetohet, rimozohet, stiset, valorizihet ose glorifikohet si të duan ata që e kanë hartuar, përpiluar, firmosur ose nënshkruar: I ashtuquajturi asociacioni i pavarur i komunave serbe në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, me kompetenca ekzekutive ose pa to: në instancë të fundit është një cep ose "xhep i vogël" i Rusisë në Kosovë. 

Por, ia që "kokat e "mençura"("gjeniale") dhe të nxehëta, zemrat e "zhuritura" dhe "shpirti i kallur" i disa "politikanëve" ose "patriotëve" të çartur të "kombit dhe atdheut": Asesi të gjejnë qetësi dhe një trohë fllad ose freski në këtë vapë të gushti, kur Kosovës me siguri se do i shkoqët (shkëputët) ose amputohet edhe një "copë e vogël" nga trungu ose trupi i saj!

Ndërkohë që qarqe ose struktura të errëta (antishqiptare ose antikosovare) nga brenda dhe jashtë Kosovës, si për t'i dhënë akoma me shumë zë kujës ose "borisë së alarmit" e kanë rihapur ose "rizbuluar" temën e nxehtë të burkave, ferexhëve, hixhabëve dhe shamiave të huaja, si "kryepuna" ose "kryevepra" e shqiptarëve të shkretë, trutrashë ose kokëbosh!

Deri n'fe, ferexhe, burka, hixhabe ose shamia, krejt puntë tjera, i kemi n'terëzi!

Ani de.... S'ka dert hiç! 

Për një plesht.."shqipja" e kallin jarganin, tha dikur Pleqnari i njohur nga Drenica, Xhemail Abria. 

Edhe në White Iseland (Vajt Ajlënd) ose "Ishullin e Bardhë" të Paqësorit ose Pacifikut, toka dhe deti, nuk gjejnë dot qetësi tani e me shumë se 18O mijë vjet nga prushi ose llava e madhe eruptive ose vullkanike!

Le të thuhet edhe kjo në "buletinin politiko-meteorogjik" të "shtetit të thellë ose dubioz" të masonerisë ose oligarkisë së madhe serbo-ruso-turke brenda dhe jashtë Kosovës!

Në të kundërten, "nuk ia vlen t'i mësoni ose ushtroni vazhdimisht derrin dhe gomarin për të kënduar ose pallitur si në kor ose orkestër, me nota muzikore, sepse do i mërzisni dhe egërsoni akoma më shumë edhe derrin, edhe gomarin." (P. Diciknson)

Rusët, turqit, serbët dhe të tjerët, luftojnë për mish (tulë), ari, argjent, uran, xhevahire të ndryshme ose diamant, ndërsa shqiptarët e shkretë dhe duarbosh: zihën mes veti, grindën, kapën dhe e luftojnë njëri tjetrin për një koc ose për një asht! 

Ham-ham-ham e llam-llam-llam ndaj njëri tjetrit!

Brukseli i paguan shpenzimët.

Se këndejmi, po të mos ishin SHBA-së, pas Ukrainës, rusët (ndoshta) me siguri do kishin marëshuar ose bombarduar në Bruksel, Paris, Romë, Londër ose Berlin.

Përse (pse) të mos thuhet edhe kjo!

ASh

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat