Ç ‘ka po ndodh me ne?!.

Opinione

Ç ‘ka po ndodh me ne?!.

Nga: Ismail Muqiqi Më: 21 shtator 2022 Në ora: 17:43
Ismail Muqiqi

Po vazhdon agonia në shkollat e Republikës së Kosovës. Zhvillimet po tregojnë se politika i ka futur thellë duart edhe në sistemin e Arsimit duke manipuluar me hallet, problemet, varfërinë dhe ndjenjat e qytetareve të Kosovës. Koha po tregon se ne si shoqëri ka kohë qe jemi duke jetuar në Botën e ëndrrave duke përdorur si platformë të rrejshme retorikën dhe folklorizmin të cilit tani po i duket fara e keqe. Në vitin 1982 më kujtohet gjendja në Arsimin dhe Edukimin e Kosovës kur isha Drejtor i katër shkollave në Regjionin e Komunës së Podujevës. Isha dëshmitarë i të vërtetës, kur prindërit nëpërmes këshillave të shkollave ishin shumë të interesuar për mirëmbajtjen e procesit mësimorë për nivelin e cilësisë në Arsim dhe Edukim me një fjalë ishin shumë më të interesuar dhe më të përkushtuar për Shkollën Shqipe. Jam shumë i befasuar me pasivitetin e prindërve dhe të këshillave të shkollave. Është e pafalshme qëndrimi indiferent i mësuesve, arsimtareve, profesorëve të cilët po rrinë në heshtje sikur nuk po ndodh asgjë. Ku është ndërgjegjja e tyre që për shkak të 50 eurove tu a kthejnë shpinën nxënësve të cilët kanë mbetur të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre duke ua thyer shpresat dhe dëshirat për ta filluar vitin e ri shkollor. Nuk di a janë të vetëdijshëm këta njerëz pa integritet se nxënësit e tyre nuk do ti harrojnë këto veprime, të karakterit opstruktiv me pasoja negative të paparashikueshme për të rinjtë tanë. Qfarë po i ndodh Kosovës?. Është e pafalshme dhe e pa shpjegueshme që ende askush nga trupi arsimor nuk është distancuar kundër veprimeve “sindikaliste” me plotë ngjyrë politike të stafit të Rrahman Jasharit i cili do të mbahet gjatë në mend si shkatërruesi më i madh i Sistemit të Arsimit. Ky përpos që e ka organizuar bojkotimin e mësimit deklaratat dhe veprimet e tija kanë tejkaluar qdo normë të sjelljes të një individi pavlera. Ky ka kohë që është munduar ti marrë kompetencat e Ministrisë së Arsimit dhe të Qeverisë së Kosovës. Se fund e krye veprimet e tija janë puro politike tregojnë faktet kur ky masë paku u shqetësua apo u angazhua në përmirësimin e cilësisë në Arsimin dhe Edukimin e shkollave të Republikës së Kosovës. Ky vite me radhë bashkë me shtabin e tij e futi hundën edhe në kulikulat dhe në plan programet e shkollave tona duke u munduar të dalë mbi shkencën e Arsimit. Ky tani në vend që ti kërkoj falje opinionit për krimin që është duke e bërë në mbylljen e shkollave, tani ky po i kërcënon prindërit dhe Ministrin e Arsimit duke deklaruar që orët dhe ditët e humbura nuk do të kompenzohen asnjëherë. Mjerisht kjo është gjendja në Arsimin e Republikës së Kosovës i cili që nga pas lufta është degraduar në pa kufi. Qytetaret janë të njohur me nivelin e cilësisë në Arsimin dhe Edukimin shkollor, e këtë më së miri e ka vërtetuar matja Institucioni Ndërkombëtar i vlerësimit PISA. Këto anomali po ndodhin këto ditë kur serbia dhe presidenti i saj po kërcënojnë me luftë për ta pushtuar Kosovën. Gjendje kjo e cila është shumë serioze për shtetin tonë. Për fatë të keq kemi humbur qdo arsye të jemi në nivel të detyrave në hapë me kohën për ndërtimin e shtetit dhe identitetin e kombit. Se deri kur do të zgjat kjo agoni e mjerë nga të ashtuquajturit intelektual edukator apo super strukturë mbetet të shihet. Per kete me siguri se do ta tregoj koha. Por faktura e dëmit dhe e traumave tek nxënësit tanë vështirë se do të kompozohet apo rehabilitohet nga gjendja shpirtërore dhe emocionale e tyre. Duhet theksuar se edhe kësaj radhe dështoj puna rroli dhe misioni i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve institucion ky i cili po qëndron jashtë rrjedhave në Shoqërinë Kosovare. Zoti e shpëtoftë Kosovën nga veprimet e pseudo intelektualëve dhe nga hilet e politikanëve pa integritet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat