Grevat ngadalësojnë procese të rëndësishme

Opinione

Grevat ngadalësojnë procese të rëndësishme

Nga: Isa Sejdiu Më: 22 shtator 2022 Në ora: 16:00
Autori Isa Sejdiu

Grevat e mësimdhënësve dhe punonjësve publik të Kosovës, po hyjnë në javën e katër dhe ende nuk ka indicje se ato shpejtë do të përfundojnë. Përkundrazi deri me tash as që u bë një dialog social i mirëfillt, miqësor e qëllimmirë, mes Qeverisë Kurti dhe sindikalistëve. Si e tillë greva ka të ngjarë që edhe më tej të zgjërohet, politizohet dhe përgjithësohet. Zënkat e të dy faktorëve, po krijojnë konfuzitet dhe distancë në zgjidhjen e problemit. Si pasojë e këtij kontesti delikadent, janë efektet negative dhe thellimi i regresit në fushën e arsimit, e për pasojë janë humbjet e nxënësve dhe mijëra orëve të punës, të cilat tash askush përveç qeverisë nuk mendon ti kompenzoj.

Qeverisë Kurti, e zotuar qysh në marrje të mandatit, se do të merret më shumë me problemet e shtresuara të brendshme të venndit, i mbeten shumë detyra edhe në këtë fushë. Prandaj është e rëndësishme se cilat do të jen veprimet e qeverisë në ditët e ardhme karshi kërkesave pragmatike të grevistëve, meqë ate në ditet e javet në vijim e presin një volum punësh të nderlikuara, pikërisht në këto situata dhe rrethana jashtëzakonisht të pavolitshme, me shpërthime sociale jo vetëm sindikale, për shkak të inflacionit të rritur, krizes energjetike, ngritja e qmimeve të konsumit të përdishem, por edhe negociatat me Serbinë. Thënjet e mazhorancës se greven po e mbështetë opozita, vetëm e politizojnë dhe nuk e zgjidhin situatën. Kjo mund të shërbejë vetëm si maskim i jogatishmerinë, karshi grevistëve arsimor etj.

Njëherit u pa se minimizimi dhe anashkalimi i vazhdueshem i kërkesave të sindikalistëve për kaq kohë, urrejtje dhe akuza për shantazhim, nuk janë zgjidhja e duhur. Gjendja e krijuar pro et contra, rëndojë tejmase zgjidhjen e këtij problemi me dimenzione të turpshme për vendin. Në këtë drejtim, as ministria si duket nuk po bën asnjë hap pozitiv.

Kosovarët e varfer në tërë këto vite të pasluftes, edhe pse asnjëherë grevat e tilla nuk kanë munguar, nuk kanë pasur rastin të shohin inskenime të tilla dramatike të moszgjidhjes së problemeve të tilla publike, madje pikërisht kur janë në pyetje punonjësit edukativo - arsimor të cilët gjithnjë kanë shembëllyer për dikasterët tjerët. Sigurisht arsyet janë të dy anshme e të justifikuara, por qytetarët janë mësuar që në raste të tilla, timonjeri i arsimit republikan gjithnjë të luajë rolin e një koordinatori vendimmarrës e të përgjegjshem për fushën e arsimit.

Jemi mësuar që fare pak të kemi deklarime utopike në nivele më të larta të vendit për probleme të ngjashme. Njohësit e kësaj shtylle të shtetit, janë të vetëdijshem se vendi ka fat që në krye të MASHT-it është znj. Nagavci, me kredibilitet dhe bagazh impozant për këtë sferë të ndieshme të shoqërisë. Dhe është për tu habitur se si ministrja e arsimit, mbetet larg përmbylljes së këtij procesi. Kësisoj ka të ngjarë se në këtë mënyrë do të politizohet panevojshëm ky problem, i cili asesi nuk është politik. Në domen të AP është gjithësesi kjo çështje. Por duket se me greven e elektrizuar dhe politizuar kaq të stërzgjatur, nëse vazhdon edhe më tej, do të merren edhe nënat e gjyshet tona me shamija, për të dhënë ndonjë propozim më pragmatik.

Kështu në vend se të merremi suksesshëm me problemet e shtresuara prej vitesh në arsim, (qevri, mësimdhëns, prindër, subjekte politike, OJQ etj.) tash vend e pa vend zhvillohen debate koti, se kush kundër kujt është, se kush është më i forti e më i drejti! Ose se kush sot kujtë ja “paloj”më mirë, e kush mbet me gishta në gojë ! Se kush duhet lëshuar pe apo mos lëshuar fare. Apo se kush kundër kujt duhet të hakmerret me mospagesen e pagave të muajt që po kalon. Duke mos folur këtu për rrjetet tona sociale, të cilat po shndrrohen në një njollë të zezë për vendin. Kështu mësë paku do të merren me problemin kompetentët, profesionistët, humanistët dhe aktivizmi pozitiv qytetar. Jemi mësuar tashmë që me politiken dhe problemet e krijuara, të merremi që të gjithë. Të humbim kohë që të gjithë dhe asgjë të mos zgjidhim konkretisht.

Kësisoj shfaqja në skenë e sindikates si një organizatë subjektive, tregoj shumëçka nga ajo që ndodhë ende në institucionet tona në të dy nivelet, pra mosunitrtin apo njëanshmerinë e tyre. Por dhe qytearinë tonë ate të zënë me punë dhe ate që nuk punon dhe karshi këtyre, qytetarinë tonë të tretë joformale e cila merret vetëm me rrjete sociale dhe jeton sigurisht nga reminitencat e mërgimtarëve.

Këto rrjete sociale me gjuhën e tyre banale dhe analfabetike, në konteks me problemin sindikal që u krijua, herë e ngisin në piadestalin e heroit kombëtar zt. Jasharaj, herë e ekzekutojnë për të bëmat e orjentimet e tij. I gjithë ky zhvillim i krijuar në ambjente që vet i sponzorojmë, i ngjason një arene të futbollit mes dy ekipeve të cilat fajësojnë njëra tjetrën për të bëmat jashtë fushes, deri në gjakosje, duke harruar lojen dhe misionin e saj.

Ky farë lloj soditësi analfabetik i rrjeteve sociale është tejët i polarizuar dhe politizuar. Ai si aktor i tillë, më shumë është i interesuar të përcjelli skena të ngjashme, sesa edhe lojen në fushë. Dalngadal kështu po krijojmë arenën e përgjithshme të demavetë virgjer. E arenat e tilla nuk zgjojnë kureshtjën e njerëzve të mirë. Njerëzve kredibil, njerëzve kreativ, njerëzve profesionist, shkencëtarëve, artistëve, njerëzve gjakftohtë dhe intelektualëve të cilët më lehtë në rrethana normale, do të gjenin rrugët e zhvillimit të shoqërisë tonë. Politikat etilla ditore që pa dyshim ushqehën edhe nga jomiqët tanë, kënaqin masën dhe ndezin shoqërinë të cilat tërë ate e shndrrojnë në një rrjet social të rrezikshmem për fatin tonë, veqmas rininë e saj, janë si letra e terur të cilave lehtë mund tu vihet flaka.

Kështu si kaluan dy dekada, ne duket do të mbetemi ende, duke ndërtuar shtëpinë tonë të përbashkët vetëm në katin përdheskë. Në një soj të jetës së përditshmërisë, mund të ndodhë të grindemi edhe gjatë, duke kërkuar shpëtuesin tonë. Ende do të grindemi dhe mburremi koti se kush është më i indrituri, më meritori i kësaj shtëpie të trazuar, pa e vën edhe njëherë gishtin në kokë, se ne nuk jemi mesi i botës e cila gjithnjë nuk mund të sillet rreth nesh.

Në shoqërinë e shtetin pa bazament të fortë ekonomik e zhvillimor, madje nuk është i mirëseardhur sa duhet as liberalizimi i vizave, sepse të gjithë qëndrojmë me pasaporta në dorë, për të ikur nga ky vend i kaosit e padrejtësisë, i cili edhe fëmijët mund ti lë në rrugë. Në këto rrethana si mos të ngrihet në hero prijësi sindikal zt. Rr. Jasharaj, por fare pak do të jetë e rëndësishmë për shoqërinë se athua ai do tu përballoj të tëra këtyre ballafaqimeve shëndeti i tij i dobët pikërisht ashtu siç thoshte zt. Kurti, para se ai të vie në pushtet. Dhe nuk është në pyetje vetëm shëndeti i këtij mësuesi.

Me greven e sindikatës u krijua situata kur të gjithë kanë të drejtë dhe askush ! Në rrethana të tilla, është vështirë të gjendet i dituri, i drejti dhe evendimmarrësi. Të gjithë e dijmë se pikërisht kjo sinidikatë është mjaftë përgjegjëse prej vitesh, për gjendjen në arsim. Por e dijmë se edhe qeveritë apo ministria e arsimit, nuk është më pak përgjegjëse për këtë gjendje, sesa kjo organizatë. Pikërisht kjo sindikatë, MASHT dhe MPMS me nënshkrimin e Kontratave Kolektive në fushën e arsimit, sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, ( i cili ka ngitur padi kundër qeverisë, sa dhe anakronike), për dëmtimin e buxhetit arsimor në komunat e vendit, për shkak të nënshkrimit të këtyre kontratave, pa mbulesë financiare. Aq më keq që këto kontrata, kryesisht janë nënshkruar në prag të fushatave elektorale, nën presionet e mëdha të këtyre sindikatave. Pa dyshim se një angazhim i tillë këtyre subjekteve por edhe atyre që nuk i përmendem, e në veçanti po përseris kjo sindikatë, tërthorazi apo drejtpëdrejtë kanë ndikuar edhe në cilësinë aq të përfolur të arsimin tonë në të gjitha nivelet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat