Kush merret me vulën dhe vulëhumburit nuk ka lidhje me realitetin

Opinione

Kush merret me vulën dhe vulëhumburit nuk ka lidhje me realitetin

Nga: Ilir Levonja Më: 6 tetor 2022 Në ora: 22:26
Ilir Levonja

Grupimi Alibeaj, grupimi i deputetëve etj. Kujt i takon PD-ja dhe kujt jo? Zotërinjë, se kujt i përket një forcë politike nuk ka nevojë për Gjykatë. Në marsin e këtij viti u mbajtën zgjedhjet e pjesëshme lokale dhe aty u duk sheshit se kujt i përket PD-ja. Pa shkuar më largë si tek kuvendi i hapur në një stadium ma kapacitet mbi njëzetë mijë vende.

Zgjedhjet i vunë vulën dhe demokratët bëjnë mirë të forcojnë opozitarizmin ashtu si e do koha. Ky debat konsiderohet i ezauruar, i mbyllur tashmë, pikërisht nga zgjedhjet e marsit.

Eshtë debat shterp. Mos u merrni me ata që thonë kujt i përkasim, vulës apo votës? Kjo është punë e vulëhumburve. Opozitarizmi është në rrugë jo pas vulës. Ka kaq qindra teori e idera idiote. Të merresh me vulën dhe vulëhumburit është një largim total nga realiteti i shkrumbuar shqiptar. Iku shtatori dhe nuk u pa një protestë dhe kjo është për t'u shqetësuar. Të merresh me vulëhumburit i bën shërbim qeverisë më të dështuar, më të korruptuar, më pro sllave a lindore se vet ajo e Enver Hoxhës.

Pikërisht atyre u intereson çështja e vulës. Kanë hedhur në treg idenë se duhet një lidership i ri në PD. Apo të rinjtë. Apo kur të thonë, le të nxirri PD-ja një djalë të ri se edhe ne socialistët do ia japim votën. Janë mashtrime klasike se, nga 2013-ta e këtej PD-ja nuk e kishte liderin plak, babagjysh etj.

E kishte fringo, xhel i gjallë dhe një mut ia dhanë votën. Fakti që mungojnë protestat shqiptarët janë të detyruar të dëgjojnë rihapjen e debateve shterpë. Janë të shtrënguar të dëgjojnë se si dikur në një maturant a një student i vitit të parë me emrin Ilir Metaj, ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit dhe ky person është ish Presidenti Ilir Meta. Nga ana tjetër një duzinë mbledhin supet se si është e mundur që ambasadorja e Amerikës po takohet kaq shpesh me këtë ish sigurimsin, ish Presidentin etj. Për shkak se protestat po vonojnë shqiptarët janë të detyruar të dëgjojnë edhe racën më të poshtër të njerëzimit, komunistët, kur gjoja të indinjuar të hakërrohen për vrasjet e regjimit të Berishës, por jo për masakrat, luftën e klasave të Enverit. Madje paturpësisht të thotë se ashtu ishte ligji. Kjo racë gëlon me shumicë dhe të mbyt. Po për shkak se mungojnë protestat ta shpifin edhe ish Berishët.

Madje këta janë soji i dytë dhe po aq i neveritshëm sa soji i komunistëve. Kur ishin me Berishën të çanin menderen sapo hapje gojën të thoshe diçka të papëlqyer karshi Berishës. Tani u është mbushur mendja se janë liderë dhe se të gjitha të këqijat vinë nga Berisha, pavarsisht se këta kurrë nuk kanë fituar. Por kanë penetruar... Dhe nuk kanë kurajën e sfidës. Mbushni sheshet, se opozita nuk është kancelari, por uragan njerëzor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat