Miqësia që pretendon të lidhet?!

Opinione

Miqësia që pretendon të lidhet?!

Nga: Milazim Maraj Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 23:24
Autori Milazim Maraj

Filloi dekada e dytë e bisedave shqip serbisht që nuk po përfundojnë, por sa afrohen të fundi kthehen përsëri në fillim. Bazuar në historinë tonë të shkruar dhe të pa shkruar këto biseda vështirë që do të përfundojnë me ,marrëveshje të mirëfilltë. Janë të pa shpresa. Nuk do të kenë ndonjë fund të suksesshëm perspektiv dhe afatgjatë. Çdo gjë do të jetë e përkohshme, e pa respektueshme nga Serbia madje shumë afatshkurtër. Afati i këtyre bisedave nuk varët fare nga Kosova apo respekti që Serbia e ka për marrëveshjet ndërkombëtare. Kjo varët vetëm nga forca ushtarake e Kosovës dhe aleanca e sajë.

Serbia është shtet fantazmë, pa histori të vërtetë, në kulturë e ka mashtrimin, tradhtinë, plaçkitjen dhunën dhe okupimin; është formuar për interesa ruse, dhe jo aspak për interes të qytetarëve të sajë, qoftë të ardhur apo autokton shkijë, raje, që do të thotë, (shqiptarë të besimit ortodoks të asimiluar) që jetojnë në këtë shtet fantazmë. Nuk behët fjalë për fenë myslimane, ata myslimanët nuk i urrejnë aq sa i urrejnë shqiptarët e besimit ortodoks të cilët duan të mbetën shqiptarë. Ja shembulli; Para disa muajve në Manastirin Deçanit erdhën disa besimtarë të fesë ortodokse që ishin luajal ndaj Serbisë dhe nuk patën asnjë problem.

Ata u pritën, mirë nga popi u puthën, u fotografuan ndezën qirinj dhe u ndanë të përmalluar, por me premtime se zoti serb Rusia do të u ndihmon të jenë bashkë, do të thotë që edhe Shqipëria të jetë Serbi. Këta nuk e kishin fare problem për çka kishte bërë Serbia mbi popullin shqiptarë të Kosovës. Ardhja e At. Nikollë Xhufkës prift shqiptarë i besimit ortodoks në këtë Manastir shqiptarë shpërfaqi tërë dinakërinë e popit serb në Manastirin e Deçanit. Shpërfaqi edhe qëllimin e politikës ruso – serbe që ushtrojnë përmes të këtyre kishave të okupuara. At. Nikolla në fillim u prit mirë, ata ia morën dorën, ia puthën dorën dhe e pranuan brenda.

Por spiuni i kishës sa kishte fole me ambasadën serbe në Tiranë, e ata kishin shënime që At. Nikolla është shqiptarë i palakueshëm, është pasardhës i Fan Stilian Nolit, popi e kishte kërcënuar që të largohet nga Manastiri për ndryshe do ta rrihnin. Kush kishte të drejt më shumë në këtë Manastir? Popi serb, që këtë trashëgimi kulturore e kishin okupuar më ushtri që kishte bërë shumë masakra dhe që i kishte detyruar shqiptarët ose të pranojnë kombin serb ose të pranojnë fenë myslimane sipas marrëveshjes më Turqinë.

At Nikollë Xhufka i kishte treguar popit serb që kjo kishë ishte e shqiptarëve, i takonte ati dhe jo popit serb. Për vizitë në kishën time nuk kërkojë leje nga askush kishte thënë At Nikolla. Prifti, Atë Nikolla u prit në mënyrën më armiqësore nga popi okupatorë. Popi ishte shumë arrogant, me priftin shqiptarë, që po vizitonte Manastirin e vet. Ai dhe murgjit e tij nga ajo pritja në prezencën e ushtarëve të KFORI-T u kthyen në stilin e origjinës së tyre nga miqësori të shndërrohen në arrogant dhe armiqësor. Ishte moment i dhimbshëm dhe tepër dëshpërues, të largohesh nga Manastiri yt prej shërbëtorëve rus të veshur si murgj dhe pop.

Të jesh në tokën tënde, në shtëpinë tënde dhe të mos gjendesh rehat në kishën tënde, kjo është e pa falshme kishte thënë At Nikolla. At. Nikollë Xhufka thotë se Manastiri i Deçanit është i shqiptarëve. Manastiri ishte “Kishë Ilire”. Ai thotë së “nuk ia kishte marrë mendja që serbet do të kenë sjellje të tilla ndaj priftit”. “Sjellja e tillë kundër një kleriku, kundër një prifti është e pashpjegueshme” Popi i kishte thënë At Nikollës, unë jam zot shtëpie këtu, ik sa nuk të kemi rrahur! Ky ishte “zot” i shtëpisë së okupuar.

Përndryshe në Kosovë nuk i thuhet mikut ik. Këtë nuk e ka kultura jonë shqiptare. Mikut i thuhet: Eja mirë së të ka prua zoti. Po ky pop nuk i takon kësaj kulture , andaj s’ke çka pret tjetër nga ky soj. Kështu përfundoj takimi i hidhur i At, Nikollë Xhufkës në Manastirin e vet, në tokën e vet. Për këtë rast prita që do të reagonte dikush, por ende jo. Tani shtrohet pyetja: pse duhet të lejohen spiunet rus dhe serb të vizitojnë manastirin tonë kur në këtë nuk i lejohet Priftit shqiptarë? Ky skandal është i rëndë, nuk do të duhej të kalojë kështu në heshtje. Për këtë do të duhej të reagonte Kisha autoqefale shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat