Kosova dhe faza e tranzicionit

Opinione

Kosova dhe faza e tranzicionit

Nga: Skender Mulliqi Më: 22 mars 2023 Në ora: 20:05
Autori Skender Mulliqi

Vitet e tranzicionit në Kosovë, nuk sollën prosperitet dhe jetë të mirë për qytetarët, ashtu siç është pritur. Pseudo elitat politike e shfrytëzuan këtë fazë për tu pasuruar. Nuk u krijuan kushtet për vlera shoqërore e politike, por u krijuan kushtet për kategorinë e njerëzve të politikës dhe të biznesit. Institucionet e pa ndikuara në kushtet e funksionimit normal do të ishin mburoja karshi politikave dhe politikanëve hileqarë. Nuk patëm aq sa duhet shtet ligjor dhe as ndarje të pushtetit në mënyrë meritore. Nuk u krijuan mekanizmat kompetentive për funksionim të ekonomisë së tregut, që një shtet e bën të zhvilluar.

Tretmani i shtetit si “gjah” që ju bë pas luftës nga partitë shtet formuese, krijuan jo stabilitet politik e jo stabilitet ekonomik. U akumuluan shumë probleme duke e pamundësuar edhe funksionimin e mirë të sistemeve. Institucionet e tilla inerte dhe ekonomia informale bënë që mos të kemi investime dhe as investitor të jashtëm. Ju mbyllën rrugët edhe inovacioneve të reja teknologjike. Nuk u zhvillua asnjë degë e ekonomisë dhe as industria e rëndë si duhet. Mbeti jashtë edhe turizmi si predispozitë e mirë e Kosovës. Të arriturat mbetën shumë të vogla. Si pasojë e gjithë këtyre erdh varfërimi, numri enorm i atyre të cilët po kërkojnë punë, pastaj si pasojë e punës së keqe të pushteteve ishte rritja jashtë çdo normaleje e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.Duke kaluar koha edhe rritej mos besueshmëria në organet e shtetit. Premtime patëm gjatë këtyre viteve nga ata që e morën pushtetin sa të duash, e realizime pak.

Pa funksionimin e shtetit ligjor, si garantues i sigurisë, nuk mund të flasim për zhvillim të ekonomisë, që mundëson një ambient, ku secili individ ti maksimalizon potencialet e veta riprodhuese. Paralelisht më instrumentalizimët e ndryshme politike, më institucione të dobëta, pamë së po rrënohen edhe sistemi i arsimit dhe shëndetësisë. Kemi pasur një çrregullim të arsimit, i cili sistematikisht është dobësuar.Nuk kë gjë më tragjike për një komb dhe shtet së kur arsimi dhe shëndetësia komercializohen duke u shndërruar në biznes. Kanë ardhur deri të diplomat secili që I ka pasur mundësitë materiale, pavarësisht nga dija. Shumë e kanë humbur kuptimin universitetet dhe më këtë edhe fakultetet. Me këtë gjë dija shumë është relativizuar, që ka ndikuar që shteti të jetë I dobët. Na erdhën shumë në shprehje përshtatshmëritë ideo -politike si në komunizëm.

Është brengosëse së si edhe ndryshimet post jugosllave në hapësirat ballkanike nuk sollën ndryshimet të logjikës nga sistemi socialist. Nuk sollën ndryshime përmbajtjesore, të cilat do të kishin fuqizuar pushtetet e dobëta të pas luftës. Pushteti i ri duhet ti rritë shpresat për një të ardhme më të ndritur. Shtyrja e qytetarëve qëllimisht në abstenim, ishte gjëja më e keqe për Kosovën. Ky tip i politikanëve nuk i solli këtij populli as për afër rezultatet e pritura. U mendua më shumë për ndërrim mandatesh pushtetare, duke e qitur krejt në margjina funksionimin e shtetit. Keqpërdorimi i shtetit ishte tepër i madh, duke iu dhënw kah të kundërte edhe historike interesave të shqiptarëve.

Të shpresojmë së forcat e reja politike do të kenë, përcepcione tjera politike karshi shtet ndërtimit dhe mirëqenës së përgjithshme. Ekzistojnë kapacitetet që gjërat të kthehen na kahun e tyre pozitiv. Qarku shumë vjeçar i tranzicionit duhet të përmbyllet më shumë punë në zvogëlimin e krimit dhe të korrupsionit, të cilat që shumë kohë e gërryen Kosovën nga brenda. Vetëm duke bërë hapa konkret zhvillimor, edhe mund të bëhemi pjesë e strukturës të BE-së dhe NATO-s. Mund ti tregojmë botës edhe pse vend i vogël, së kemi mundësi të bëhemi shembull, i një shteti modern. Nuk ka vend më për pseudo elita në pushtet, të cilat na seruan modele të pushteteve autoritare, si përsonalizim i politikës të te fortit. Nuk dhanë alternativa të politikave profesionale, të shoqërive civile dhe të organizmave kualitativ shoqëroro- politike, si korrigjime të çdo pushteti demokratik. Dihet së funksionimi i shtetit dhe proceseve demokratike është i pa mundur pa veprimtarinë e opozitarizmit, kur dihet së opozita është element konstituiv i shoqërisë, ndarjes të pushtetit, kritikës publike, medieve dhe shoqërive civile…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat