PAN ngulmon në kriminalizimin e UÇK-së

Opinione

PAN ngulmon në kriminalizimin e UÇK-së

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 13 prill 2023 Në ora: 21:01
“Marshi për Drejtësinë”

Partitë-banda të koalicionuara në PAN, pas "yryshit" dështak -rrafsh Kosova, vetëm ta heqim qafe Albin Kurtin-, morën një nismë e dytë, me slloganin: "Marshi për Drejtësinë".

Dy qëllimet bazë të Marshit kriminal:

1) Fushatë elektorale, pas tronditjes partiake;

2) Kriminalizimin e UÇK-së, për të lehtësuar të inkriminuarit individual.

Prokuroria e Dhomave të Specializuara, e Kosovës, me seli në Hagë, deklaron se po hetonë individët për krimet e bëra dhe jo UÇK-në. Të njëjtën gjë e thonë dhe e përsërisin Gjykata e Specializuar, BE-ja, SHBA, EULEX, NATO dhe e gjithë bota, përfshirë këtu edhe shqiptarët e përbotshëm, të cilët kërkojnë drejtësi për viktimat numerike, të vrara gjatë dhe pas luftës, përfshirë edhe vrasjet politike. 

Paradoksalisht, vetëm PAN-istët thonë se "po gjykohet UÇK-ja dhe jo individët", edhe pse e dinë, mirëfilli, se është e kundërta. Kuadrot e painkriminuar, brenda partive të PAN-it, duhet të nismonin - shpalljen e paligjshme - të partive të tyre aktuale, për të shpëtuar atë pjesë të anëtarësisë të shëndetshme. Por, fillimisht, duhet të distancohen, nga kriminelët, duke pranuar se kanë maltetuar dhe vrarë ushtarakët luftëbërës të FARK-ut; veprimtarët atdhetarë të LDK-së; gazetarët reporterë të luftës; kuadro të hershëm të LPK-së dhe qindra ushtarë, pjesë të bandave ekzekutive të SHTAB-istëve të Rogner-it dhe të komandantëve brenda Kosovës.

Skenaristët e "Marshit për Drejtësi", janë pjesë e krimeve të atyre që e mbrojnë, të paktën, me zhurmim rrugëve e tribunave, medieve. Ndërsa organizatorët, Eliza dhe Ismajli, me bashkë-përgaditës, janë, thjeshtë, kondomë. Në Hagë po gjykohen 6 të akuzuar, kryesisht, për vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë. Viktimat nuk janë as 100 dhe as 200 të vrarë, por janë shumë qindra të ekzekutuar, në prita e pas shpine, në dritën e diellit, në errësirën e natës, ngeshëm e me lista emërore, me siglën "SHP të UÇK-së!" Ashtu siç janë edhe shumë qindra kriminelë, pjesëmarrës në tortura e vrasje. E tmerrshme! Supër-kriminale!

Carla del Ponte dhe Dick Marty - denoncues të shumë krimeve

Akuza e Dick Marty, për trafikim organesh, nuk ka përfunduar hetimin, sepse pala shqiptare e pengoi atë.  Prokurorja Carla del Ponte dhe Senatori Dick Marty, kanë botuar libra për luftën në Kosovë, me theks të veçantë, për krimet faktike, gjatë dhe pas luftës. Dhe, akuzat e faktuara, janë në përputhje me zhvillimet dramatike e tragjike, që kanë për autorë shumë "komandantë" të LPK-së, që kulmojnë me "Qeverinë e Përkohshme të Kosovës", të kompozuar në Tiranë, nga banda-kallëse e Shqipërisë, të prirë nga presidenti Rexhep Mejdani, shefi i SHISH-it, Fatos Klosi dhe banditër të tjerë hoxhistë. 

Por, Raporti i Dick Marty përmban dy akuza bazë:

a) Trafikim organesh dhe 

b) Krime çnjerëzore.

Prokuroria, në pajtim me Gjykatë Speciale të Kosovës, me qendër në Hagë, e kanë hequr nga procesi akuzën për transplantim dhe trafikim organesh, të bërë në Raportin e Dick Marty. Por, në proces kanë mbetur akuzat për krime çnjerëzore, të cilat janë begatuar përgjatë hetimeve, të Prokurorëve amerikanë Williamson dhe Xhack Smith. Krimet e bollshme, të faktuara me kortezhe funerale politike, gjatë dhe pas luftës, në Shqipëri dhe Kosovë, janë pasqyruar, madje, besnikërisht, nga gazeta kombëtare "Bota Sot". 

Vrastarët e LPK-së, e akuzonin se "ajo paguhet nga Serbia, për përçarjen e shqiptarëve!" Dhe, gjetën Jeton Lleshin, nga fshatrat e Maqedonisë, me librezë të AAK-së, për të dërguar "dhuratë", me postë "bombën ruse", në Redaksinë e "Bota Sot". Dhe, vetëm rastësia e hapjes në anën e kundërtë të pakos, bombë-mbajtëse, i shpëtoi 12 redaktorët e gazetarët, përfshirë edhe çiftin simpatik e dinjitarë, Skënder dhe Elida Buçpapaj.

"Marshuesit" PAN-istë, me lakejtë e tyre, duan -Vota-, rrafsh Kosova!

Organizimin i sforcuar të "Marshit për Drejtësi", e ka pasqyruar, përkryeshëm, në një regjistrim zënor, analisti dhe veprimtari shoqëror, Rron Gjinovci. Pjesëmarrja në protestë, prej 12 mijë vetësh, u rrit, falsifikueeshëm, për 10 fish. Edhe qëllimi se kjo bëhej për ringjalljen e PDK-së, të hallakatur në grupe e klane, u shpërfaqë qartazi. Ishte një paraqitje e një proteste-maskaradë, me shumë falsifikime e gënjeshtra!

Panegjerizmi përlavdërues, zhveshja nga mashtrimi i zhurmshëm, se protesta është gjithë popullore, gjithë shqiptare, uniteti gjithë partiak, kulmoi me fjalën e kreut të PDK-së. Ishte një vetë-demantim i të gjithë asaj "zallamahie", sa të turpshme, aq edhe dëmshme dhe, thellësisht, armiqësore ndaj interesave të Kosovës. Sepse PAN-istët, krimet e individëve, ngulmojnë t`ia faturojnë UÇK-së!! Ishte shfaqje e përsëritur, pas asaj të dështakut Molliqaj, kundra Amerikës-mike, e cila është ideuse, hetuese dhe gjykuese të krimeve çnjerëzore, përmes Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. 

Pozita dhe LDK-ja, logjikshëm e dinjitetshëm, bojkotuan "Marshin" kundra amerikan. Zërat e çjerrë, tashmë të dalë boje dhe strukture, SHIK-as të infiltruar dhe shkatërrues të LDK-së, thirrën, falsifikueshëm, në partinë e Rugovës. Ata ëndrrojnë dhe punojnë për përsëritjen e koalicionit me PDK-në! Prerja e mençur, ndarja nga klani fatal i Isa Mustafës, në Kuvendin e 10-të, të kryetarit Lumir Abdixhiku, është mirëpritur dhe përshëndetur nga anëtarësia e gjerë e LDK-së. Dhe, kryetari i ri meriton përkrahje masive. Por, një risi habitore ka ndodhur me një vajzë luftarake, dikur mbrojtëse të Autonomisë, më 1989! Gjakun e martirëve të LDK-së, askush nuk është i autorizuar ta falë.

Zhurmimi i çoroditur i PAN-istëve, në përgaditjen e ethshme të protestës anti-amerikane, na ktheu në vitet 1997-98, kur LPK-ja thërriste, falsifikueshëm, "t`i lëmë ndasitë politike, të bashkohemi për Atdheun", ndërkohë që agjitonin e përçanin mërgimtarët kundër LDK-së, pikërisht, mbi baza partiake, për të vjelur votat dhe paratë, duke "i hedhur paratë në kapuç", të cilët i shpërdoruan, në mënyrën më hajnore dhe më kriminale, për pasurim vetjak! Për ta fshehur këtë hajni dhe grabitje zyrtare, ligjin për pasurim të paligshëm, duhet ta fillonin, të paktën, nga viti 1997. Por, me ndërhyrjen e qëllimshme të komandantëve milionierrë e kriminelë, e zhvendosën nga viti 2008! Të paktën, Gjeneral Hisen Berisha, kërkoi që llogaritja e pasurive të dyshimta individuale të zyrtarëve të lartë, të fillojë nga lufta e këtej.

Emërtesa "Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale", është lëndore

Në Kosovë janë kopjuar metodat komuniste, gjatë dhe pas luftës, për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me dhunë, eliminimin e kundërshtarëve politikë. Shqipëria e lidhur me sovjetikët rusë dhe jugosllavët, pa lidhje diplomatike me Amerikën dhe shtetet kryesore demokratike, vendosi një regjim tipik fashist. Me burgje, kampe internimi të përjetshme dhe plumba, në mes krimeve tjera, i ekzekutoi dhe i la pa varr edhe 6.000 intelektualë shqiptarë, të shkolluar, kryesisht, në Evropë. 

Disa "komandantë" kriminelë në Kosovë, para, gjatë dhe pas luftës, të instruktuar nga Sigurimsat e filosllavit Enver Hoxha, në pamundësi për të organizuar gjyqe, përdorën burgje të improvizuara gjatë luftës, për të dajakosur, maltretuar dhe terrorizuar, deri në vrasje, kundërshtarët politikë. Pas çlirimi, disa "komandantë", duke ekzekutuar djemtë dhe burrat e përzgjedhur atdhetarë të shquar, ushtarakë heroikë, gazetarë të guximshëm të luftës, veprimtarë të hershëm të LPK-së, ia ngrinë buzëqeshjen e lirisë, jo vetëm shqiptarëve të Kosovës, por edhe shqiptarëve të kudondodhur nëpër botë.

"Emërtesa Nddërmarrja e Përbashkët Kriminale", NPK, është lëndore, absolutisht e saktë. 

Dhe, kjo përbëhet nga:

1) Organizata ilegale kriminale SHIK;

2) Organizata legale kriminale "Shqiponjat e zeza";

3) G-2-shi, (diçka e ngjashme me OZNA jugosllave, Sigurimi sekret ushtarak);

4) "BIA", (një krijesë e sajuar, kinse, nga emra dëshmorësh, por BIA është edhe UDBA e tashme serbe!)

Pavarësisht emërtesave dalluese, qëllimshëm, për mjegullnajë, të gjitha burojnë nga një brum kriminal, që kanë kidnapuar, arrestuar, burgosur në ahure, shtalla bagëtish, të lidhur si qentë me zinxhirë, në kushte ekstrem të rënda, rrahje, maltretime, terrorizim e torturë, deri në vrasje. Janë dhjetra burgje rurale, të improvizuara. Janë dalluar për mizori çnjerëzore: Likoc, Kleçkë, Llapushnik, Cahan (Kukës), Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Rahovec, Jabllanicë (e Gjakovës) dhe gjetkë. Kujtoni pamjet makabre, si notojnë kufomat në Liqenin e Radoniçit! 

Dikush mundohet t`ua faturojë ushtrisë serbe? Por, ata, për t`i fshehur gjurmët e krimit, në disa raste, i kanë zhvarrosur kufomat, duke i marrë me vete. Edhe më kriminale është mohimi i ekzistencës të burgjeve-torturë, qoftë nga të akuzuarit, PAN-istët apo edhe lehaqenër të tjerë. Sepse ekzistojnë dukumente të mjaftushme, se në ato burgje janë mbyllur, qindra njerëz dhe shumë syrësh janë zhdukur përjetësisht.

ShP të UÇK-së të LPK-së, përkatësisht, të Rogner-it, si "Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale", vërtet, nuk e kanë udhëhequr luftën, sepse kanë qenë komandantë pa ushtarë, larg fronteve të luftës, prandaj nuk është vrarë asnjëri prej tyre. Por, kanë pasur bandat, rrast të organizuara, të gatshme për të kontrolluar e përndjekur dhe vrarë, anepërtej Kosovës, kundërshtarët politikë. Prokuroria ka hetuar dhe zbuluar, deri në detaje, herarkinë ushtarake. Shtabi ka armatosur dhe financuar zonat, nën-zonat e luftës në Kosovë, përmes Shtabeve zonale, përkatësisht, komandantëve, hierarkia ka zbritur deri ke ushtarët.

Në zinxhirin e Ndërmarrjes të Përbashkët Kriminale, llogaritën edhe ushtararët ekzekutorë. Ata janë rinorë, komandantët i shqetëson sekreti ekzekutues që mund të rrjedh, pasojat mund t`i bartin trashëgimtarët e komandantëve, kanuni ende nuk ësht varrosur. Prandaj janë vrarë, tinzisht, më se 300 ushtarë, si dëshmitarë të mundshëm. Dhe, përflitet se janë viktima të komandantëve të tyre! Shifra herë 100 dhe herë 200 është paushalle, fiktive, krejt e rrejshme. Numri i të vrarëve sillet në dy shifrat e mundshme, e para 1.830 dhe e dyta 1.920 kundërshtarë politikë dhe dëshmitarë të mundshëm, perspektivë.

Në "Marshin e Drejtësisë", përkatësisht, të Marshit të krimit dhe të poshtërsisë, pati shumë hipokrizi: "E besojmë Gjykatën Speciale në Hagë, por akuzat jo!" Realisht, Gjykatat në Hagë kurrë nuk kanë dhënë dënimet e duhura, meritore, në raport me krimet. Përkundrazi, me parimin se më mirë të lihën 99 kriminelë të lirë, se sa një i pafajshëm në burg, ka dhënë dënime të lehëta, simbolike, ose ka lënë qindra kriminelë të lirë. Shembull kemi Serbinë dhe Kosovën. Pak javë më parë, për një vrasje të një shokut të tyre, 5 (pesë) të rinj, u dënuan me burgim të përjetshëm dhe 3 (tre) të tjerë, pse ishin në dijeni të krimit, u dënuan me nga 15 burg vjetë secili. Krahasoni me krimet dhe dënimet në Kosovë dhe Shqipëri!

Shpifja, fyerja më e rëndë, vazhdonë t`u bëhet familjarëve të viktimave, sikur ata po bëjnë dëshmi të rreme!? Maskarenjtë që bëjnë shpifje dhe provokime të tilla të poshtra, bëhen pjesë e krimit. Nëse dikush nga shqiptarët, mund të akuzohet për bashkëpunëtorë të Serbisë, ata janë, pikërisht, komandantët shqiptarë, të cilët vranë ajkën e Shqiptarisë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat