Luli paralajmëroi Revolucion!

Opinione

Luli paralajmëroi Revolucion!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 25 maj 2023 Në ora: 10:16
Lulzim Basha

Pasi Berisha dështoi me Revolucionin e tij, u lajmërua Luli. Jam këtu, tha. U tërhoqa për të shikuar se çdo bënit pa mua. Rezultati po shihet. Revolucioni berishian dështoi.

Koha është për reformim. Politika u shndërrua në Big Brother dhe tallava. Rinia i bojkotoi zgjedhjet. Nuk kërkoi nga askush përgjegjësi dhe hakmarrje, por unë do ti përveshëm punës. Shqipëria mbi të gjitha.

Këtë e thotë edhe Rama me Rilindjen e tij, por zgjedhjet çdo 4 vite po i masakron, me furgona, me para të pista, me traktora, me patronazhista, me aktivista, me enverista, me socialista, e me çka jo tjetër.

Ne nëse duam ta kemi rininë dhe popullin pas, duhet të shkëputemi nga e kaluara. Nuk na duhen fjalë të bukura, po na duhet punë në çdo cep dhe lagje të Shqipërisë.

Nëse reformohemi dhe punojmë sinqerisht me njerëz të besuar, suksesi nuk do mungoi. Mjafton që votuesit mos ti bojkotojnë zgjedhjet. Kjo do të jetë arma më e fuqishme për ne.

Shqipërinë e duam pa drogë, pa banda vrasëse dhe pa kriminalitet. Këtë e thot edhe Rama dhe Rilindja e tij, po shihne se çfarë ka ndodhur me Shqipërinë e Gjergj Kastriotit, Shqipërinë e Ismal Qemalit, Shqipërinë e Isa Boletinit, Shqipërinë e Nënës Terezes.

Kosova më së shumti po i vuan pasojat e Rilindjes së Ramës. Ne në vend se ti dalim zot atdheut, po e trimërojmë Vuçiqin, të cilit New York Times ia zbuloi lidhjet e tij me bandat kriminele.

Shqipëria përpos që duhet ta kthej besimin e popullit të vetë, duhet ta fitoi besimin e Kosovës, Luginës, Maqedonisë Perëndimore, Plavës e Gucisë, Çamërisë, arbëreshëve të Italisë, arbëreshëve të Zarës, shqiptarëve të Turqisë, e mbarë diasporës.

Ky nuk është programi im i reformimit, po ky është vetëm një diskutim i lirë i imi me ju, sepse më keni munguar.

Më se një vit isha i izoluar. Nuk komunikoja me publikun, nuk komunikoja me mediat, nuk komunikoja me ish bashkëpunëtorët, nuk komunikoja me Ramën e as Rilindjen e tij, e jo se jo me Berishën e Metën.

Tash kur vendosa të kthehem, jam i çliruar nga barra e rëndë për përgjegjësinë time në PD. Pra u largova që të shikoja se si Berisha do tia rrëmbej pushtetin Ramës, me Revolucionin e tij.

Ishin bërë tok me Metën duke më akuzuar mua se unë isha vegël e Ramës. Pra e patë edhe vetë se si përfundouan.

U ktheva që PD ta rinovojmë, ta reformojmë dhe ta përgatitemi për garën që na pret.

Unë nuk frikësohem nga konkurrenca. Këtë e kam dëshmuar sa herë që e ka kërkuar interesi ynë i PD. Unë nuk ngjitem për karrige. Shqipëria është fati ynë.

Lidhjet e mia me Ramën janë përralla të fabrikuara. Nuk kam fare të bëjë me gjykatën e Strasburgut dhe me 13 milionët që qeveria duhet tia paguaj vjehrrit tim si dëmshpërblim.

Për këtë duhet të jeni të bindur se Rama nuk më ka në dorë. Unë dua që shqiptarëve vetëm tua kthej identitetin e humbur nga Rama.

Së shpejti me vulë do t´i kthehem kështjellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat